8

48 12 2
                                    

Sekondat,minutat,oret po kalonin.Perla ishte ulur mbi trotuar dhe priste.Asnje gje nuk po mund te zbulonte.Vetem qante sikur loti do ti zgjidhte gjithcka.Dale ngadale erdhi edhe erresira qe mbulonte tere qiellin.Ishte mbledhur si nje femije i vogel nga te ftohtit.Disa burra ndoshta te dehur sepse ecnin e flsinin kot i kaluan prane.Kur e pane ne fillim filluan te qeshin ndersa njeri prej tyre tha;

-Cfare ke ?

-kam humbur ne kete lagje.dua te shkoj ne shtepi.

-eja te ndihmoj une.

Perla e pa me vemendje.s'kishte rrugezgjidhje tjeter,pervecse ti besonte nje te dehuri.ai e mori vajzen dhe hyne ne rrugicen e erret me disa shtepi.ne fund te rrugices ai ndaloi dhe ja plasi se qeshures.Perla filloi te qaj me ngasherim.Ai e terhoqi prej krahu dhe Perla bertiti me te madhe.NJe drite shtepie u ndez,nga dera kryesore doli me te shpejte nje grua.Kur pa burrin dhe Perlen u habit dhe bertiti.

-ti je i marre,si mundesh ti?-tha ajo-kjo vajze te mbeti ty?cte beri ajo?

Perla vetem dridhej dhe qante,s'po kuptonte asgje.Gruaja i hodhi doren mbi sup dhe i tha:

-ej brenda xhan u be vone.

-jo duhet te shkoj.

-eja te lutem.

Perla u gjend ngushte dhe pas shume lutjesh pranoi.Sapo hyri ne shtepi ndjeu ngrohtesine e saj,sikur te ishte shtepia e Perles qe i mungonte shume ne ato momente.

-eja te te prezantoj femijet e mi.

Perla filloi te ndjehej mire.Buzeqeshi me ate buzeqeshjen e saj mahnitese.

-femije ju kam sjellur nje mysafire.

Ata dolen nga dhomat e tyre dhe joooo,ishte e pamundur gati nje enderr,nje tregim,nje film.Rastesia e trete tashme sapo kishte ardhur.Djali simpatik qendronte perball,i habitur,i shtangur,por me i bukur se kurre.Perles i ngriu buzeqeshja ne fytyrre.Pretendonte ta shikonte djalin vetem ne shkolle,por ardhja ne shtepine e tij per te ishte e pamundur,por tani qe po kthehej ne realitet e kuptonte se e gjithe pesha e trupit te saj qendronte mbi shtepine e tij si kurre me pare.

-pershendetje-tha ajo pa ia hequr syte djalit.

-pershendetje-tha vajza e zonjes.

Ndersa bjondi thjesht shikonte asgje me shume.Ajo uli syte se po vihej ne siklet nga veprimet e tij,kur me ne fund ai e kuptoi qe ajo u turperua tha:

-ckemi jam Keli dhe kjo ishte rastesia perfunditare e njohjes tone sepse tani besoj se erdhi momenti te prezantohesh dhe ti.

-P....Per-ai ngurronte ta thonte emrin e saj por me ne fund e tha;-Perla.

Ai qeshi sepse e kuptoi qe vetem ai emer do ti shkonte pershtat nje vajze si ajo.E bukur e mire,e qeshur,serioze mbi te gjitha e heshtur.

-eja vajze hyr brenda dhe na trego se cfare halli ke-tha zonja.

Perla i tregoi se ndodhi dicka e pakuptimte dhe nuk i vuri re ndalesat e urbanit.Kishte ore qe priste ne trotuar derisa nje burr qe i dukej i dehur i erdhi ne ndihme.Tha se nuk mund ta refuzonte ftesen aq te sjellshme dhe pranoi,por kur rruga mori tjeter drejtim bertiti dhe zonja doli jashte.

-tani-tha ajo ne fund-e vetmja gje qe dua eshte te kthehem ne shtepi.Babai do te nxehet shume me mua nqs nuk kthehem.Dua nje rruge per te shkuar patjeter.Ju lutem,ju lutem me ndihmoni.

Perla vazhdoi te qaj me ngasherim.Zonja e shtepise e qetesonte por me kot,Perla ishte teper e shqetesuar.Pas shume lotesh e lutjesh u vendos qe Perla naten ta kalonte aty.Ajo lagje ishte e rrezikshme,e panjohur per te dhe bente mire te priste urbanin e mengjesit ne oren gjashte dhe deri ne urban u caktua ta shoqeronte Keli.

Tingujt e Zemres Where stories live. Discover now