S

30 6 1
                                    

Male

Ne qoftëse do të ekzistonte dikush që do të mund te kuptonte dhe të ndiente gjithcka që ka të bëjë me një person... çdo ndryshim te vogël, çdo emocion thuajse inekzistent, çdo buzëqeshje që në sytë e të tjerëve do të ishte thuajse normale por që në fakt është fallco... atëherë sdo të ishte askush tjetër vecse nje shpirti të thyer. Një shpirt të cilit naiviteti i la plagë, dashuria e mallkoi, realiteti e gjunjëzoi dhe vetëm shpresa e mban gjallë. Të rrallë janë ata njerëz të tillë të cilët rezistojnë akoma me këtë cilësi. Por, akoma më të rrallë janë ata që akoma dinë të kthehen në karakterin e tyre pa u falsifikuar pas maskave te gëzuara dhe aq më pak janë ata që arrijnë të bëhen më të fortë. Ndoshta i vetmi shpëtim për këta persona është dikush qe di t'u falë c'është e nevojshme... gëzimin e dashurisë, besimin e miqësisë dhe virtytet e jetës. Sado qe themi se ka persona fallco... askush prej nesh nuk është fallco për të tjerët... thjesht bota ka aq shumë persona sa shumica nuk janë të duhurit. Një shpirt i thyer e di këtë, prandaj dhe toleranca i karakterizon të tillë persona dhe i bën më arsyetues në shumë mënyra... Thjesht u duhet një dorë e mirë ndihmë që të fitojnë vetbesim dhe të rikuperohen nga humbja e dhimbja e së shkuarës. U duhet një mik që tu japi një synim që e shkuara ua mori... dhe vetëm me kaq... do të shihni se sa ndikim do të kenë te ju. Unë e gjeta ilacin tim... Madje dhe më shumë😊. Mbase s'e harroj dot të shkuarën edhe me kaq... por... e di që tani dhe në vazhdim nuk do të bie pre e pendimeve.

-----------------------------

Clouded Thoughts - OPEN FOR SHARING YOUR STORIES ANONYMOUSLYWhere stories live. Discover now