Male
Besoj eshte eveshtire te kesh dashurine e jetes ne distance. Fundja si ja dilni te duheni aq shume edhe pse jeni milje larg?
Kjo eshte nje pyetje qe cdokush qe ka gjetur shokun/shoqen e jetes e ka vdekje qe tja bejne ose me sakt duket si pyetje paksa bezdisese per ta. Jo se eshte e gabuar per t'u bere, por ndoshta sepse duhet te mendosh para se te flasesh.
Dashuria, nese eshte vertet e tille, nuk njeh kufij miqte e mi! Nuk mundet kurre te ndjesh sikur po ftohesh me dike qe te ka falur boten, te ka premtuar gjithcka dhe me kryesorja i ka mbajtur ato premtime dhe vazhdon ta beje edhe pse mund te jete shume km larg jush.
Gjerat me kryesore qe duhet te kete nje lidhje, sidoqofte ajo, esht besnikeria dhe toleranca.Keto te dyja, ah sa rendesishme qe jane! Ju duken si terma klishe por qe ne fakt jane esenca e nje dashurie qe zgjat kurdo dhe kudo...
❁ Ne vend te kesh frike per te, besoje. Kur personat jane ne distance, kjo eshte PIKA ME KRYESORE! Jepi forcen, kurajon tende, qe ai/ajo te mos ndihet vetem dhe i/e pashprese.
❁ Ne vend t'i hakerrehesh, diskuto. Me thuaj nje person qe nuk ofendohet kur ti i ben si histerik/e pa u shpjeguar fillimisht se pse po sillesh keshtu. Ekziston komunikimi. Kjo eshte gjeja me minimale.
❁ Ne vend t'i thuash qe je xheloz/e, meso ti te kuptosh c'eshte toleranca. Nuk ka gje me te shpifur se reagimet kur partneri/ja jote komunikon me dike te gjinise se kundert dhe ti ne vend te dregosh miresjelljen tende -duke u prezantuar (nese nuk e njeh) apo duke kerkuar fillimisht falje qe po i nderpret (nese e njeh dhe ju duhet te beni dicka tjeter)- te sillesh ashper apo sikur personi ne fjale eshte prona jote. Ki dicka parasysh, te vetmen prone private qe ke, eshte vetja jote. Dhe nese pretendon te "blesh" nje prone tjeter, a nuk duhet fillimisht "te kujdesesh, ta kurosh" ne menyre qe ajo prone te te jape fryte (dashurine)?
❁ Ne vend ti numerosh minuset, te jesh i/e bindur qe po shfaq pasojat e moskokcarjes tende paralelisht. Vlereso dike per ate max qe po jep, dhe nese e shikon se mund te beje dicka me teper por qe ne moment calon, mundohu te veprosh si nje "doktor"; jo te tregosh se cfare diagnoze ke dhe pastaj ta sherosh, por pasi ta kesh sheruar mire, ti tregosh nga se po vuante. Thuaji. Jo. Etiketimeve.
It's all about partnership, loyalty, tolerance dhe mbi te gjitha... love. Love your partner and worship, appeciate, make plans for it to work out in any way possible. E di qe eshte me e lehte te thuhet dhe me e veshtire te kryhet, por mos harroni ⬆ dy gjerat me kryesore ⬆.
Ky mesazh eshte per te gjithe moshat, te rinj, te vjeter, por pse jo eshte per shoqerine qe mund te kesh me dike. Shpresoj ta shpendash sa me shpejt te jete e mundur.
-------------------
Faleminderit per kete mendim kaq te bukur. Nuk e prisja te vinte nga nje djale, por padyshim dihet qe nuk ka vetem shkrimtare apo lexuese femra ketu ne watt!
Ju pres me shume mesazhe te tjera ne inbox!!
YOU ARE READING
Clouded Thoughts - OPEN FOR SHARING YOUR STORIES ANONYMOUSLY
AcakJust clouded thoughts. Ato mendime qe nuk kane ikur nga mendja juaj dhe doni t'i shprehni diku. Requests: OPEN and FREE. Status: Anonymous