Nje krisme ,nje zgjim qe te na ndaje nga bota e imagjinates nga ajo e realiteti .
Na nevojitet te gjitheve .
Por se kemi menduar se bashkimi i dy boteve kaq ndryshe mund te sjelle fuqine me te madhe te ekzistences shpirterore te njeriut .
Sikurse bashkimi i nje engjelli me nje djalli .
Cdo gje merr kuptim kur ne mes ka shprese,durim dhe cfare ka me shume vlere ne jete Dashuri ...
Krisia ishte lenduar shume nga jeta.Ishte rritur para kohe, i ishte dashur te rritej para kohe .Nena i kishte vdekur qe kur ajo kishte qene femije i vogel, e kishte pare ate te ia vrisnin para syve te saje .Ajo kishte rritur te vellain Lersin ,kishte qendruar prane te atit Naimit dhe e kishte ndihmuar ate te ndalonte pijen .Te kalonte nje periudhe te keqe te jetes se tij dhe te merrte ne duar freret e jetes .
Gjate gjithe kesaj kohe ajo ishte rritur, ishte bere e forte, e shkathet, e zgjuar, kishte ne zemer dhe ne shpirt plot dashuri.
Mbi te gjitha ishte shnderruar ne nje femer shume te bukur ,me nje fytyre te imet, sy kafe ,buze te plota dhe floke bjonde te gjate me onde nga majat.E gjate ,lekure e bute, nje trup elegant.Ishte nje femer shume e bukur si jashte dhe brenda.
Por askush rralle e vinin re potencialin e saj.
Rralle njerez mund ta vinin re se ajo ishte e bukur jashte dhe brenda saj jetonte nje perandoreshe ne nje bote plot ngjyra,xixa,shkendija.Kishte plote drite.Nuk e dinte ende kush se brenda shpirtit te saj dhe ne zemren e saj ishte ngritur nje kala dhe ende pa kurorezim ajo e kishte vendosur mbretin e saj.
Banonte ne nje qytet te vogel por me fame ,nje qytet i njohur per trafiqe droge, shperndarje ,djem ganstera, femra te bukura, Burreli.
Qyteti i pallateve te shumta,tuneleve,lokaleve .Qyteti i zhurmes dhe qetesise .
Krisia po ecte duke shkuar per ne gjimnaz ishte ne vitin e 2 gjimnaz muaji dhjetor.Ndodhej ne gjimnazin 28-Nentori .
Rruges tek po ecte ishte me kufje ne vesh duke degjuar kengen e saj te preferuar te momentit '2po2-Cartel'.
Ndihej aq e dashuruar pas asaj kenge ne cdo note duke menduar per te ardhmen e saj prane njeriut te zemres.
Krisia kishte qe ne muajin Shkurt te po ketij viti 2018 qekurse ishte ne vitin e 1 kishte gjetur ne nje foto dashurine e jetes se saj .Ai ngjante aq shume me ate djaloshin qe ajo gjithe jeten kishte enderruar edhe pritur .Identik me ate qe gjithnje kishte enderruar madje dhe emri fillonte me po ate shkronje D .
Krisia kishte nje shpirt brenda qe e shfaqte nepermjet artit,lapsit te saj te zi .Mendonte se cdo gje e bukur duhej ti jepej jete ne nje flete te bardhe.
Qe nga ajo here e pare qe pa foton u fiksua te vizatonte ate foto dhe e beri .
Ajo merr guximin dhe ne nje ditelindje te perbashket te nje shoqes se tyre ajo ia dorezn ne dore .
Krisia pastaj kuptoi se ishte marrezisht e dashuruar me Devi Dragsan .
Nje nder djemte me te rrezikshem te qytetit, djaloshi i vogel i familjes Dragsan, nje familje me emer, pushtet ,i ati Mit'hatDragsani nje njeri nga i cili kishin frike shume familje kishte te emen nje grua zonje e quajtur Luljeta e cila qe e vogel ishte lindur e banuar ne Itali saqe me gjuhen shqipe nuk e fliste mire .
Te 2 prinderit qendronin ne Itali dhe i vellai i tij i njohur vec me nofken Padron emri i tij i vertete ishte Hulku nje mashkull rreth te 30 mjaft i rrezikshem dhe me emer.Ishte njesoj si emri dhe nofka e tij .
Djemte e familjes Dragsan kontrollonin rrjetet e droges dhe trafikut te femrave ne Burrel ne disa vende te Shqiperise dhe ne Itali, sefundmi duke i shtrire ne Gjermani.Me ate familje kurre, kush s'do kishte dashur te perzihej.
Askush .
Krisia keto mjaft mire i dinte dhe serish si interesonin ajo vetem donte ate ,jo ato qe kishte ,vec te ishte me te, ne krahet e tij ,do i jepte atij gjithe dashurine e saj, do e mbeshteste ate, do behej bashkepunetore, kudo ,kurdo ne cfardo, vec per ate me te.
Krisia e mendonte jeten me te sikur ajo te ishte 'plumbi' dhe ai 'pistoleta'.Perfeksion te dy pa njeri- tjetrin sdo benin.
Krisia ishte e gatshme te rrezikonte per te .
Ne kohen kur Devi kishte interes per te ajo mbante vec nje drejtim drejt .
Nuk dinte te sillej ndryshe .
Ajo ndiente aq shume per te sa ,sa here ulej e cohej emrin e tij thonte.Aq shume ndiente per Devin sa ajo qe i perseriste zemres se saj ishte se...
-"O me te jeta ose pa te vdekja"
Ai frika dhe shpetimi i saj,ajo nuk e llogariste ate as me varferine ,as pasurine ajo thjesht donte ate .Donte te njihte shpirtin e tij, te prekte aty ku kurre kush skishte guxuar, ta njihte ate bote, te ishte vec e saj .
Ajo e dashuronte ate dhe kishte momente kur donte te uleriste qe njerez degjoni...
-"Une e duaaaa cmendurisht Devi Dragsanin"- e pushtonte nje energji e tille, nje force tille ndjenje sikur i perkiste atij dhe sikur ai ishte me te.
Por jo ai nuk ishte ne dijeni te ndjenjave te Krisias ,kishte muaj qe ne sy nuk shiheshin e ajo i dashuronte syte e tij te plote jeshil, shihte boten ne ato sy ,i besonte ato.Ajo e dashuronte ate, trupin e gjate te mireformuar ne palester, floket e shkurtra te zeza, fytyra e holle ,syte jeshil ,vetullat e trasha ,buzet e mbushura .Dhe ai kishte ate hijen e eger ne fytyre ,si vrastar zemrash i pameshirshem ,ishte kaq i akullt por ne ato sy ,ajo mund ti lexonte ,betohej se mundej .Dhe me ate trupin e tij ,me ate te te ecur plot pushtet e vendosmeri me kaq karakter te forte ai ishte nje Dev ,nje djall.
Dhe ja tek ajo po afrohej prane gjimnazit heqen kufjet nga veshet dhe vendosen telefonin ne cante .
Ndihej bosh kur gjithe keto mendime e mundonin.
Sado donte te ishte e shoqeruar nga ai te kapur per dore te dy .
Te hynin nga kjo porte dhe te gjithe te drejtonin gishtin dhe te thonin .
-'Si ata do doja te isha.Nje histori si ata do doja te kisha '.
Por jo ,eshte realiteti ky .Ky realiteti qe shume zemra plagos.
Futet brenda gjimnazit pastaj brenda klases se saj .
Nje dite tjeter ku do kalonte gjashte ore e mbyllur aty nuk i pelqente por cte bente .
Po qendronte ne ate banke dhe ajo ende nuk e dinte se sa e afte ishte te ndryshonte fatet apo cfare i kishte servirur e ardhmja .
Ne kraharor e shtrengonte dicka ,zemra sot rrihte fort .
Ajo nuk e dinte se qe nga sot gjithcka do ndryshonte ...
Do niste nje kapitull per te,nje rryme Titanicu ...ajo do behej pjese e nje Karteli .
YOU ARE READING
Cartel
RomanceTi mund te jesh gjithkush ,gjithcka per aq kohe sa ti deshiron dhe ke vullnetin te jesh apo te behesh. Nese mendon se jeta mbaroi nisja nga fillimi.Kur shishja mbaron mbushe serish.Nese mendon se je ne 0 nisja cka pret ...merr nje laps ,nje flete te...