Ende nuk e kuptoj se si filloj e gjitha kjo... A ishte rastesi apo e qellimshme? Cdo gje ndodhi papritur... Por e gjitha kjo ndryshoi boten time, menyren time te te menduarit ne ate kohe, me beri me t...e pjekur, ndjenjat e mia ndryshuan, e gjithe qenia ime... Ehh sa shume qe po e zgjas, me mire po jua tregoj qe ta kuptoni vet se pse...
Une jam Xhulia Roberts... Jetoj ne Firenze... Ndersa kjo qe po ju tregoj eshte historia e adoleshences time...
Gjithcka fillon ketu:
Po qendroja ne dhomen time dhe telefoni filloi te binte.. Ishte nje telefonate anonime.. Nuk ishte hera e pare qe me telefononte, jo. Me kishte telefonuar edhe here te tjera por nuk i isha pergjigjur.. "Dreq, perseri ky" ,- mendova me vete... vendosa ti pergjigjeshha pasi vazhdonte te me acaronte me thirrjet e tij. E hapa dhe nje ze mashkulli mu pergjigj. Ishte djal i ri dukej.
-Alo! Pershendetje! ,- me tha.
-Ckemi! Me falni por a mund te me thoni se kush jeni ju pasi po me acaroni me telefonaten tuaj??
-Oh Zot! Me vjen shum keq per kete gje por une jam hmm . . . . .
-Kush?
-Dikush qe te njeh dhe dua te njihemi me shume.
-Epo, ti me njihke, mendoj se edhe une duhet te te njoh, pasi nuk eshte hera e pare qe me telefononi,- i thashe paksa e nervozuar.
I urreja telefonatat anonime, me acaronin nervat..
-Po ke te drejte,- u mendua pak pastaj shtoi,- une quhem Maksi. Thjesht Maksi. Besoj se mjafton tani per tani.
-Me mire se fare eshte.
Filloi te qeshte. "Ti quhesh Xhulia apo jo?",- me pyeti.
-Po Xhulia, Xhuli per miqte.
-Ke nje emer te mrekullueshem, ashtu si je edhe ti per mua.
-Ohh faleminderit! Je shume i sjellshem!,- i thashe dhe persa i perket fjalise se dyte bera gjasme sikur nuk e degjova.
-Asgje! Thjesht thashe mendimin tim..
-A mund te te bej nje pyetjev?
-Po, patjeter!
-A mund ta di se ku e ke gjetur numrin tim dhe pse i bie me privat??
-Kam kerkuar shume. Jam lodhur me te vertet shume per . .. . . . . .
Ne kete moment hyn mami ne dhome.
-Xhuli po te kerkon Laura.
-Tani dola mami.
Nderkohe qe mami po fliste une fika telefoni dhe e fsheha. Nuk doja te me shikonte qe po flisja ne telefon pasi do me kerkonte shum llogari dhe un e urrej kete gje. Me duket sikur me mbyt, sikur nuk arrij te marr fryme. Besoj se keshtu ndihet cdo adoleshent apo jo?
Dola nga dhoma ime qe te shikoja se cfare kishte nevoje Laura. Kisha nje buzeqeshje ne fytyre qe nuk me ikte. Ishte nga e folura ime me te ashtuquajturin Maks, qe nuk e di se pse por me aq sa fola me pelqeu.
-Ckemi bukuroshe!
-Xhuliiiiii, ckemi! ,- ishte marrezisht e lumtur dhe vetem nje person mund ta bente ashtu te lumtur, Nesti, dashuria e jetes se saj si e quante ajo.
-He cke?! Cma ke ate buzeqeshje vesh me vesh?
-Dua te vish te me marresh neser ne oren 10 dhe kur te kthehem nga e dalura te tregoj cdo gje.
-Ne rregull! Por me ke do dalesh?,- e pyeta.
Me hodhi nje veshtrim gjasme sikur nuk e dija pergjigjen.
-Joooooo....
-Eheeee....
-Aaaaaaa,- filluam te bertisnim nga gezimi. Ishim te lumtura, teper. Laura ishte pajtuar me Nestin pasi per ca kohe qene grindur se ai ishte nje xheloz i marre dhe nuk e lejonte te rrinte me vajzen e dajes pasi ishte e perdalur. Por kjo nuk kishte cte bente, nuk kishte ku ta conte. Ishte munduar ta shmangte por eshte e pamundur. E si mund ti fshihesh e ta largosh gjakun tend?
Me behej qejfi jashte mase qe ishin pajtuar perseri.
Kam me shume se 10 vjet qe jam shoqe me Lauren dhe e njoh dhe e kuptoj shume mire, me mire se askush tjeter. Ne jemi motra, keshtu e konsiderojme njera tjetren.
Laura kishte ikur tashme, ndersa une isha mbyllur perseri ne dhomen time duke degjuar muzike ne kompjuter. Nuk e di se pse por isha e fiksuar pas kenges se Pablo Alboran - Solamente tu. E degjoja pafund. Po shikoja telefonin. Po me kujtohej biseda me Maksin. Nuk me hiqej nga mendja zeri i tij. Madje as ai vete. Mendoja valle do me telefononte me? Me e keqja ishte se nuk e kisha as numrin e tij pasi i kishte rene me privat. Por si mundet nje njeri valle te mendoje per dike qe nuk e njeh?
YOU ARE READING
Nje adoleshenc ndryshe
RomanceHistoria e nje vajze. Qe nje telefonat anonime i ndryshon rrjellen e jetes