Pjesa 3

220 19 8
                                    

Fillova ti tregoja per Maksin dhe iu be qejfi. Me pas po bisedonim per gjera te tjera, degjonim muzike, te kercenim, kur filloi te me dridhej telefoni.
Ishte Maksiiiiii. Me ne fund me telefonoi. Karola u largua pasi do dilte p...er pazar dhe keshtu perfitova prej rastit dhe fola me Maksin. Keshtu ndodhte cdo dite me te.
I tregova Laures per Maksin dhe ajo u tregua me realiste duke me thene qe shumica e djemve tallen dhe kalojne kohen me femrat por mua nuk me mbushej mendja. Maksi me dukej nje djale i mire, shume madje. Laura po me degjonte teksa flisja aq mire per te dhe me nderpreu duke me thene:
-Xhuli, e hengre edhe ti.
-Cfare?!
-Ke rene ne dashuri me Maksin.
-Joo, kjo eshte e pamundur. Une as qe e kam takur ndonjehere, por e pranoj qe duket i mire, i sinqerte, i zgjuar dhe qe ka nje ze te mrekullueshem qe te heq trurin vertet. Laura filloi te qeshte.
-Pa degjoje njehere veten se si flet per te.
-Budallallaqe. E pranoj qe me pelqen por jo qe e dua.
-Ti nuk e do, por vdes pas tij.
-Jo nuk eshte e vertet.
-Po, po, po eshte.
-Joo.... Filluam te grindeshim dhe me pas te qeshnim me te madhe.
E di, nuk ka asgje me te mrekullueshme se te qeshesh keshtu me gjithe shpirt, me nje person qe e do dhe qe te do edhe ai ashtu. Ajo ishte motra ime. Ajo moter qe gjithmone enderroja dhe e doja aq shume. Keshtu kaloi i gjithe muaji gusht, duke ndenjur me Lauren dhe Karolen dhe duke qeshur me gjithe shpirt. Por ama edhe duke folur me Maksin cdo dite.
Erdhi shtatori. E urreja kete muaj pasi fillonte shkolla dhe isha mesuar me pushime, duke fjetur deri vone, duke kaluar kohe me dy shoqet e mia me te ngushta. Por tani duhet te pergatitesha per ne shkolle. Do te hyja ne gjimnaz. Hhh shume e veshtire per mua. Tashme do te shkoja ne nje bote te re, ne nje shkolle te re. Mendoja per cdo gje, per ambjentin, nxenesit e tjere, mesuesit.Valle si do te ishte kjo bote e re? Egzistonte vetem nje menyre e re per ta marre vesh. Diten e pare te shkolles ndihesha shume cuditshem.As vete nuk e di pse.

Nje adoleshenc ndrysheWhere stories live. Discover now