Nata

109 16 14
                                    

Gjithçka qe ke pare, qe ke perjetuar, qe ke imagjinuar po zhduket siç do zhduket kjo nate tjeter. E shikon qiellin plot yje qe te rrethon dhe çdo cep te kater mureve duke u perpjekur per te pare ndonje te çare, ndonje zgaver, ku mund te lesh aty çdo kujtim qe do ta ruash. E kur perseri nuk e gjen, kthen syte nga nata plote yje per te pare serish diçka diku tutje-tehu. Merr fryme thelle per te nxjerre jashte çdo vuajtje dhe perseri thithe prap vuajtje, te bukura e te domosdoshme. Kthen syte perseri nga kater muret, po hasesh me disa orendi te thjeshta, te nevojshme. Shkon te ulesh ne krevat, te dendur e te vdekur duke pare perseri nje mure, ose ndonje send tjeter aty rrotull. Perpiqesh qe te te zere gjumi dhe prape nuk arrin deri ne momentin qe trupi te thote ndalu. Aty vete ti i thua vetes "Naten e mire", teksa te kapllon erresira qe pret per driten e rrezeve te para te se nesermes se re.

Mendime te zbehtaWhere stories live. Discover now