Ftohte thoshin qe ishte perjashte. Qendroje vetem ne dhome. Nuk e ndjeje ate te ftohte aty. Perbrenda po digjeshe. Syte po te kllaposeshin, gjumi kerkonte te te merrte. Koka te digjte. Trupi te ishte mpire. Muskujt te dhimbnin. Ndjeje gjilpera therese te te shponin kudo. Mbyll syte e ndjen gjilperat. Me pas enderra te zbehta. S'ka as zhurme as kontekst mbas asaj. Ndjen, po nuk di se çfare. Hap syte. Asgje me nuk ndjen. Gjithe ndjesite jane zhdukur. Dhe prape te vjen gjume.