Ecen gjate gjithe kohes neper rrugica dhe shikon shume sy mbi ty. Çudi. Vazhdon te ecesh me koken drejt dhe me nje shikim perbuzes. E perseri ndjen dy pale sy te tjera t'i shtohen rradheve. Pulpat fillojne te te dhembin. Zhurma nuk ka me vetem erresire. Erresohet akoma me teper. Vazhdon te ecesh duke kthyer koken pas. Gjen nje shok, nje mik, nje bashkudhetar. E perseri e njejta situate te shfaqet. Largohet. Kthen koken perpara dhe shikon perseri rrugen per ku ishe nisur. Tashme çdo pjese e trupit te dhembe, bashke me mendimet qe te turbullohen. Po me pas, nuk e ndjen me dhimbjen. Qenka larguar me kohe. Nje iluzion i mendjes. Po a thua do ta ndjesh me ate dhimbje?