Gjumi

15 5 1
                                    

Ne nje krevat flejne te gjithe. Edhe ti te njejten gje ben. Ndonjehere ndihesh rehat, ndonjehere s'te ze gjumi. Rrotullohesh. Djersin. Lodhesh. Dhe perseri nuk mund te flesh gjume. Hap syte. Shikon rrotull. Dallon silueten e objekteve. Shikon hije dhe gjera te tjera. Mendon nese kane qene aty kur u shtrive. Shikon siper. Asgje nuk te duket e ndryshme. Kerkon diçka midis erresires. Se gjen. Çohesh dhe shkon te shikosh perjashte. Nje qetesi e bukur mbizoteron. Mbushesh me fryme dhe veshtron. Zhurme ka, por nuk do t'i kujtosh dot te nesermen. Kthehesh prap ne shtrat. Ndihesh me i qete. Syte te rendojne. Pulpat te dhembin. Krahet po te mpihen. Shume pak ajer po thithe ne mushkeri. Ndjen butesine e flokeve te shpupuritur dhe mbyll syte per t'i hapur prap te nesermen. Ose jo... Kush e di...

Mendime te zbehtaWhere stories live. Discover now