Enderra 1

23 10 5
                                    

Qendron diku larg nje godine. E vjeter, e rrenuar. Dhe aty brenda thone qe nuk ka asnje gje, vetem sende te pluhurosura. Askush nuk e kontrollon, askush nuk e deshiron. Perpiqesh te hapesh deren per t'u futur brenda. Brava nuk punon. Veshtire se e hap dot me force. E shtyn. Hapet me lehtesi. Çudi. Qendron ne hyrje me 7 korridore dhe nje pale shkalle qe te çojne poshte sa ku syri nuk sheh. Drejtohesh menjehere per poshte; Korridoret duken te bukura ne fund te tyre. Vazhdon te zbresesh poshte neper shkalle. Qetesi. Qetesi mali. Asgje nuk ndodh. Diku thelle shehe shkallen e fundit dhe me pas boshllek. Kemba nuk prek gje. Dora nuk ka fuqi te ngjitet; Kushedi sa kohe ke qe zbrisje. Me ne fund diçka te prek kemben. E ndjen deri ne kocke ftohtesine. Ishte nje dore njeriu. Nga siper ndjen diçka tjeter. Ngrohtesi e lehte sa per pak te shpetoi nga shqisa e ndijimit. Ishte nje dore e çuditshme. Te dyja terheqin njesoj. Ke do marresh? Menjehere zgjohesh...

* Stelaa1111 vetem fillimi. KlewVenus tani afer mos u shqeteso. Elkeda faleminderit per gjithçka.*

Mendime te zbehtaWhere stories live. Discover now