Shikon detin sesi te rrethon. Eshte i qete. Ndjen nje fllad te ngrohte qe te fryne nder shpatulla dhe nen ije. Te pelqen. Shikon njerezit e tjere sesi perpiqen te pluskojne ne ceketire. Kane frike prej detit. Nuk duan te shkojne me thelle sesa syri i tyre arrin te shikoje kembet e tyre. E çuditshme. Ti vendos syzet e ujit dhe zhytesh. Te duket ngrohte. Vazhdon te notosh sa nuk ke me fryme. Vazhdon e noton edhe per disa momente te tjera e me pas ndalon. Bregu eshte larg, por shume afer per ty. I dallon fytyrat e njerezve te shqetesuar sesi te shikojne aq larg prej tyre. Ndalon se notuari. Ndihesh i qete. Te pelqen. E me pas , zhytesh poshte duke pare here fundin e here siperfaqen e detit. Qendron midis tyre. Provon te prekesh fundin. E arrin. Qendron perseri midis tyre. A thua do mund te qendrosh ashtu pergjithmon? E pavarsisht kesaj, te pelqen ky qendrim i ketille.