Ora 4 e mengjesit:
Une isha akoma duke u menduar ,duke u menduar per vajzen qe doja. Dhe nuk ishte dashuri me shikim te pare. As nuk ia pash fytyren,por ndjeva dicka kur e pashe nje dite para matures.Dustin zgjohet dhe si i pergjumur vjen te dhoma ime .
- Anxhelo,sa piva?-tha sa hyri ne dhome.
- Jo shume,po ate birren e 5-te nuk duhet ta kishe pire.
-Ti pse je zgjuar?-tha ai.-Po mendohem,-thashe une.
-Kush eshte fatlumja?-tha ai.
- Nga e di se po mendoj per nje vajze?Ah,po edhe ti je i dashuruar apo jo? Madje Ajsi e mori vesh kur ishim ne makine.-Pse nuk me ndalove,cfare tha,me siguri me futi nje shpulle,pse nuk mbaj mend asgje??-tha ai dhe me pas e kuptoi se po beja shaka.
-Je shume i keq, une po vuaj ketu-tha Dustin.
-Thuaja dhe mbaroi ,-thashe une,-do te te them nje gje por nuk do merzitesh.
-Ajo dashuron dike tjeter apo jo? -tha Dustin.-Korigjim,ajo dashuron dike,mund te jesh edhe ti,-thashe une per t'i dhene kurajo.
-Kur u bere ekspert i dashurise ti?-tha Dustin.
-Kam 2 dite ,-thashe une,- o Dust ajo eshte si mrekulli.
-Paske rene brenda keq fare ,-tha ai,-kur e njohe?
- Ne fakt vetem e pashe,dhe nuk i pashe fytyren.-Hmmm..as dashuri me shikim te pare nuk quhet,pra nuk i di as emrin apo jo? Si do ia besh per ta gjetur?
-Nese ajo eshte vajza e duhur,do e shoh prap jam i sigurt per kete.
-Une them te flem pak,te na vijne ne endrra te pakten,-tha Dustin duke ferkuar syte,nderkohe qe une i hodha nje shikim -kam kercyer gjithe naten,mos harro do dalim ne oren 2 me Ajsin .
-Nuk harroj,sikur te shkonit ju te dy,rrinit edhe me shume vetem?-thashe une ,nuk kisha deshire te shkoja me ta ,mendjen e kisha diku tjeter.
-Jo,vella je i detyruar,ti e di qe Ajsi eshte shefja ne kete mes,pastaj kemi per te folur per dashurine tende.
-Shiko dashurine tende njehere,-thashe une,-duhet t'ia thuash sa me shpejt,ndoshta...nejse,ik fli ,do vij me ju.
-Edhe ti e di se ajo do dike tjeter apo jo?
-Une nuk thashe ate,dua te mos lendohesh me vone,prandaj thuaja,nese nuk te do ajo,jeta vazhdon...-Ne oren 1 te jesh zgjuar...
-Ok,ik tani.Gjumi veshtire qe te me zinte,as nuk perqendrohesha ne dicka tjeter,mendja me qendronte te vajza e trenit,ajo vajze misterioze qe me beri te bija madje te bija ne thellesite me te medha per te mos dale me kurre nga aty.
Fjeta vetem 3 ore,dhe erdhi te me zgjonte Ajsi me Dustin.
-Duhet te shkojme tani,eja !!!Misterio,kemi shume per te folur eja,-tha Ajsi.
-A mund te fle edhe 5 minuta,vetem 3 ore kam fjetur,-thashe i pergjumur.
-A te thashe qe do dalim me Ajsin sot o gjumash,te thashe te flije shpejt,-tha Dustin.
-Pfff,ne rregull shkoni ne sallon ju nderkohe qe une po vishem.
-Ajsi,ku do na cosh?-thashe une.
-Ne ferr ,them te shkojme ndonjehere andej nga origjina,ta kam thene une ndonjehere se ku do te shkojme ,qe te ta them tani? Jo,mos pyet.
-Si urdheroni komandante,jemi nen urdhrat tuaja,-tha Dustin.
-Faleminderit per mirkuptimin sklleverit e mi,-tha dhe doli nga dhoma.Dustin shkoi pas saj.
U vesha dhe shkova ne kuzhine, nuk me lane te haja as edhe nje biskote.
-Anxhelo as mos u mundo te hapesh frigoriferin,do ikim,u beme vone,-tha Ajsi .
-As nje biskote me cokollate?-thashe une me ze pergjeruese.
-Merr pakon me vete,-tha Ajsi,-nuk do ikim me makine,qe ta dish.
-Mos me thuaj qe do ikim me tren,-thashe une dhe Ajsi buzeqeshi, dhe une e perqafova.
-Cfare ka kaq emocionuese treni?-tha Dustin dhe une e leshova.
-Tani,ky djali ketu ,-tha Ajsi,-ka rene ne dashuri...
-E di,-tha Dustin ,-edhe...c'lidhje ka kjo me trenin?
-Atje e pashe vajzen Dust,-thashe une.
-Aaaa,okay atehere po kryejme nje operacion kerkimi?-tha Dustin.
-Sic,do kerkojme edhe dashurine e mistershme tenden,-tha Ajsi,-nisemi tani,mos harro pakon e biskotave .
Dolem jashte,babi i Ajsit ishte duke u kujdesur per lulet,ishin te shtrenjtat e tij, ne kohen e tij te lire mund ta gjeje ne dy vende: ose ne kopsht duke mbjelle lule/kujdesur per to,ose duke lexuar ne dhomen e ndenjes.
-Anxhelo,Dustin,princeshe ku po shkoni?- tha ai sapo ne iu afruam per ta pershendetur.
- Do udhetojme me tren,ti e di se ne ate bejme qe te vegjel,-tha Ajsi duke e puthur te atin ne faqe.
-Shkoni,nese keni nevoje per dicka ,me telefononi,Anxhelo ,babi ne shtepi eshte?Do doja te luanim nje loje shah-tha ai duke e lene lopaten e vogel ne toke.
-Po merret me nje dosje nga ato te punes,-thashe une dhe i buzeqesha,-ne po ikim,shah te mbare!
-Kini kujdes mos perfundoni ne stacionin e gabuar,-tha babai i Ajsit dhe duke qeshur.
Ne u larguam,stacioni i trenit nuk ishte shume larg nga shtepia jone,disa shtepi me posht rruges ne forme T-je.
Hipem ne tren dhe u ulem atje ku uleshim gjithmonë,ne fund te trenit.
Askush nuk kishte aq nerva qe te shkonte deri atje per t'u ulur, prandaj shumicen e rasteve e gjenim bosh ate vend dhe uleshim.
-Sheh ate vendin bosh?-tha Ajsi duke iu drejtuar Dustinit,dhe duke i hedhur syte ne dy sendilje me posht prane dritares-pardje atje ishte ulur kunata jone e ardhshme.
-Ndoshta ne nuk do ta shohim dhe takojme dot kurre,-tha Dustin.
-Dust te thashe,-iu drejtova atij,-nese fati do ne do te takohemi perseri.
-Ne do e shkruajme vete kete fat ,-tha Ajsi,-une e di se ajo do te ulet perseri aty.
-Mund te ma tregoi dikush historine nga fillimi?-tha Dustini,-sepse nuk po kuptoj gje...
-Me kenaqesine me te madhe,-tha Ajsi.
YOU ARE READING
Fly With Me(Shqip) ✅
RomanceIf stars were words I'd write you the whole galaxy... Anxhelo bie ne dashuri me nje vajze ne tren pa ia pare fytyren dhe vihet ne kerkim te saj. Po sikur zemra e Anxhelos te perfundoi ne stacionin e gabuar? Mjafton te takosh dike dhe jeta jote mund...