-Pardje u kthyem nga palestra, ishte ora 2:30 ,u ulem pikerisht ketu ku jemi ulur tani. Disa stacione me posht se c'jemi tani Anxhelo ve re nje vajze ulur atje ku te thashe une pak me pare.
"Ajs,shiko pak"- me tha dhe une hodha shikim drejt e atje ku tha ...
"Eshte thjesht nje vajze,mos u emociono aq shume"- tha Ajsi"Ajo nuk eshte nje vajze ,ajo eshte nje mrekulli,shiko se si eshte ndryshe nga te tjerat, arrij ta ndjej sa e pashe e ndjeva." -thashe une sikur te kishte ndodhur perseri.
Vajza ishte duke shkruar apo vizatuar dicka ne nje bllok,ashtu dukej nga ketu,-vazhdoi perseri Ajsi.
Kur papritur,vajza shkruan dicka mbajtesen e ndenjeses nga ana e xhamit.
E pame se cfare shkruhej atje pasi ajo zbriti,-tha Ajsi.-"İ love you to infinity and beyond"-thashe une ,qe mezi po e prisja kete cast.
-Ajo zbriti prane pyllit me pisha,-thashe une .
-Po me duket vetja si hetues ,-tha Dustin
-Ne keto momente duhet te behemi ,-tha Ajsi.-Duhet te kisha marre lupen,-tha Dustin.
Qeshem te tre.
-Nese ky hetim del me sukses,do hetojme edhe dashurite tuaja,-thashe une.
-Kur thua me tuajat? Ajsi,mos me thuaj qe ke rene edhe ti,ty nuk te pelqejne keto gjera,-tha Dustin
-Epo do biem edhe ne,apo nuk na lejohet?-tha Ajsi.
-Nese ai eshte djale i mire,te lejohet,nese jo e rrahim ne,dy grushta e kemi.
-Nuk besoj se e rreh dot,-tha Ajsi,-ai ka me shume muskuj se sa tru,ne fakt te ngjan ty.Bingooo,nese Dustin nuk e ka kuptuar tani,nuk do e kuptoi kurre se duhet t'ia thote. Ajsi per pak po ia thote vete.
Nuk mendoja se ne djemte ishim kaq budallenj kur vinte puna per dashurine.
-Ora 2:27 ,besoj se ajo duhet te jete ketu tani,-tha Ajsi.
-Ndoshta ne te njejtin tren,por jo ne te njejtin vend-tha Dustin.-Ka filluar te punon truri,me ne fund ,-tha Ajsi,-njerezve dashuria ua merr trute ,ndersa ty ti sjell.
-Varet,nese te ka marr mendjen apo zemren ai njeri,-tha Dustin.
-Shiko, Dustin,do doja te isha ne vend te asaj vajze,nuk gjen shume djem si ti keto kohe,-tha Ajsi.
-Vetem si Dustin?-thashe une.
-Edhe si ty misterio,edhe si ty,jam me fat qe iu kam shoket e mi,-tha Ajsi.
-Edhe ne qe te kemi ty,-tha Dustin,-Ajsi, une ne fakt ...
"Do ia thote" -mendova.
Por,e njejta sendilje u zu nga nje vajze qe ngjasonte shume me te.
-Une po iki,-thashe .
-Ku?-tha Dustin.-Te zbuloj misterin,-thashe une dhe duke u kapur pas shufrave dhe sendiljeve.
Pashe vajzen dhe iu drejtova:
- Me falni,dini gje pse eshte shkruar ajo thenia ne mbeshtetesen ku keni vendosur doren?- Jo ,-tha ajo. Nuk ishte ajo qe une mendoja se ishte. Ktheva koken nga Ajsi dhe Dustini qe ishin ne fund te trenit. Tunda koken si per te treguar se nuk ishte ajo.
İ buzeqesha vajzes dhe u ktheva ne vendin tim.
-Nese do ishte ajo , do e kishe ndjere perseri,-tha Ajsi.
-Po i afrohemi pyllit me pisha,-thashe une,-zbresim ,duhet ta gjejme.
- Dustin ti do te me thoje dicka apo jo?-tha Ajsi.
-Nuk eshte shume e rendesishme,ta them me vone,-ia ktheu Dustin.
Zbritem nga treni. Dukej qe ishte perfekte,nje shtepi prane natyres ,qetesi kudo. Por ndoshta atje nuk ishte as shtepia e saj apo jo?
Pylli me pisha nuk shquhej te kishte ndonje fshat , prandaj menduam se do te kishte pak shtepi dhe se do te gjenim lehte. Gjithmonë ne mendjen time ishte fjalia"nese aty kishte shtepine"
U sorrollatem neper pyll ,mirepo asgje,asnje shtepi,asnje kemb njeriu.
-Nese ketu nuk jeton askush ,pse ajo zbriti ketu?-tha Ajsi.
-Nuk ia kam iden me te vogel ,por ajo ngjan e cuditshme,-tha Dustin.
-Ajo eshte unike,jo e cuditshme,-thashe une.
-Ajo mesa duket do te rri vetem ,i pelqen natyra,te shkruaj ose te vizatoje dhe... Eshte shume e zgjuar.
-Nga e kuptove qe eshte e zgjuar?-tha Dustin.
-Sepse ajo le shenja,nese ajo ka lene shenje ne tren, te njejten gje ka bere edhe ketu,nese ka qene ketu,ka lene nje shenje,-ia priti Ajsi.
-Sa mendjeprehte!E pse duhet te lere shenja? Po ku mund ta kete lene nje shenje ketu ka me mijera peme,-tha Dustin.
-Nuk e kam iden pse mund te kete lene shenje,por jam e sigurt qe ka lene nje shenje ketu,-tha Ajsi.
-Me gjeni pemen me te vecante, atje e ka lene,-thashe une.
Me dukej sikur e njihja ate,sikur e njihja prej vitesh. Kur ne te vertete as nuk i kisha pare fytyren.
Eshte e cuditshme apo jo? Te kerkosh cdo peme per nje shenje,qe nuk e di as cfare shenje eshte,apo ne cilen peme eshte,per te gjetur nje person qe as nuk e njeh...por e ndjen.
-Dustin,ti shko me Ajsin,une po shkoj vetem,-thashe une.
-A nuk eshte me mire te mos ndahemi ,jane shume peme ketu dhe jane te njejta,-tha Ajsi.
-Nuk humbet mos ki merak,ky eshte nje pyll ne mbrojtje,as gjuetare nuk ka,me beso ne duart e Dustinit je ne rregull,-thashe duke besuar shume te fjalet e mia.
-E di,ky ka me shume muskuj se sa tru.Atehere cfare po kerkojme konkretisht?-tha Ajsi.
-Uff,sa pyetje ben o Ajs,do e gjejme dhe do e marrim vesh,eja ikim,-tha Dustin.
-Per nje ore takohemi te dalja,nese nuk e gjejme do vijm perseri neser,nuk do dorezohemi okay?,-tha Ajsi,-une e di qe do ia vleje ne fund e gjitha kjo.
Ora ishte 15:30Dhe ikem ne drejtime te ndryshme ,ishte vape , por pemet e larta ma lehtesuan kete. İshin aq te larta sa dielli nuk arrinte tek une.
Shpresoja qe te gjeja jo vetem pemen , por edhe vajzen. Do ishte mrekulli sikur ta takoja aty,atehere ne ishim vertete gjysmat e paplotesuara te njeri-tjetrit.
Ora kishte shkuar 15:58 ,akoma isha duke u sorrollatur neper peme .
Derisa pashe dicka,e vecuar nga pemet e tjera, ne qender ishte nje peme. Nje peme jo e zakonshme.
Nuk kishte te njejten gjethe me pemet e tjera,dukej qe ishte aty rastesisht.
Vrapova drejt asaj peme dhe u solla rreth saj per te pare per ndonje shenje.
Por ,asgje. Mendova te hipja ne ate peme per te pare pyllin, ndoshta do shihja dicka .
E lashe gjithcka kisha me vete ne fund te pemes dhe u mundova te ngjitesha.
Heren e pare isha nje katastrofe e vertete,ndersa heren e dyte ,mos mendoni se u permiresova,isha akoma me keq.
Ndersa heren e trete,e heren e treta sapo mendova se po ia dilja rashe. Asnje gjymtyre e thyer mos u shqetesoni.
Ne fund te fundit ,ia arrita te ngjitesha heren e 15-te. Rregulli eshte te mos dorezohesh.
Kur arrita te dega qe doja u mahnita nga pamja. Me ne fund disa rreze dielli.
Dhe ja ku ishte,ajo...ajo qe po kerkonim.
YOU ARE READING
Fly With Me(Shqip) ✅
RomanceIf stars were words I'd write you the whole galaxy... Anxhelo bie ne dashuri me nje vajze ne tren pa ia pare fytyren dhe vihet ne kerkim te saj. Po sikur zemra e Anxhelos te perfundoi ne stacionin e gabuar? Mjafton te takosh dike dhe jeta jote mund...