1.Soulmates will always stay

975 28 33
                                    

E kush do ta mendonte se jeta e saj do te varej nga buzeqeshja e dikujt tjeter?

Ajo ishte e vetmuar,e heshtur me te gjithe. Te pakten ata qe e njihnin ashtu flisnin per te .

Te tjeret mendonin se ishte shume gazmore,e qeshur.

Nuk mund ta njohesh dike nga fjalet qe thone te tjeret per te.

Sepse cdo person ka shume ane ,anen e erret,anen e perendimit dhe lindjes se diellit. Anen e vertete te saj nuk e dinte askush.

Mesa kisha degjuar ,lexonte shume dhe shetiste shume . Familja e saj ishte mbrojtja e saj me e madhe,ishin engjejt mbrojtes te saj.

Kaq mesova kur pyeta per te ,asgje me shume asgje me pak dhe emrin,quhej Xhoi.

Qe kur e pashe per here te pare e dija se ajo nuk ishte si te gjithe.

E dija se ajo ishte gjysma ime dhe se "soulmates will always stay"mori kuptim kur zemra ime dhe e saj u plotesuan.
_____________•°•____________

- Anxhelo,cohu!- tha Ajsi,ishte ora 4 e pasdites dhe une kisha qendruar gjithe naten zgjuar per nje arsye te forte,me nevojitej pak gjume-cfare gjumi qe ke dhe ti,cohuu!

İsha duke fjetur, ishte matura.İ urrej festat, por isha i detyruar te shkoja kete here.

- Pse do ta zgjosh Anxhelon kot,-thashe une,- jam shpirti i tij,per momentin ndodhet ne ferr .
- Anxhelo,cohu,je vone ke per te bere dush,do vishesh,-tha Ajsi.

Ajsi eshte shoqja ime e ngushte,le te themi se ne jemi shume te kundert.

Ne jemi vetem shoke,eshte dicka e bukur te kesh nje shoqe si ajo,por eshte edhe torture.

-Une dushin dhe veshjen e bej per 10 minuta ,-i thashe,-ti shiko se ke per te bere make up.

-Ti e di Anxhelo,une nuk bej make up kurre!
-As sot nuk do besh?  Beje te pakten meqe je shoqeruesja ime,do me prishje reputacionin,- i thashe dhe qesha.

- Reputacion??-tha dhe qeshi edhe ajo.

İsha ne kohe,u bera gati ne kohe, ashtu sic u be gati edhe Ajsi. Ajo jeton siper nesh. Jemi shoke qe te vegjel.

U ngjita siper ne katin e 3-te dhe trokita ne deren e Ajsit.

U shokova nga ajo qe pashe,ajo ishte veshur si une. Me nje kostum,por qe i shkonte shume...

- Pra,ti je shoqeruesi im?-thashe duke qeshur.

- Po shoqerues, fatmirekeqsisht,-tha ajo,- ke ngecur me mua,fati eshte mizor.

-Je bere shume e bukur zonjushe,-thashe une dhe i buzeqesha.
-Nuk mund te them te njejten gje per ju zoteri,ju dukeni shume...-tha ajo  duke bere sikur nuk po gjente nje fjale ,-shume me i pashem se une,gjithe vemendja do jete te ju...

Ja pse ne ishim miq, qeshnim,ngacmonim njeri-tjetrin, shpeshhere edhe flirtonim ,ishim nje dyshe shume e mire.

Festa shkoi shume mire,une nuk kerceva shume sepse Ajsi kerceu sa per gjithe sallen.

Ndihej e lirshme veshur me ate kostum ,nderkohe qe vajzat e tjera kishin veshur nje fustan shume te ngushte ose shume te gjate,asnje nuk dukej perfekte aq sa Ajsi.

Atmosfera nuk ra asnjehere,kenget ishin here te lehta dhe here shume kokecarese. Nderkohe qe Ajsi kercente ne piste,une bashke me Stelen po bisedonim.

-Pra,do vazhdosh per drejtesi?-i thashe une asaj,kisha degjuar se do te vazhdonte per drejtesi.

- Po,ti e di qe gjithmone e kam pelqyer krimin dhe drejtesine,-tha ajo me zerin e saj shume te sigurt.

- Alexi ku eshte,-thashe une,-nuk erdhe me te ketu?

Fly With Me(Shqip) ✅Where stories live. Discover now