"Hey, edhe demonet mund te dashurojne, e di?" - Xiumin
KAPITULLI TWENTY ONE
"Je e sigurt që nuk dëshiron të zbresësh?" Baekhyun më pyeti edhe një herë para se të dilte nga dhoma ime. Unë tunda kokën ne shenje mohimi si përgjigje, aktualisht isha përballë murit kështu që nuk mund të them se cila ishte shprehia e tij e fytyrës kur pa pergjigjen time.
Ishtë tashmë hera e tretë sot që kur ai po më kontrollonte. Ka qenë si rutinë kohët e fundit pasi as që nuk mundohesha të largohesha nga dhoma ime që javën e kaluar. Ndihesha e vdekur, sikur të isha tashmë pa shpirt. Pasi pashë se çfarë Sehun u bëri atyre studentëve... Kam frikë të shkoj shumë pranë tij ose vëllezërve të tij, edhe me teper me shtohet kjo frike nese i shoh ata.
Mësova se nuk duhet t'u besoja atyre. Ashtu sic më tha Baekhyun atëherë, 'pa marrë parasysh se sa njerëzor sillem, nuk duhet të më besosh plotësisht' . Megjithëse isha në gjendje të jepja të paktën një sasi të vogël besimi për Baekhyun të paktën. Unë isha në gjendje t'i besoja atij pasi edhe ai u lëndua keq nga Sehun. Ai është gjithmonë i shqetësuar, por nuk mund ta fajësoj atë për këtë. Jam mbyllur brenda këtë dhomë që javën e kaluar dhe vështirë se mund te flas me të. Sa herë që ai vjen këtu, gjithmonë do të shmang kontaktin me sy dhe do të ngul sytë drejt asgjese.
Unë e vlerësoj durimin e tij, ta mendosh qe nuk ka hezituar te flase me mua gjatë javës së kaluar vetëm për t'u siguruar që jam mirë. Mora telekomandën dhe e ndeza televizorin, Baekhyun tha se mund ta përdorja per te pare të paktën pak argëtim këtu kështu që ai e zhvendosi televizorin nga dhoma e tij e gjumit per te ma sjelle.
"Rasti i vrasjes së disa studentëve nga një universitet mbetet akoma një mister. Sipas hetuesve, shkaqet e vdekjes ishin- "
Menjëherë e fika dhe u mbulova me jorganin tim të kuq. Duhet shumë për ta harruar atë. E vendosa fytyrën në jastëk, ndërsa përpiqesha të largohja skena e tmerrshme që vinin vetetimthi në mendjen time. Vazhdoja të uroja e e mallkoja çdo herë se ky është vetëm një makth vërtet i keq por unë duhej të përballesha me faktin se ky është realiteti. Ajo gje ndodhi pra syve te mi.
Po jetoj me dymbëdhjetë gjysmë-demonë, njëmbëdhjetë kanë kontrollin e vetvetes dhe njëri qe është jashtëzakonisht i rrezikshem, xhaxhai i tyre demon po i ndjek të gjithë dhe ai po punon me njerkun tim. Në fillim, mendoja asgjë nuk mund të shkonte me keq se kaq, por thjesht do të dalë se unë jam naive. Kjo gjendje ende mund të përkeqësohet.
Unë u përpoqa të bëja një sy gjumë, por shikoja vetem gjak sa herë që i mbyllja sytë. Mund ta kujtoj Sethin, Aprilin dhe të tjerët. Do të doja të isha une ajo që u vra dhe jo ata.Degjova një trokitje në derë. "Paige, jam unë" dëgjova zërin e Baekhyun. "A mund të futem brenda?" ai pyeti. Unë leviza pak në shtratin tim që do të thotshe qe po. Kur e dëgjoi, ai hyri brenda. Atij iu shfaq një buzëqeshje kur sytë tanë u takuan.
Ai erdhi pranë meje dhe u ul buzë shtratit tim. U nrita dhe shikova tek ai në hutim. Ai zakonisht ulet në divan. "Po largohemi sot, por duhet të vish me ne"filloi ai.E shikova dhe menjëherë tunda kokën qe jo. Nuk mund te largohem sidomos jo në këtë kohë. "Paige, është e rëndësishme. Mos harro kur Suho tha se do ta takosh babanë? Ja erdhi dita, duhet ta takosh sot "ai ngadalë tha.
Sytë e mi u hapen me inat dhe tunda kokën edhe një herë. "Nuk mundem" as nuk e kisha vene re sa te tharë e kisha fytin. Nukuk kam folur pothuajse fare javën e kaluar As nuk kam ngrënë si duhet."Duhet te vish Paige. Ai mund të na ndihmojë, nuk mund te te lëmë vetëm këtu Paige" Baekhyun vazhdonte te me shpjegonte me qetësi.
YOU ARE READING
TWO FACED (Albanian Translation)
FanfictionPaige Dee ishte e detyruar te zhvendosej ne nje shtepi krejt tjeter nga e meparshmja. Atje ajo njohu 12 djem te mistershem te cilet ishin vellezer. Ajo nuk ishte ngrohtesisht e mire mikrpitur dhe per me teper ajo e kishte te ndaluar te qendronte afe...