N I N E

244 18 2
                                    

"Nuk dua te te shoh kaq te lenduar"- Sehun

Kapitulli NINE

U be pothuajse nje jave qekur u takova me xhaxhain e tyre. Asgje e keqe nuk ka ndodhur qe atehere. Fale zotit. Po mundohesha vertet te isha e kujdesshme me cdo gje qe beja. Djemte e tjere ishin vertet te habitur qe une isha munduar te mos beja ndonje budallallek per nje jave te tere. Jam thuajse krenare per kete rekord, sinqerisht. Edhe pse mendoj se nje arsye tjeter qe nuk ka ndodhur ndonje gje e keqe eshte sepse Sehun ka filluar te me shmanget.

Nuk e di, ndoshta eshte imagjinata ime, por ai nuk me ka folur fare ne keto 7 dite. Vetem kemi pare njeri-tjetrin gjate orarit te drekes ose kur jemi ne klase. Nuk vrapova asnjehere per te ne vile. Eshte thjesht nje gjendje e zakonshme kur une mund te kap ate duke me veshtruar dhe sa here ndodh kjo ai shpejt e hedh shikimin diku tjeter ose pretendon sikur po shikon dicka tjeter. Deshiroja ta pyesja pse kjo sjelljepor mendoj se ndoshta eshte me mire keshtu.

"Hej Paige, u hutove perseri me duket." Me trembi nje dore qe valeviste perpara syve te mi dhe nje siluete perpara fytyres. Ishte Baekhyun. Ishim te gjithe ne shtepi per momentin, ishte fundjave keshtu qe te gjithe ndoheshin pertace dhe te hutuar.

"Kerkoj ndjese, per cfare po flisnim edhe njehere?" E pyeta duke i dhene nje buzeqeshje te lehte.

"Asgje me saktesi, por ke filluar te mendosh pothuajse shpesh per Sehun" u pergjigj teksa u perkul ne divan.

"Epo, e kam vene re, ka filluar te me shmanget" iu pergjigja teksa fluturoja gishtat ne floket e mi te shpupuritur. Nuk mundem ta genjej, ai e di tashme.

"Keshtu mendon?" Nenqeshi. "Ai po me shmnaget edhe mua" Veullat e mia u ngriten nga ajo pergjigje. Tani qe e mendoj, se kam pare te flase me Baekhyun.

"Pse keshtu?" E pyeta

"Nuk e di" buzeqeshi Baekhyun ne menyre misterioze. Ai dicka di, duket se e di se cfare mendon Sehun, apo jo?

"Disa gjera jane me mire te rrine sekret Paige" u zmbrapsa kur pashe Chanyeol pas meje me brrylat e vendosur ne pjesen mbrapa te divanit.

Psheretiva me inat. "I urrej sekretet" thashe dhe kryqezova krahet. "Prisni derisa te mesoj edhe une si te perdor telepatine" bera shaka. Baekhyun qeshi lehte teksa mi shpupuriti floket edhe me shume.

"Sikur" ai dhe Chanyeol thane njeheresh. "Duhet te jesh demon qe te jesh e afte te perdoresh telepatine, deshiron te jesh nje e tille?" Shtoi Chanyeol.

Tunda koken ne shenje mohimi. " No way. Nuk me behet vone nese nuk kam ate telepatine apo teleportimin por e dua jeten humane kshu qe jo faleminderit" psheretiva. "Por a eshte e mundur te behesh nje i tille?" Pyeta.

Chanyeol dhe Baekhyun pane njeri tjetrin dhe ngriten shpatullat. "Sinqerisht nuk e di." U pergjigj Baekhyun

"Pyet Suhon, ai eshte i zgjuar por personalisht kurre nuk jam perballur me keto gjera." tha Chanyeol. "Gjithsesi, Sehun mund te jete duke na u shmangur per shkak te te ftohures"

"E ftohur? Pse, semuren demonet keshtu?" pyeta.

"Jemi akoma nje pjese human Paige" qeshi Baekhyun. "Sehun esh tipi qe nuk i tregon askujt kur semuret, por qe dallohet kollaj."

"Nuk eshte se semuremi kollaj, por Sehun mund te jete ne kete gjendje sepse nuk ka ngrene mire gjate kesaj jave. Shpesh nuk i ha vaktet."shpjegoi Chanyeol.

"Nuk ishte keshtu perpara se te vija une apo jo?" u merzita.

"Mos e vrit mendjen per ate, edhe ne semuremi. Sehun do te jete mire" tha Baekhyun.

TWO FACED (Albanian Translation)Where stories live. Discover now