"Nuk mund të na fajësosh Sehun, nuk kishim zgjedhje tjetër" - Chen.
Kapitulli TWENTY
Nuk e dija sa kohë po mbaja Paige. Kur isha në gjendje të qetësohesha vetë, vura re se Paige ishte në gjumë. U mërzita teksa gjithçka që kishte ndodhur më reflektohej në mendje. Pashë gjithçka... Unë pashë se si luftova kundër vëllezërve të mi, pashë se sa gati vrava tim vëlla dhe mbi të gjitha, pashë sa dhimbje i kam shkaktuar Paige. Kisha ndjenja të përziera. Po ndihesha fajtor, u ndjeva tmerrshëm .. si mund të bëja keto gjera?! U ndjeva i frustruar pasi të gjithë më fshehën gjithçka. Une kisha frikë ... dhe kam frikë nga vetja.
Lëshova Paige për një moment për të vëzhguar rrethinat ku ndodhesha. Nuk mundem as ta besoj, unë e bëra këtë ... i bëra të gjitha këto. Ende mund të dëgjoja thirrjet e studentëve per ndihme. Ende mund të dëgjoja se si Paige qau vetëm për të më ndaluar.
Shikova Paige dhe u ndjeva edhe më tmerrshëm. Ajo kishte prerje dhe gërvishtje në të gjithë trupin e saj, qafa e saj kishte shenja thonjsh që është një shenjë se ajo ishte mbytur, ajo gjithashtu kishte një prerje në faqe nga e cila rridhte gjaku akoma.
Psherëtiva në dëshpërim. U ndjeva i pashpresë. Thjesht shikoja sa jetë kisha arritur të përfundoja vetëm në këtë ditë!Mbylla sytë dhe u qetësova. Isha duke filluar të ndihesha kokëfortë. Ishte sikur të mos isha plotësisht vetvetja. Aroma e gjaku i ndryshëm i studentëve plus gjaku i Paige ishte vërtet dehës.
Më duhet të dal nga këtu.
Po mbaja Paige në krahët e mi dhe hodha një shikim të fundit në auditor. Duhej të sigurohesha që nuk kishte mbetur asnjë gjurmë as nga unë dhe as nga Paige. Pasi vendi ishte i sigurt, u teleportova nga shkolla.
Vazhdoja të ecja dhe teleportoja rreth e rrotull, pasi nuk kisha ide se ku ndodheshim. Unë gjithashtu duhej të sigurohesha që asnjë njeri nuk na shikonte. Për fat të mirë, isha në gjendje për të gjetur rrugën për në shtëpi. Unë shpejt hyra brenda dhe butësisht e vendosa Paige në divan në sallën kryesore. Duhet të ndahesha prej saj shpejt, kisha frikë se do të humbja përsëri kontrollin e vetvetes.
"Sehun ?!" Nuk mund të ndihesha më i lehtësuar kur dëgjova Kyungsoo. Ai më shikoi pastaj pa drejt Paige. "Cfare ndodhi?" ai pyeti i shqetësuar. Ai u turr drejt Paige për ta vëzhguar për një moment.
"Unë e lëndova atë Kyungsoo .. I lëndova të gjithë" Shtrëngova grushtat.
Sytë e Kyungsoo u zgjeruan një moment. "E-e di tani?" ai pyeti. Unë ngadalë pohova me kokë.
"Le të flasim më vonë. Tani për tani, do të ishte më mirë t'i telefonoj të tjerët dhe ndërkohë kujdesu për Paige" tha ai.
Ai u largua për pak kohë dhe unë ndenja edhe një herë këtu me Paige. Çdo gjë është duke me cmendur. Doja të vrisja veten vetëm duke parë se sa e lënduar Paige dukej. Ajo mund të jetë në gjumë, por unë mund të them se ajo është akoma në kaq shumë dhimbje.
Doja ta përqafoja edhe një herë ... por e di që nuk mundem. unë dua të përqafoj fort atë, ta zgjoj butësisht dhe ti kerkoj falje edhe një herë, por po sikur nëse forma ime tjetër shfaqet papritmas? Thjesht nuk di çfarë të bëj më!
YOU ARE READING
TWO FACED (Albanian Translation)
Fiksi PenggemarPaige Dee ishte e detyruar te zhvendosej ne nje shtepi krejt tjeter nga e meparshmja. Atje ajo njohu 12 djem te mistershem te cilet ishin vellezer. Ajo nuk ishte ngrohtesisht e mire mikrpitur dhe per me teper ajo e kishte te ndaluar te qendronte afe...