Kishte filluar të bënte ftohtë. Era frynte me tërbim dhe merrte kokrrizat e rërës me vete, duke krijuar kështu, një shtresë të hollë pluhuri mbi ujin e liqenit. Dallgët përplaseshin me bregun, si të donin të tregonin zemërimin e asaj nate të freskët vere. Qielli ishte i pastër. Mund të shihje vetëm disa re të pupurta, të cilat nuk e bllokonin pamjen e yjeve të shndritshëm. Hëna qëndronte në kupë të qiellit. Ishte e re, dhe nuk kishte atë ndriçimin e përhershëm. Ishte një atmosferë e çuditshme për një verë të tillë, që pak më parë ishte përvëluese. Dukej si një vend i braktisur, i paprekur nga njeriu, derisa zërat e zhurmshëm të tyre, thyen qetësinë natyrore.
-Tauriel! Kujdes nga rëra e nxehtë! - thirri Dolenti.
-Mos u shqetëso! I kam marrë masat. - ia ktheu ai.
Të qeshurat e tyre kishin ngjallur atë vend, prej disa ditësh. Çdo natë ata dilnin në breg të liqenit dhe shijonin peizazhin e mrekullueshëm të atij vendi.
Dolenti ishte gjatë gjithë kohës duke u tallur me të tjerët ose duke u argëtuar. Buzëqeshja e ndiqte gjithmonë nga prapa, edhe në ditët më të vështira.
Taurielit shpesh herë nuk i pëlqenin shakatë pa logjikë të Dolentit, por dukej të kishte ngecur me të që në fillim.-Azriel, qesh pak! Jemi me pushime, jo në funeral! - shpesh bëhej i bezdisshëm, dhe askush nuk ndihej mirë nëse dilte në publik me një person si Dolenti.
-Jam me pushime, jo në cirk! - mbante një qëndrim serioz, si gjithmonë. Fytyrën e mbante gjithnjë të ngrirë, dhe nuk bashkohej kurrë me të tjerët, kur bëhej fjalë për argëtim apo humor.
-Ja dhe Serein me flokët e saj të kacurrelta, me një lëvizje acaruese të krahëve kur ecën, po drejtohet në brigjet e liqenit misterioz!
-Dolent! - bëri një buzëqeshje të shtirur. -Kur do ta kuptosh se askush nuk qesh me shakatë e tua?
Serein nuk ishte tip serioz, por askujt nuk i pëlqenin shakatë e tij. Ishte gjithmonë pranë të tjerëve dhe gjithmonë mundohej të bënte më të mirën për shoqërinë e saj. Ishte ajo që i mbante të bashkuar.
-Ditën kur Nesta të ndihet femërore! - këtu të gjithë qeshën. Ishte diçka që e thoshin shpesh, por gjithmonë iu kujtohej karakteri i Nestës.
Ishte e vrazhdë. Kishte shikim drithërues dhe ndonjëherë kishin frikë nga qëndrimi i saj. Arsyeja pse grupi fliste gjithmonë për të, ishte stili i saj i veshjes, që i përngjante më shumë atij mashkullor dhe flokët e shkurtra të kuqërremta që shoqëroheshin gjithmonë nga një kapelë klasike.
-Unë të paktën nuk besoj në legjenda dhe mite të trilluara. - të gjithë kthyen kokën nga Aprina.
E vetmja që merrte seriozisht çdo fjalë të përfolur të popullit. Besonte në legjenda. Ishte diçka për të cilën të gjithë e tallnin. Nuk e kishte problem, pasi ishte mësuar me karakterin e të gjithëve, por shpesh herë kishte frikë nga fjalët e tepërta rreth diçkaje të tillë.
-Nuk janë trillime! - iu drejtua, dhe gjithmonë kur e bënin këtë, ata qeshnin.
-Dolent, ruaj veten. Me shumë siguri shpirti i zjarrit do të ringjallet dhe të gjithë do të jemi në rrezik! - Taurieli nuk fliste shumë. Kishte si karakteristikë të përsëriste fjalët e të tjerëve.
Pas një bisede të tillë, e cila ndodhte shpesh, u afruan pranë liqenit. Dallgët ishin qetësuar paksa dhe era me rrëmbim ishte zbutur. Kishin disa ditë që nuk dilnin në breg për shkak të motit të papërshtatshëm. Ajo natë ishte sërish e ftohtë.
-Si thoni të ndezim një zjarr në nder të shpirtit të zjarrit që do të pushtojë botën sërish një ditë?
-Dolent! Mjafton! E dimë që Aprina është pak si shumë e fiksuar me këto fakte, por mos e bëni kaq të madhe. - tha Serein duke u ulur pranë liqenit.
YOU ARE READING
Të luash me zjarrin
HorrorKur ishim të vegjël, na treguan se nuk duhet të luanim me zjarrin, por kurrë nuk na dhanë një arsye. Gjimnazi Kinderhaus, zhvillon një ekskursion veror me të gjithë nxënësit e asaj shkolle. Azriel Hubert, Serein Ardolf, Nesta Laurier, Dolent Hart dh...