▹VI◃

142 31 26
                                    

-Çfarë po ndodh? - thirri Serein duke vrapuar drejt kampit.

-Nuk do të shkosh! - Azrieli i kapi krahun për të mos e lejuar të largohej. -Është e rrezikshme! Gjithçka ka ndodhur në atë kamp!

-Por! - bëri një lëvizje rrethore për të parë nëse dikush mungonte. Nuk do të lejonte t'i ndodhte diçka e keqe njërit prej tyre sërish. -Nesta! Nesta nuk është këtu! - shkëputi krahun nga dora e Azrielit dhe vrapoi drejt kampit. Këmbët iu penguan me njëra-tjetrën dhe u rrëzua në rërën e nxehtë të plazhit. Ngriti kokën, mënjanoi flokët e saj prapa supeve, mbështeti duart në rërë dhe u ngit. Ishte e mbuluar e gjitha nga rëra, por nuk ishte ai momenti për të menduar për veshjen apo rërën që ishte ngjitur në flokët e saj. Vrapi e ngadalësonte akoma më shumë. Nuk ishte e sigurt nëse do të arrinte në kohë.

Të tjerët e ndoqën të shqetësuar, për të parë se çfarë kishte ndodhur dhe se çfarë mund t'i ndodhte Sereinit. Ishte ende larg kampit, kur pa Nestën të dilte prej atysh.

-Nesta! - u afrua për ta parë më nga afër, -Çfarë të ndodhi? A je mirë? Mos u shqetëso! Ne jemi këtu!

-Duhet t'iu pyes unë nëse jeni mirë apo jo. Çfarë ka ndodhur? Më dukeni të shqetësuar. - nuk po e kuptonte se çfarë ishin duke thënë.

-Por, - ktheu kokën nga të tjerët për ta vërtetuar që ndodheshin aty, -Ne dëgjuam dikë të thërrasë, dhe...dhe ti nuk ndodheshe më pranë nesh. Dhe menduam se të ndodhi diçka e keqe. Nuk arrita ta dalloj mirë nëse ishte zëri yt apo jo, por nuk ka asnjë njeri tjetër në këtë vend.

-Unë jam mirë! Shkova në kamp për të marrë telefonin, sepse e kisha në çantë. Nuk dëgjova asnjë zhurmë. Thjesht mu morën mendtë dhe ndenja ulur për rreth 2 ose 3 minuta. Më pas u ngrita, mora telefonin dhe dola. Asgjë më shumë. - nuk po e kuptonte përse po e zmadhonin aq shumë, sepse nuk kishte parë asgjë të çuditshme kur iku dhe pasi u kthye.

Nuk dinin si të vepronin. Si ka mundësi që ajo nuk kishte dëgjuar gjë edhe pse ishte më afër se të tjerët? Kush e bëri atë zhurmë, përderisa nuk ka asnjë person tjetër që jeton ose pushon në atë vend?

-E shihni? Edhe unë dëgjova zhurma mbrëmë, por askush tjetër nuk i dëgjoi. Duhet të këtë diçka. Ju më besoni tani apo jo? Ju e dëgjuat vetë thirrjen për ndihmë. Nuk mund të imagjinojmë të gjithë në të njëjtën kohë, apo jo? Nuk mund ta quani veten të çmendur tani. Nuk besoj se po. Do ta bënit? - po mundohej të përfitonte që ta kuptonin dhe po shpresonte që të funksiononte.

Policët ishin të hutuar. Nuk e dinin se çfarë duhet të bënin me atë vajzë. Nuk ishin të sigurt nëse duhet ta merrnin me vete apo duhet ta mbanin larg të tjerëve. Diçka nuk shkonte me atë vend dhe për më tepër, askush nuk e dinte. Për disa minuta ndenjën në qetësi. Askush nuk po vepronte apo po mundohej të shpëtonte.

-Do të jesh e lirë, - kjo fjali e gëzoi shumë, -Por do të jesh gjatë gjithë kohës nën vështrimin e të tjerëve. Nuk do të lejojë askush që të qëndrosh vetëm, për sa kohë ne vazhdojmë të kërkojmë.

-Në rregull! - nuk mund të ishte më e lumtur. Tani që ishte e lirë mund të zbulonte edhe më shumë dhe nëse të tjerët nuk e besonin, do ta bënte e vetme...nën vështrimin e të tjerëve.

-Tani që po e mendoj, - iu drejtua të katërve, -Duhet të ishim larguar nga ky vend bashkë me të tjerët.

-Shumë faleminderit zoti Dolent që na e rikujtove. Tashmë jemi të lirë dhe gjithçka u zgjidh! Të jemi shumë mirënjohës! Je një gjeni! - tha Azrieli me zë të lartë, duke bërë një duartrokitje false dhe me një fytyrë ironike.

-Vërtet? - e dinin se ishte pak i trashë, por nuk mund ta kishte seriozisht këtë herë.

-Idiot! - tha Azrieli me gjysmë zëri dhe ktheu vështrimin nga ana tjetër. Nuk kishte përgëzuar kurrë dikë; edhe kur e bënte ishte e gjitha lojë fjalësh dhe ironi.

Të luash me zjarrinWhere stories live. Discover now