▹XIII◃

117 29 5
                                    

-Çfarë po thoje? - zgjati kokën për të parë fytyrën e saj të shpërqëndruar që po mundohej të fuste çelësin në derë për ta hapur, por duart që po i dridheshin nuk i premtonin.

-Jo, asgjë! Thjesht një ëndërr e çuditshme! - tha ajo ende duke u munduar të gjejë qetësinë e humbur, -Nuk kishte lidhje me ty gjithsesi, - tha me zë të ulët. Më në fund çelësi hyn në derë dhe të dyja dëgjojnë zhurmën bezdisëse të saj.

-Sërish nuk e dëgjova këtë të fundit... - e vuri re që nga momenti që u ngrit sjelljen e saj të çuditshme.

-Thjesht harroje! Le të supozojmë se nuk thashë gjë! - ngriti zërin duke shkelur fort në korridorin e ngushtë.

Serein vendosi thjesht ta ndjekë. Dëshironte kaq shumë të kuptonte se çfarë ishte duke i ndodhur, por do t'i duhej një kohë e gjatë. Gjëja që e çuditi më shumë ishte fakti se Aprina kishte qenë e qetë për javë të tëra. Dhe e gjithë kjo gjendje e saj e rikthyer, po e shqetësonte shumë.

-A je mirë? - e kishte pyetur disa herë, por e vetmja përgjigje që kishte marrë ishte një "po" e thatë nga ana e saj. Nuk e dinte ende se sa do të vazhdonte në atë mënyrë, por me shumë siguri, përgjithmonë.

-Po! - ashtu si e hamendësoi, mori po të njëjtën përgjigje të papranueshme nga ana e saj.

-Si përfundove aty? Dua të them...

-Nuk e di Serein! Nuk e di! U pengova dhe rashë, dhe jam shumë e sigurt që u ngrita. Nuk ia kam idenë se si isha ende aty kur hapa sytë, kur në mendjen time shkova në shtëpi dhe përjetova diçka që nuk do të doja kurrë të ishte e imja! - ngriti zërin si të ishte e inatosur dhe e lodhur nga jeta e saj. E tillë kishte qenë gjithmonë; thjesht pa pjesën e zërit të lartë. Kjo e frikësonte Sereinin.

-Më fal! Thjesht po mundohesha të kuptoja diçka. Të kuptonim. Dua të them, ti di diçka apo jo? - po mundohej të ishte sa më e qetë.

-Po! Dhe nuk kam ndërmend ta ndaj me pjesën tjetër të botës, që të jetë një arsye shtesë për çfarë të më tallin! - mbante po të njëjtin ton zëri të inatosur.

-Oh. Në rregull! Do të ishte më mirë sikur të largohesha tani. E shoh që nuk po të ndihmon prezenca ime. Shpresoj të të shoh nesër në shkollë, - buzëqeshi lehtë duke u munduar të fshihte mendimet e saj reale, -Mirupafshim!

Veshi atletet e saj sërish dhe hapi derën me qetësi, për të mos e shqetësuar. E mbylli, dhe kur ndodhej në fund të shkallëve të shtëpisë së saj, ktheu sërish kokën për të parë.

-Shpresoj të jesh mirë! - tha me vete dhe vazhdoi rrugën për në shtëpinë e saj.

-Hej! - dëgjoi një zë dhe ktheu kokën prapa. Nuk e njihte, ndaj vendosi të mos i kushtonte shumë rëndësi, -Jam shpërngulur afër shtëpisë së vajzës nga e cila dole. Të kam parë shpesh që vjen dhe del po me të njëjtën fytyrë të shqetësuar. Gjithçka në rregull?

-Po! - mori frymë thellë, -Ndoshta!

-Nuk jam shumë i mirë në mësime, në fakt jam, por kështu është një shprehje, por e di që po dhe ndoshta nuk kanë të njëjtin kuptim, kështu që... Po? -ecte me shpejt për të arritur hapat e saj.

-A nuk po ktheheshe në shtëpi? - tha Serein dhe ktheu kokën prapa për ta parë, duke ndaluar hapin për një çast.

-Jo! Domethënë, po! Po kthehesha nga shkolla, por mund të bëj një përjashtim sot. Dua të them, nuk do të më kushtonte shumë kohë një bisedë me ty.

-Po sikur të të thoja që do të të kushtonte shumë kohë? - i hodhi sërish atë vështrimin e vrazhdë.

-Do të më pëlqente të dëgjoja! - tha ai duke ngritur supet.

Të luash me zjarrinWhere stories live. Discover now