-Nuk më duhet ajo varëse Serein! - ia ktheu thatë, pa larguar shikimin nga vija e drejtë që ndante liqenin nga qyteti paralel.
-Mos eja për varësen! Eja për ne! Nuk mund të largohemi duke e ditur se ti ndodhesh ende në këtë vend. E di që ishte zgjedhja jote për të qëndruar, por ashtu siç qëndruam ne me ty, duhet të vish edhe ti me ne! - po mundohej të bënte më të mirën për ta bindur, por nuk e dinte sa do t'ia dilte mbanë.
-Unë nuk detyrova askënd të qëndronte. Madje as nuk ju kërkova ta bëni. Kështu që, nuk jam i detyruar të vij me ju, - nuk do të dëshironte kurrë të ndiqte një të huaj duke i drejtuar në një vend të panjohur.
-Ahh, je shumë kokëfortë, e di? - ishte pak e acaruar që ishte e vetmja që mundohej t'i bashkonte të gjashtë dhe ato kohë ishte bërë paska e vështirë.
-E di, - vazhdonte të ishte po i njëjti; moskokëçarës acarues.
-Mirë! Qëndro! Ama do të pendohesh shumë kur ne të largohemi! - hoqi dorë përfundimisht.
-Më beso! Do të jenë kohët më të bukura të kësaj vere.
Ndonjëherë nuk i besohej se sa kokëfortë ishte ai. Gjithmonë bënte atë që dëshironte; edhe kur ishte gabim. Si në shumicën e rasteve. Ndoshta thjesht duhet të hiqte dorë nga mundi për ta bashkuar me të tjerët. Të paktën në ato momente nuk duhet të mendonte për të. Por si të mbijetonte.
U mundua të gjente të tjerët që të bashkoheshin për të diskutuar rreth vendimit që do të merrnin. Kërkoi me sy, por nuk gjeti askënd rrotull. Filloi të shqetësohej, pasi të tilla ngjarje kishin ndodhur shumë shpesh ato kohë dhe ende ishte e frikësuar se mos ndoshta ata do të ishin viktimat e rradhës. Tek e fundit nuk kishin ndonjë avantazh më shumë se të tjerët. Kishin thjesht një vajzë të fiksuar pas historisë, një acarues, dy kokëboshë që gjithashtu ishin të bezdisshëm, një vajzë që nuk bënte asgjë gjatë gjithë kohës, veçse qortonte të tjerët dhe mundohej të ishte sa më mirë për veten e vet dhe një introverte.
Në një cep afër kampit, aty ku qëndronte një pemë shekullore, pa Sereinin të mbështetur. Vrapoi për t'i treguar se çfarë kishte ndodhur; gjë që nuk do t'i pëlqente aspak.
-Aprina! - thirri ajo kur e pa të vinte drejt saj.
-Serein, nuk do ta besosh dot. Duhet të largohemi sa më shpejt prej këtij vendi. Tani! Në moment! Nuk duhet të presim asnjë sekondë më shumë! - ende i merrej fryma nga vrapi i shpejtë që kishte bërë për të arritur Sereinin dhe nga lajmi që mori.
-Çfarë ka ndodhur? Fol, Aprina! Po më shqetëson! - nuk po e kuptonte se çfarë dëshironte të thoshte me atë, por ishte një alarm për të vepruar sa më shpejt.
Ajo nuk iu përgjigj. E kapi në parakrah, dhe të dyja vrapuan drejt shtëpizës së vogël të peshkatarit. Para se të hapte derën, drejtoi sërish shikimin e saj nga Serein. Ishte e frikësuar.
-Po më ngrin gjakun Aprina! Çfarë ka ndodhur? - nuk priti derisa ajo të hapte derën. E shtyu lehtë për t'u afruar dhe me të shpejtë kapi dorezën e drunjtë dhe e shtyu fort. Në ato momente u pendua që hyri menjëherë në atë mënyrë. Duhet ta kishte dëgjuar nga Aprina si fillim, që të mos tronditej aq shumë.
-Tani morëm fund! E dija që duhet të ishim larguar me të tjerët për në qytet! - tha Aprina, pasi vështroi shikimin e Sereinit të ngulur në trupin e shtrirë të tij.
-Po tani çfarë? Ai ishte shpresa jonë e vetme! Jemi të pashpresë! - trupi filloi t'i dridhej. Mbylli derën me forcë dhe u ul në shkallët e vjetra dhe filloi të qante pa zë.
-Ai na tha që kishte vite që kalonte verën në këtë vend dhe nuk i kishte ndodhur gjë. Por pse pikërisht tani? Nuk e kuptoj! Ai ka vite që mbrohet, po tani si është e mundur?
YOU ARE READING
Të luash me zjarrin
HorrorKur ishim të vegjël, na treguan se nuk duhet të luanim me zjarrin, por kurrë nuk na dhanë një arsye. Gjimnazi Kinderhaus, zhvillon një ekskursion veror me të gjithë nxënësit e asaj shkolle. Azriel Hubert, Serein Ardolf, Nesta Laurier, Dolent Hart dh...