▹VII◃

141 31 24
                                    

Gjithçka që ishin duke bërë, e lanë përgjysmë dhe po qëndronin të ngrirë për një kohë të gjatë. Dëgjuan hapat të afroheshin drejt dhomës në të cilën ndodheshin, gjë që i paralajmëroi se ishin të ngecur aty ku supozohej të zbulonin diçka. Serein bëri një lëvizje të shpejtë të duarve, duke vendosur bllokun në vendin ku e gjeti. Mbylli derën e vogël të xhamit me të shpejtë, por zhurma që shkaktoi përplasja e saj, bëri që të pestë të kthenin vështrimet e tyre nga ajo, si të ishin në një film horror.

Nuk dinin si të vepronin. Të lëviznin apo të qëndronin aty për të parë se kush ndodhej atje? Mendimet nuk iu premtuan kohë, kështu që para se të vendosnin se çfarë duhet të bënin, hapat u afruan akoma dhe më shumë, derisa panë para syve të tyre një burrë rreth të gjashtëdhjetave, i veshur me rroba lëkure, mbante një sëpatë të vogël në dorën e mbuluar nga gjaku. Disa njolla të kuqe ishin bërë pjesë të veshjes së tij, gjithashtu ishin të përhapura nëpër mjekrrën e tij të bardhë.

-E shpifur! - mëmëriti Aprina, por ishte vonë për ta kuptuar se nuk duhet ta kishte bërë.

-Vraponi! - klithi Serein dhe gjithë të tjerët pas saj. Nuk e dinin se nga do të përfundonin me ato vrapime të çrregullta, por diçka ishte e sigurt. Nuk do të dilnin dot nga ajo shtëpi në ato momente.

Burri plak nuk reagoi. Thjesht hyri brenda me këpucët e tij plot baltë, la sëpatën në cep të dhomës dhe u rehatua në divanin e tij. Nuk ishte hera e parë që përballej me fëmijë të tillë, dhe nuk ishte hera e parë që shihte se sa të padobishme ishin lëvizjet e tyre për të shpëtuar. Të paktën të mundoheshin pak më shumë dhe me diçka më origjinale, pasi të përfundosh aty ku të çon vrapi i pamenduar, nuk ishte mënyra më e mirë e mundshme dhe shumë situata të tilla e kishin vërtetuar këtë.

Për disa minuta, askush nuk lëvizi. Dëgjohej vetëm zhurma që vinte nga televizori i vjetër, i ndezur në mes të dhomës. Ishte një vend i papërshtatshëm për një televizor. Telat lidhës me prizën, ishin të përhapur gjithandej, megjithatë madhësia e dhomës nuk të jepte mundësi tjetër.

Dolenti zgjati kokën që nga dera e banjos, për të parë se çfarë po ndodhte me burrin misterioz. Para se të bënte një lëvizje tjetër, dëgjoi një zë të trashë të vinte që nga dhoma.

-Vërtet do të vazhdoni të qëndroni të fshehur në atë mënyrë për pjesën e mbetur të kohës? Çfarë po mendoni të bëni? Do të prisni derisa të largohem unë që të dilni sërish nga shtëpia? Apo do të qëndroni të fshehur përgjithmonë? - fjalët e tij nuk të premtonin se nuk do të lëndoheshin nëse dilnin prej vendit ku ishin fshehur.

Pas një debati shikimesh dhe mimikash midis Sereinit dhe Azrielit, ajo vendos të dalë, pasi siç vetë ai e tha, do të ishte e kotë të vazhdonin të fshiheshin në atë mënyrë. Tek e fundit, ishin ende brenda shtëpisë së tij.

-Kush jeni ju? - nuk ishte mënyra më e mirë për të nisur një bisedë, por nuk kishte kohë dhe durim të mendonte për diçka tjetër.

-Më falni, por më duhet t'ju pyes unë se kush jeni, pasi keni ardhur ju në shtëpinë time, - ia ktheu ai. Ktheu kokën për ta parë, dhe nga shikimi i tij drithërues, Serein u fsheh sërish prapa perdes të copës, -E zëmë se jam një vrasës. Mendoni se do të shpëtoni në atë mënyrë? Kam vite që kaloj verën këtu, dhe njoh çdo cep të kësaj dhome. Mendoni se nëse vraponi si të marrë do të shpëtonit?

Ai kishte të drejtë. Asgjë që po bënin ata nuk do t'i ndihmonin gjithsesi, por i trembeshin pamjes së tij.

-E shoh se nuk jeni nga kjo zonë. E vura re që në fillim kur vrapuat si të marrë pasi më patë. Nuk iu vë faj. Nëse do të jetonit në këtë vend, do ta kishit dalluar qartë veshjen time prej peshkatari dhe aromën e gjakut të peshkut që është kudo.

Të luash me zjarrinWhere stories live. Discover now