-Kjo është studentja e humbur! - thirri drejtoresha duke u hedhur nga gëzimi. Jo se ishte shumë e lumtur që një nga studentët e saj ishte mirë, por sepse mendoi se i vërtetoi Nestës se ata e gjetën, edhe pse nuk e bënë.
-Jam mirë! - tha ajo edhe pse nuk dukej e tillë. Sytë i kishte të skuqur dhe nga qëndrimi që mbante dukej e dërrmuar.
-Aprina! - thirri Serein, -Si nuk e vura re që mungoje? Por, ku ishe?
Nuk foli. Hyri brenda kampit dhe u ul në një cep të dhomës. Dukej të ishte shumë e lodhur. Askush nuk e dinte se çfarë i kishte ndodhur dhe të gjithë po çuditeshin që ajo nuk po reagonte aspak.
-Çfarë të ndodhi? - e pyeti dikush tjetër. Nuk i kishte parë ndonjëherë të tjerët të interesoheshin aq shumë për të, por ndoshta po e bënin vetëm për të zbuluar më shumë rreth situatës ku të gjithë ishin futur.
-Nuk e di! - vendosi të përgjigjej ajo. Ishte e përgjumur dhe trupi i dridhej. -Mund të qetësohem pak, ju lutem?
-Lëreni të qetësohet! Mbase flet nesër! -një tjetër rast kur mësuesit i trajtonin studentët si të dënuar. Mbase flet nesër. Ishte po e njëjta fjali që thoshin komisarët kur dikush nuk e jepte dëshminë e kërkuar. - Aprina, je e vetmja studente që nuk është lajmëruar. Nesër do të largohemi nga ky vend për sigurinë e të gjithëve. Pasi të qetësohesh, bëj gati gjërat e tua, pasi do të largohemi sa më shpejt të jetë e mundur.
Sërish nuk foli. Thjesht pohoi me kokë dhe mbylli sytë për të bërë një gjumë të shkurtër. Ndihej shumë e lodhur dhe nuk e dinte as vetë pse. Askush nuk e dinte prej nga kishte ardhur dhe se çfarë i kishte ndodhur, por ajo vetë nuk e dinte se si kishte përfunduar në atë vend.
-Mbase mund të qëndrojmë aty pasi të largohet kampi, -tha Serein duke drejtuar shikimin nga shtëpiza e vogël. Kishin dalë jashtë të tre dhe po qëndronin të ulur buzë liqenit. -Ndoshta nuk jeton njeri atje. Ndoshta është e braktisur.
-Nuk besoj se është e tillë. Drita qëndron e ndezur çdo natë dhe shpeshherë kam dëgjuar hapa që vijnë nga ajo shtëpi, - tha Azrieli duke mos ndryshuar shikimin e tij të mprehtë të fokusuar tek rëra.
-Edhe ti e ke parë më parë? Unë kam ditë që e vështroj. Dua të di se çfarë ka brenda. Duket shumë misterioze. - tha Serein duke buzëqeshur.
-Kur do ta kuptoni që e mistershmja nuk ekziston? Me shumë siguri është një shtëpi pushimi, ose një shtëpi e vogël në të cilën kalojnë verën peshkatarët, - kurrë nuk kishte besuar se misteri ekzistonte. Besonte se pasi diçka ishte krijuar, kishte një arsye dhe ajo arsye nuk ishte misterioze. Thjesht njerëzit nuk kishin dëgjuar më parë për të.
-Nuk besoj! Si thua t'i hedhim një sy nesër? - ishte e vendosur që do të shkonte atje.
-Shkojmë, por nuk do të gjesh gjë, gjithsesi.
-Nuk do të humbasim gjë, gjithsesi.
Mbyllën bisedën me një heshtje. Vazhdonin të qëndronin pa folur, ashtu të ulur në bregun e liqenit. Nesta ishte ngritur dhe bënte një ecje zigzage afër ujit të tij. Dukej sikur nuk do të gjente qetësi, derisa të vinte e nesërmja.
-Po shkoj të shoh njëherë Aprinën. Dua të di çfarë i ka ndodhur! - tha Serein dhe u ngrit nga rëra. Shkundi këmbët dhe përplasi disa herë shuplakën e saj në to, për të pastruar rërën e ngjitur.
-Do këtë rënë nga ndonjë shkëmb! - tha Azrieli dhe ktheu kokën për të parë Sereinin.
-Përgjigjet e tua janë shumë më të thjeshta se realiteti. Ajo dukej shumë keq.
YOU ARE READING
Të luash me zjarrin
TerrorKur ishim të vegjël, na treguan se nuk duhet të luanim me zjarrin, por kurrë nuk na dhanë një arsye. Gjimnazi Kinderhaus, zhvillon një ekskursion veror me të gjithë nxënësit e asaj shkolle. Azriel Hubert, Serein Ardolf, Nesta Laurier, Dolent Hart dh...