Kishin me orë të tëra që kërkonin në një pyll të zymtë, ku dhe rrezet e diellit ishin të ndaluara të futeshin. Pemët ishin të dendura dhe të ngjeshura me njëra-tjetrën, gjë që nuk lejonte të kishte dritë të mjaftueshme. Vendi ishte i mbushur me bimë të gjata, por të thara. Tek-tuk mund të të zinte syri ndonjë kërpudhë helmuese që kishte krijuar ushtrinë e vet rreth e rrotull saj. Ishte i pushtuar nga një mjegull e rëndë. Kishte zënë vend në një pyll të tillë, për të mos dalë më kurrë.
-A keni parë ndonjë shenjë të saj? - vrapoi menjëherë drejt tyre, por ishte e kotë. Askush nuk kishte lajme nga Aprina. Ndiheshin të sigurt që ajo ndodhej aty. Ishte vendi nëpër të cilin kaluan për të arritur në fshat. Tashmë i kishin varëset misterioze, sado të dobishme apo të padobishme të ishin. Harta ishte e saktë dhe arritën të merrnin atë që dëshironin shumë shpejt, por rruga e kthimit nuk dukej të ishte e njëjtë.
-Ku është Taurieli dhe Dolenti? A nuk ishin me ju? - brenda saj kishte filluar të rritej një sferë e madhe frikërash, që nga momenti në moment mund të shpërthente si një bombul gazi.
-Unë isha këtu gjatë gjithë kohës dhe nuk i pashë. Ndoshta janë duke kërkuar bashkë, - ngriti supet duke parë rreth e rrotull.
-Azriel, po ti?
-E njëjta histori, vetëm se nuk isha me të, - ktheu vështrimin nga Nathani duke u treguar misterioz.
Drejt tyre dëgjuan të vinin hapa të shpejtë dhe të rëndë. Hapa që dukej sikur po i hidhte një kafshë e trembur për vdekje. Pasi vizioni u bë më i qartë nga ana e tyre, arritën të dallonin qartë Taurielin, fytyrën e tij të zbehur dhe vrapin e shpejtë që kishte bërë për t'i gjetur.
-Ju lutem, më thoni se e keni parë Dolentin. Ju lutem! - kishte frymëmarrje të ngadaltë dhe nuk arrinte të fliste normalisht.
-A nuk ishte me ty Dolenti?
Qetësi... Ishte aq qetësi sa të katërt arritën të dëgjonin pështymën e thatë që kaloi në fytin e saj.
-Dolent! - filloi të thërriste si i marrë, duke menduar për më të keqen.
-Turiel, mos u shqetëso! Duhet të jetë këtej rrotull duke kërkuar për ne, - i pëlqente të mendonte qetë. Ja që nuk e bënte. Nuk e mendonte. Thjesht e thoshte duke mos e besuar.
-Po sikur t'i ketë ndodhur diçka e keqe? Po sikur të jetë përballur me Aprinën? - nuk mund të gjente qetësi pa marrë një përgjigje për pyetjet e tij të shpejta.
-Tauriel! Qetësohu! - ishte gjatë gjithë kohës duke i këshilluar të tjerët të qetësoheshin, por vetë nuk ia dilte mbanë.
Më në fund diçka arritën të dëgjonin. Por nuk ishte ajo që dëshironin të dëgjonin.
-Dolent? Ti je aty? Dolent?
E gjitha çka morën si përgjigje ishte ulërima e tij drithëruese. Ishte e çjerrë dhe e dridhur. Dhe me shumë siguri, e fundit që dëgjonin prej tij.
-Dolent? - thirri si i tërbuar dhe filloi të vraponte drejt drejtimit prej të cilit erdhi ulërima. Nuk duhet ta bënte.
I dorëzuar u ul në tokë pa asnjë fuqi të mbetur. Nuk ndiente asgjë. Madje as lotët nuk dilnin. Ndihej kaq bosh. Kaq pa kuptim. Kaq i lutur për t'i thënë fund të gjithës. Kaq i rritur sa për t'i dhënë fund. Kaq i tepërt në atë botë. Po aq i buzëqeshur për fatin e tij. Për atë që nuk e deshi kurrë. Për atë fat që e tradhëtoi gjatë gjithë jetës së tij. Pikërisht ai fat e solli me këmbët e tij para fundit të jetës.
-Pra kaq e thjeshtë qenka? Kaq e thjeshtë qenka të vdes? - u shtri në tokë pa ndjenja, dhe nuk do t'i merrte ato edhe nëse do t'ia falnin sërish.
YOU ARE READING
Të luash me zjarrin
HorrorKur ishim të vegjël, na treguan se nuk duhet të luanim me zjarrin, por kurrë nuk na dhanë një arsye. Gjimnazi Kinderhaus, zhvillon një ekskursion veror me të gjithë nxënësit e asaj shkolle. Azriel Hubert, Serein Ardolf, Nesta Laurier, Dolent Hart dh...