1 muaj me vone
AUTHOR POV
Ky muaj kishte kaluar shume shpejt per ata te dy. Tani Tiana jetonte ne te njejten shtepi me Enin, ishin shume te lumtur. Kalonin pothuajse gjithe diten bashke, vetem disa ore gjate dites kur atij i duhej te largohej dhe ta linte vetem, vetem ato pak ore i ndanin nga njeri tjetri. 30 ditet e atij muaj kishin qene te qeta per ata te dy. Gjate gjithe atyre diteve Eni e kishte ber te harronte gjithcka duke filluar nga ngjarja e fundit ne shtepine e barit, e kishte ber te harronte gabimin e madh qe ajo beri ndaj tij, e mbi te gjitha e kishte ber te harronte te mbushej me fryme sa her qe ajo ishte prane tij. Ja kishte shprehur dashurine qe ai kishte per te cdo dite, cdo mengjes sapo ajo hapte syte e cdo mbremje para se ajo te flinte.
E donte pafund ate vajze, ishte njeriu i par ne jete qe e kishte aq shume, aq paster dhe ishte gati te bente cdo gje per te.
Nje nate Tiana i kishte kerkuar te ktheheshin ne Shqiperi.
-Pse nuk ikim ne Shqiperi ne?
-Sepse smund ta le pas cdo gje qe kak ndertuar ketu gjithe keto vite.
-A ske pak njerez qe mund te merren me kete?
-Kam por une jam bosi, duhet te jem patjeter vet ne cdo gje qe ndodh.
-Bosi kujt je ti?
-Bosi jot.
Ajo bised e tyre kishte perfunduar ne te qeshura dhe perqafime si cdo nat tjeter qe ata kalonij bashke.
Eni ishte zgjuar heret si cdo mengjes tjeter. Jashte binte nje shi i dendur qe zor se mund te shihte gje jashte dritares. U kthye nga ajo dhe e shihte teksa flinte, ishte aq e paqete, aq e pafajshme saqe ndonjehere atij i dukej sikur ajo bente gabim qe kishte ren ne dashuri me nje njeri si ai. Shpesh pyeste veten se ckishte pare ajo tek nje vrases si ai?
Ama kishte kuptuar qe dashuria qenka te dashke dike pa kushte, pa pretemdime, ato ndjenja te verbokan.U ngrit nga krevati me ngadale qe te mos e zgjonte Tianen dhe nisi te vishej. Zbriti ne katin e par, doli jashte mori makinen dhe u largua. Kishte shume pune sot.
*
U zgjua dhe pa krevatin bosh, e dinte qe ai kishte pune si cdo dite. Ashtu pergjumesh sic ishte mori telefonin dhe e telefonoj.-Mirmengjes picirrukja ime.
-Mirmengjes dashuria ime.
-Ika me shpejt sot se kisha pune. Mos u merzit se nuk vonohem shume.
-Do numeroj minutat derisa te vish.
-Te dua Tia.
-Edhe une.Mbylli telefonin e lumtur dhe perqafoj jastikun e Enit, e adhuronte aromen e tij. Ishte duke kaluar ditet me te bukura te jetes prane tij dhe lutej cdo nate qe mos te perfundonin kurre.
U ngrit nga krevati dhe zbriti poshte ne kuzhine sepse kishte shume uri. Do pergatiste mengjesin e saj te preferuar, qe tani ishte dhe i preferuari i Enit... tost me avokado.
Mbaroj se ngreni dhe u ul ne kendin e madh qe ndodhej ne sallonin e shtepise. Qendronte aty e ulur dhe shikonte jashte shiun qe skishte ndermend te ndalonte sot.
U shkeput nga mendimet e shumta qe i luanin neper mend kur degjoj ziljen e deres. Shkoj e buzeqeshur te hapte deren por buzeqeshja iu zhduk kur pa qe nuk ishte Eni. Para saj ishin 3 persona meshkuj te armatosur.
-Mund tju ndihmoj?
-Ne fakt jemi ne ata qe do te ndihmojm ty- foli njeri prej tyre dhe i tregoj armen qe mbante ne brez.
Nje e dridhur i kaloj neper turp dhe per nje moment kujtoj te njejten skene si para 1 muaj.
-Eni nuk eshte ketu- tha duke ju dridhur zeri.
-Kush tha qe kemi ardhur per ate- foli perseri i njejti djale.
Tani po qe ishte vertet e frikesuar. Tentoj te mbyllte deren por forca e saj nuk krahasohej me tyren. Filloj te shpeshtonte hapat dhe ngjiti shkallet duke qar. Njeri prej tyre e ndoqi teper i qete sepse e dinte qe skishte nga shkonte. E frikesuar kyci deren e dhomes dhe u struk ne nje cep. Vendosi duart tek xhepat dhe pa qe nuk e kishte telefonin me veten. Skishte si ta njoftonte Enin te vinte dhe e vetmja gje qe beri ishte te lutej qe ai ta bente. Qante me te madhe dhe therriste emrin e tij. Ne ate moment dera e dhomes se saj shpertheu dhe ata te tre ishin aty duke e par Tianen drejt e ne sy.
-Askush nuk te shpeton dot nga ne bukuroshe.
***