Kapitulli i katert.

64 14 40
                                    

Mars 2019.

Nata e gjeti me fytyren e kthyer nga ana e majte, shpinen kthyer Angeles. Kjo e fundit nuk e duronte dot indiferentizmin e tij. Ndonjehere, donte thjesht te largohej dhe te ndaheshin, por nuk e merrte dot guximin t'i fliste per temen e ndarjes. Thelle-thelle, ajo nuk e shihte dot jeten e saj pa Xhonatanin. Po, vertet i mungonin kohet kur ai kthehej ne shtepi pas punes ne zyre dhe e perqafonte fort, i mungonin edhe momentet kur benin dashuri. Ajo akoma e donte, pavaresisht se e dinte qe ai nuk i kthente te njejten dashuri. Ajo akoma e donte karakterin e tij te veshtire, akoma ia donte fizikun e perkryer dhe akoma ia donte mendimet gjeniale. Por nuk po e duronte me menyren se si i largohej.

Kurse mendimet e Xhonatanit luanin rrezikshem. Dhe ne mendimet e tij, nuk bente fare pjese Angela. Kishte mbyllur syte me shpresen se ajo do te mendonte se po flinte, por ishte mjaftueshem zgjuar per t'i kujtuar te gjitha. Dhe njeren dore, donte kaq shume ta shperthente ne nje grusht te fuqishem. Por ai e kishte pare dhunen. Ai e kishte pare edhe çfare sillte. Dhe nuk donte te behej ai njeri, nuk donte te behej si babai i tij. Dhe vetem tek solli ndermend emrin e Polit, fryma nisi t'i merrej.

-"Nuk kemi perse e bejme kaq te madhe, Pol'. -Elena e shqetesuar, shtriu doren drejt bashkeshortit. Por ai e shkeputi me aq force, sa nese nuk do te kishte qene ulur ne karrige, do te ishte zmbrapsur e trembur. -Eshte djale, ka nevoje te argetohet. Le te dale me shoket, te kenaqet...

-Te duket argetuese te dale me shoke, qe i shajne babain? -shpertheu sakaq. Syte i nguli ne fytyren e te birit, qe i trembur, ishte strukur ne karrigen ne cepin e fundit te tavolines. -Te duket argetuese ty? -iu drejtua me tonin e zerit te ngritur.

Nese Xhonatani do i degjonte te gjitha mendimet e miqve te tij, do e kuptonte qe te gjithe ata e urrenin babain e tij. Ne fakt, i vinte mire qe e benin kete. Te pakten, urrenin vetem Polin, jo ate vete. Kishte qene vetem fjalia e nje prej shokeve qe pati ndezur nervat e te atit. Dhe Xhonatani akoma s'e kuptoi perse Fini u tregua aq budalla sa t'i shante te atin mu para syve. Sigurisht, mund t'ia urrente te atin, por nuk ishte e nevojshme ta perkufizonte urrejtjen e tij.

-Je shume per te ardhur keq, -i tha. Xhonatani ndjeu nje lemsh ne stomak, qe vazhdoi t'i rritej e t'i rritej vazhdimisht e vazhdimisht. -Nuk di te zgjedhesh shoke as per veten tende. Akoma mendoj se lindja jote ishte nje deshtim, vertet. Bere mekat me kete femije, Elena, -tundi koken tere keqardhje, tek ktheu syte nga e shoqja.

Nuk u pergjigj askush. Pastaj, u degjua perplasja e lehte e grushtit te vogel te djalit me tavolinen, dhe ai u largua me vrap drejt dhomes. I ati i bertiti nga pas, pastaj e shau me ze te larte. Mbylli deren dhe u shemb ne dysheme. Zemra filloi t'i rrihte si e marre. "

-Dreqin, -mermeriti. Nuk mundi ta mbante mermerimen per vete dhe e kuptoi qe i doli nga goja, kur veshet ia degjuan.

-Hej? Je mire? -degjoi zerin e Angeles dhe dora e saj iu vendos ne shpatull.

U ngrit menjehere, duke perplasur çarçafin tere inat dhe doli me nxitim prej dhomes. Deren e mbylli me aq force. Angela qendroi aty, e paafte t'ia kuptonte mendimet mashkullit qe i kishte marre zemren. Shpresonte vertet shume qe te behej mire, qe te mos bente ndonje te pabere dhe t'i linte endrrat te shkonin e te vinin. E dinte jeten e veshtire te Xhonatanit, ia njihte te atin, edhe pse nuk ia kishte pare kurre. Ia dinte traumat e femijerise.

Kur doli prej dhomes, Xhonatani ndaloi i pasigurt se ku te shkonte. U pendua sakaq qe ishte larguar me aq rrembim, por ishte i sigurt se Angela e kuptonte. Ajo e kishte kuptuar qe ne fillim, ishte e vetmja qe nuk i kerkonte shpjegime, qe nuk e pyeste dhe qe nuk e bezdiste. Dhe i ishte vertet falenderues per kete, edhe pse e dinte se e ekzgjagjeronte me sjelljen e tij harbute. Pa ditur ç'te bente, hyri ne kuzhine dhe nisi te hapte kanatat derisa e gjeti ate qe po kerkonte. Terhoqi nje prej shisheve te alkoolit dhe u shemb i lodhur ne karrige.

Erresire e pergjakshme. ✔Where stories live. Discover now