Kapitulli i katermbedhjete.

38 8 28
                                    

Mars 2019

Angela kishte qene aq e shqetesuar, sa e kishte kaluar gjithe diten duke pastruar. Shtepia thuajse, nuk njihej me kur Xhonatani u kthye ne shtepi. I pa me çudi pllakat e lara qe shndrisnin me aq shkelqim sa te vrisnin syte, i pa me çudi edhe komote e kornizat e pastra, pluhurat e te cilave nuk ishin me aty. Ne cepat e mureve, nuk vareshin me rrjeta merimangash. Edhe tavolina e ngrenies ishte shtruar bukur, por ajo nuk ishte munduar edhe aq per te bere darken. Me mire. Do i duhej te gatuante per kater veta, keshtu qe priste te bente ndonje gje te mire. Do i sugjeronte te bente makarona me djathe, ato te cilat kur ishin adoleshente, nuk i quanin te mbaruara pa lepire gishtat. Madje, mund te bente edhe disa salsiçe qe ishin kaq pjate tradicionale aty, ne Gjermani.

Por kur e pa Angelen te shtrire ne nje prej divaneve me telekomanden e televizorit ende ne dore, nuk ia beri zemren ta zgjonte. Televizori akoma transmetonte emisionin qe ajo pak me pare po shikonte, por siç dukej lodhja fizike ia kishte zbehur kenaqesine e te shikuarit. Xhonatani nuk e ngriti. Qendroi ulur ne tavoline, me çanten e armes poshte kembeve dhe duke veshtruar me bisht te syrit fytyren paqesore te se dashures. Ora ne mur shenonte shtate e nente minuta. Psheretiu i lodhur. E dinte qe e priste diçka e madhe. Dhe nuk e dinte se si do te shkonte e gjitha kjo. Ndjenjat e meparshme te padurimit ishin zevendesuar me ndjenjat e frikes.

Te fliste pak me Beatriksin sigurisht qe e kishte bere te ndihej me mire, por zemra akoma i rrihte fort dhe mendimet benin gafe dhe i ngaterroheshin me njera-tjetren. Ai vete e dinte çfare do te bente. Fillimisht, do te merrte makinen, do e fshihte armen ne bagazh dhe do e merrte mamane dhe te vellain me vete per t'i çuar ne shtepine e tij. Nuk do u jepte shume sqarime perse, edhe pse e kishte nje ide paksa te qarte ne koke qe Patriku nuk do e linte te largohej pa pergjigje. Por do te bente si do te bente edhe me kete te fundit. Pasi t'i çonte ata ne shtepi, do te kthehej serish prej nga erdhi dhe do te priste te atin. Me tej, nuk guxonte te imagjinonte dot.

-Paske ardhur, -degjoi zerin e pergjumur te Angeles. Pastaj, dora e saj leshoi telekomanden qe u perplas me zhurme ne pllakat e dyshmese. Xhonatani nuk e mbajti dot vrenjtjen e vetullave prej zhurmes. -Pse nuk me zgjove? -pyeti, duke terhequr telekomanden e rrezuar.

-Po flije, -ia beri me koke nga divani, duke mbledhur supet. Shpresonte qe Angela mos ta vinte re çanten e zeze qe po e mbante aq mire fshehur pas kembeve dhe mbuleses se tavolines.

-Po, me fal, -u ndje fajtore dhe u ngrit ndenjur. Pastaj, duke fshire syte shtoi. -Cfare do te hash sot? Te ka shkuar mendja per ndonje gje?

-Ne fakt... -ndaloi per pak. Ishte pak e veshtire t'ia thoje asaj. Por edhe sikur te bente pyetje, do ia thoshte shkurt se s'ishte puna e saj ta dinte perse. -Ne fakt, do te gatuash per kater veta. Dhe do te preferoja ato makaronat me djathe dhe nese mundesh, salsiçe...

-Per kater persona? -rrudhi ballin e habitur. Ajo edhe mund te priste per Hansin, por me te nuk beheshin kater persona. Mos ishte ndonje shok tjeter i Xhonit?

-Po, per mamin dhe per Patrikun, -ia shoi kureshtjen. Shpresoi keshtu qe nuk do e pyeste me.

-Pse, do te vine ketu ata? Nuk me the per kete. Ka ndonje feste sot?

-Bej keto qe te thashe, nuk ke pse ben pyetje te tjera qe s'kane lidhje fare me ty, -ia priti fare thate dhe u ngrit. 

U perkul te merrte edhe çanten e zeze, me shpresen e fikur tashme se Angela nuk do e vinte re çfare mbante brenda. Por ishte diçka qe pikasej çanta e punes nga çanta e armes. Syte e Angeles e perpine menjehere perkuljen e trupit te tij, pastaj e pane edhe çanten qe ai shtrengonte ne dore. Nuk u afrua, por e pyeti me gjysem zeri: dukej sikur e dinte çfare kishte brenda, por thjesht po bindte veten se nuk ishte duke u gabuar.

Erresire e pergjakshme. ✔Where stories live. Discover now