Mars 2019
Makina ndaloi mu perpara shtepise se tij. Elena ktheu syte e habitur nga Xhonatani, por ky as nuk i hodhi nje veshtrim, u detyrua te shikonte nga Patriku. Prej ketij te dytit, mori nje veshtrim aq te nxehur sa ndjeu zemren t'i rrihte ne kraharor. Arriti paksa ta bente nje lidhje te asaj qe Xhonatani donte te bente: nuk ishte edhe aq budallaqe sa te mos e dinte qe dy plus dy bejne kater. Duart nisen t'i dridheshin fort dhe donte qe Xhonatani t'i kthente serish. Donte ta shikonte serish burrin e saj, pavaresisht se sa keq e trajtonte. Donte serish te trembej prej tij, donte akoma te kishte frike. Preferonte me shume te ndjente frike ndaj Polit, sesa tmerrin e llahtarisjen e asaj qe mund te bente i biri.
-Zbrisni, -tha fare qete ai, sikur asgje nuk kishte ndryshuar, sikur po bente gjene me normale ne bote. -Angela do ju kete bere gati edhe darken.
-Po çfare jane keto gjera, Xhon'? -E ema e veshtroi me sy te deshperuar dhe Xhonatani per t'i shpetuar atij veshtrimi, nuk i ktheu syte nga ajo. E dinte qe nese e bente, nuk do te ishte me i afte ta perfundonte planin qe kishte nisur. -Mund te na ftosh neser per dreke, jo tani. Dhe rrobat per çfare i duam, ne nuk...
-Mami, zbrit, -perseriti. Toni iu ngrit ca, por u perpoq ta ruante gjakftohtesine. Elena duhej te zbriste. Ky ishte qellimi i tij. Te shpetonte mamane njehere e pergjithmone, ta nxirrte nga strofulla e saj e erret, nga vuajtjet e panumerta.
Por ajo nuk doli, vazhdoi te mbante shtrenguar mes duarve çanten ku kishte futur rrobat dhe dukej sikur do ia plaste te qarit. As Patriku ne sediljet e pasme, nuk levizte. I nxehur, Xhonatani hapi deren tere tersellem dhe kaloi ne anen e kundert per te hapur deren e pasagjerit. U perkul mbi te emen, i zbertheu rripin e sigurimit dhe i hapi rrugen qe te dilte. Elena vazhdonte ta shikonte me nje veshtrim qe i therte ne zemer, por ajo duhej ta kuptonte qe qellimi i tij ishte i mire. Kur nuk po bente asnje hap jashte makines, Xhonatani i vendosi doren ne krah. Syte e saj u kthyen menjehere nga ai.
-Duhet te dalesh. Te lutem, -perseriti. Elena nuk u tund vendit.
Iu sos durimi, e terhoqi prej makines dhe pastaj, mbylli deren. Elena qendroi aty, me çanten ne dore dhe pa e besuar dot qe Xhonatani po sillej kaq agresivisht. Ishte perpjekur fort ta mbante larg dhunes se te atit, por ne nje menyre a nje tjeter, dukej se ajo kishte ndikuar tek ai. Dhe nuk donte ta besonte kete. Ndjeu nje perzierje te pashmangshme ne stomak dhe instivikisht, e vendosi doren aty. Sa shume e kishte mbrojtur te birin! Por mbrojtja e saj dukej sikur nuk kishte sjelle asnje rezultat.
Me nje gjysem durimi, qe kishte filluar t'i largohej, Xhonatani hapi edhe deren e pasme. Patriku as nuk i ngriti syte ta shikonte. E dinte se ndryshe nga e ema, ate nuk e terhiqte dot jashte. Ia njihte natyren kokeforte. Por ai duhej t'i bindej. Per te miren e mamase se tyre, duhej te bindej. U ul me kujdes ne sediljen prane tij dhe u zgjat aq sa per t'i peshperitur disa fjale.
-Dil edhe ti. Beje per mamin.
-Ti nuk po e ben kete per mamin, -ktheu veshtrimin dhe e pa drejt e ne sy. Xhonatani ndjeu nje terbim t'i ndizej pergjate gjithe kraharorit.
-Ti s'ke as idene me te vogel se çfare bej une per mamin. Ti je mjaftuar me jeten tende, je mjaftuar me armet e tua, -i tha me ze te qete e te ulet, qe Elena jashte makines mos ta degjonte. -Ti dhe Alajna nuk keni pare asnjehere ato qe kam pare une, nuk keni degjuar asnjehere ato qe kam degjuar une. Prandaj, Patrik, -u kthye nga ai dhe e veshtroi me nje shprehje fare te ftohte ne fytyre, sikur po i fliste nje te huaji e jo te vellait, -ik mbushu.
Pasoi nje heshtje fare e shkurter, pastaj Patriku hapi deren tjeter dhe doli jashte, duke e mbyllur force. Iu afrua Elenes dhe e bindi te futeshin ne shtepi. Kurse Xhonatani qendroi aty, me ajrin e ftohte te pranveres qe i hynte ne trup, duke u perpjekur aq fort te mbante lotet. Patriku nuk e dinte çfare kishte kaluar mamaja e tyre. Ai dhe Alajna ishin larguar, ia kishin mbathur pikerisht kur ajo kishte pasur me shume nevoje per ta. Dhe tani, guxonte te thoshte çfare ishte e drejte dhe e gabuar! Doli prej makines, duke e mbyllur me po te njejten force si Patriku deren e pasme.
YOU ARE READING
Erresire e pergjakshme. ✔
Mysterie / ThrillerXhonatan Neumanni kishte pasur nje jete te veshtire. I perkushtuar plotesisht ndaj mbrojtjes se nenes nga dhuna e te atit, ai eshte i verbet ndaj çdo gjeje tjeter madje edhe ndaj personave qe e rrethojne. Kur dikush e vret me snajper nje nate te fto...