Kapitulli i njezet e shtate.

50 8 46
                                    

Janar 2022

Bari ku po qendronin, nuk kishte shume njerez. Rafaelit çuditerisht, i dukej me i afert per ta ftuar Marten aty per çfare donte te tregonte. Dikur, aty kishte punuar Hansi dhe ai, ashtu si Marta, e njihte Xhonatanin. Kishin porositur te dy kafe, por asnje prej tyre nuk e kishte prekur filxhanin me dore. Shikonin njerezit qe hynin e dilnin dhe nuk pranonin te veshtroheshin ne sy. Me bisht te syrit, Rafaeli i hidhte ndonje sy shkarazi. Tek Marta, ai shikonte nje femer qe fshihte shume. Syte e saj ishin ne nje nuance aq te çuditshme ngjyrash, por njeheresh dukej sikur fshihnin shume. Sikur kishin disa sekrete qe nuk ia kishte thene askujt.

-Po behet pak e sikletshme, -foli me ne fund, ai. Marta qeshi lehte, por u duk se iu ndje falenderuese qe e theu heshtjen. -Pra, çfare mund te bej per ty?

-Dua te te flas pak per Xhonatanin, -shprehu ajo me pak ngurrim. Nisi te vijezonte me kot nje vije te lakuar perreth grykes se filxhanit te kafese. Rafaeli pohoi me koke, tashme serioz. -Ne fakt, vertet nuk besoja qe Xhoni te kishte ruajtur nje gazete te tille... dua te them, s'e di, ka kaluar kaq shume kohe dhe duket sikur ai... e po, nuk i interesoja me.

-Je takuar edhe here tjeter me Xhonin, apo jo? -Ai e pikasi menjehere qe kishte genjyer ne rajon, por u perpoq ta zbuste tonin e zerit. Te pakten, po i tregonte tani. 

-Po, ne fakt, po... me vjen keq qe nuk tregova aty, por... por nuk me pelqente ai burri dhe... ndihem me mire kur flas me dike, qe duket... nuk e di, qe duket i mire, -mblodhi supet, por u duk sikur nuk e dinte cilat ishin fjalet e duhura. Marta ishin padyshim nga ato vajzat qe mendoheshin dy here para se te flisnin.

Rafaeli buzeqeshi lehte. Haroldi sigurisht qe nuk ishte edhe aq i sjellshem me te tjeret, por perseri kishte nje zemer e mire, vetem se e kishte pak te veshtire per ta kuptuar. Marta u ndje e lehtesuar nga buzeqeshja e tij: mbase kishte pasur frike se do ia merrte fjalet per keq. Pasoi nje heshtje e shkurter, me gishtat e saj te holle qe leviznin pergjate grykes se filxhanit. Rafaeli thjesht, ndiqte me sy levizjen e gishtit te saj tregues qe sillej rrotull. Kur ajo foli, e zhvendosi veshtrimin ne syte e saj:

-U njoha ne Zyrih me Xhonatanin, gjate mesimeve qe ndiqnim ne Universitet. Ai... e po, mbase ishte... i pashem, -qeshi lehte dhe nje skuqje e lehte i pershkroi fytyren. Por iu zhduk sakaq, sikur te ishte kujtuar menjehere qe ai djale i pashem tani, kishte vdekur. -Dhe mendoj se te dyve na pelqente te kalonim kohe me njeri-tjetrin. Mua me pelqente ai... jo se nuk ishte arrogant, sigurisht qe ishte, ndonjehere sillej kaq ne menyre harbute, saqe nuk e besoja dot qe ishte po ai... por besoj se e di edhe vete si jane lidhjet gjate studimeve, -qeshi serish.

Ai tundi koken dhe iu shfaq para syve vetja si adoleshent. E ç'kishte qene me teper sesa nje djale, qe preferonte te qendronte me grupin e djemve te keqij e te pinte cigare si ata? Sigurisht, e kishte bere kete te fundit, madje fshehurazi te atit, gjithmone me friken se do e shikonte paketen e tij te duhanit. Mbante mend edhe se si u fishkellente vajzave tek bridhte lart e poshte qytetit me motoçikleten e atij qe pretendohej te ishte shoku i tij i ngushte. Por njeriu rritet dhe kupton gjera qe dikur as nuk i merrte vesh.

-Kishte raste qe zihesha me Xhonatanin, sigurisht... por ne genjehemi shume nga filmat dhe nga libra, qe thone se zenkat ne dashuri jane normale. Disa, -mbajti nje pauze te shkurter e pastaj, shtoi, -thjesht nuk jane normale.

-Te... te ka dhunuar? -Me zor arriti ta nxirrte ate fjale, por menyra se si Marta mbajti pauzen dhe e shpertheu me nje fjali te fundit e te çuditshme, nuk e la te mendonte gje tjeter.

-Jo, jo, sigurisht qe jo, -tundi koken ne shenje mohimi, aq e trembur sikur kjo gje do te ndodhte mu ne ate çast. -Thjesht, ai mendonte se vepronte gjithmone drejte. Mendonte se... se te gjithe duhej ta degjonin ate. Por kishte edhe shume momente te bukura... dhe besoj... besoj se pjesa me e madhe qe kam kaluar me Xhonin, e tille ka qene. Ai... e po, eshte tipi i personit qe perpiqet te te beje te lumtur edhe kur te tjeret nuk e kuptojne. Eshte... mendoj se thjesht, eshte e veshtire ta kuptosh Xhonatanin. Ta kuptoje.

Erresire e pergjakshme. ✔Where stories live. Discover now