Mars 2019
Dielli ishte aq i forte sa Xhonatanit i duhej te vendoste doren ne ball per te mbrojtur syte nga ndriçimi i tij. E mori malli per erresiren qe pushtonte dhomen dhe e urreu veten qe pranoi t'ia bente qejfin motres. Ishte ulur ne sediljen e pasagjerit, por pavaresisht se e kishte ulur mbrojtesjen e diellit, ai serish arrinte t'i shkelqente drejt e ne sy dhe po e bezdiste. Alajna nuk ishte shquar ndonjehere si shofere e perkryer, sepse u afrohej shume makinave perpara dhe kur ato ngadalesonin, asaj i duhej te frenonte fort. Kete here, kishte ngritur muziken ne volumin maksimal dhe kendonte me ze te larte. Angela e bashkangjiste dhe Xhonatani ishte i sigurt se nuk e kishte pare asnjehere aq te lumtur.
-Jo, jo, dritaren mbylle, -u zgjat menjehere drejt se motres Patriku, kur e pa Alajnen te ulte xhamin e dritares. -Alajna, vertet, mbylle, nuk eshte nevoja te na felliqesh kaq shume.
Ajo as nuk i kushtoi vemendje fjaleve te tij dhe Patrikut iu desh te ngjeshej pas sediljes, duke mbuluar koken me xhaketen qe kishte mbathur. Kurse Xhonatanit per te paren here, i pelqeu zhurma qe po krijohej rrotull tij. I pelqeu, sepse ishte nje menyre kaq e thjeshte per t'ia terhequr vemendjen nga mendimet negative, per ta zhvendosur drejt nje vorbulle me energji pozitive. Dhe buzeqeshja ne fytyrat e dy femrave qe donte me shume, ishte gjithçka do te donte te shihte per gjithe jeten.
Strandbad Wannsee e kishte akoma ate atmosferen e zakonshme, qe mbante gjate veres. Mungonin çadrat shumengjyreshe dhe femijet qe bertisnin duke u lare ne det, por grupet e te rinjve dhe çiftet e dashuruara akoma silleshin rrotull ne shetitoren siper reres. Alajna doli e para, hoqi kepucet qe mbante mbathur dhe i la ne makine. Ashtu zbathur, mori topin prej bagazhit te makines e vrapoi deri poshte ne reren e argjendte. Xhonatani doli i fundit, por i lejoi kokrrizat e reres ta bezdisnin e t'i hynin ne kepuce. Nuk kishte qene ndonjehere fans i madh i plazhit, por i kishte pelqyer vetem sepse kalonte me shume kohe me familjen.
-Une dhe Xhoni kunder jush, mjaftohemi, -i buzeqeshi i kenaqur Patriku, teksa zgjidhte lidheset e atleteve. Xhonatani i hodhi nje veshtrim shkarazi: s'po e gjente dot çastin e duhur per ta pyetur per armen.
-Ne fakt... -Alajna çoi doren pas flokeve, duke qeshur pak ne siklet. Syte e te dy djemve u kthyen nga ajo, kurse Angela dukej se e dinte. -Do te jemi tre me tre.
-Kush eshte tjeter?
-Ju prenzatoj, -beri me shenje pas tyre. Syte i shndriten.
Xhonatani u kthye me ngadale. Fytyra e pare qe ndeshi ishte ajo e Hansit. Pastaj, prane tij vuri re edhe nje vajze tjeter. Dukej sa mosha e te motres, prandaj e perzuri mendimin se mund te ishte e dashura e Hansit. As nuk e nguli shume veshtrimin tek ajo, por u fiksua tek fytyra e shokut te ngushte. Nuk mund ta harronte debatin qe kishin bere se fundmi, pastaj ai as nuk e kishte marre mundimin ta takonte. Ktheu veshtrimin diku tutje, pa dashur te kishte te bente me ate fytyre aq te njohur, qe po ia kthente çdo gje nga e para.
-Kjo eshte nje... nje shoqja ime, Laura, -Alajna afroi vajzen prane vellezerve dhe e prenzatoi, duke u buzeqeshur lehte. Pastaj, beri me shenje nga Hansi dhe shtoi. -Dhe besoj se ate e njihni te gjithe. Te pelqen zgjedhja, Xhon'?
Ai as nuk reagoi. Patriku i hodhi Hansit krahet rreth qafes dhe iu shtrua nje bisede te zakonshme. Kurse Xhonatani qendroi aty, me syte e fiksuar drejt detit, valet e lehta te te cilit puthnin bregun. E dinte qe duhej te fliste me Hansin dhe me Patrikun, por zeri nuk i bindej per t'u bere pyetje. Nuk donte te kishte te bente me me ate qe kishte ndodhur. Por ama, ia kishte marre armen Beatriksit. Duhej t'ia kthente. E dinte shume mire qe duhej t'ia kthente sa me shpejt te ishte e mundur.
-Hej, -Hansi iu afrua i pari. I dhuroi nje veshtrim te shpejte e te vengert, si per t'i thene te fliste shpejt. -U be kohe qe nuk erdhe nga mua.
-Po, edhe ti nga mua, -i buzeqeshi ironikisht, por pastaj e kuptoi sa budalla u duk. Po sillej si femije.
YOU ARE READING
Erresire e pergjakshme. ✔
Mystery / ThrillerXhonatan Neumanni kishte pasur nje jete te veshtire. I perkushtuar plotesisht ndaj mbrojtjes se nenes nga dhuna e te atit, ai eshte i verbet ndaj çdo gjeje tjeter madje edhe ndaj personave qe e rrethojne. Kur dikush e vret me snajper nje nate te fto...