Kapitulli i njezet e kater.

48 8 16
                                    

Prill 2019

Angela kishte dale. Ai qendronte ulur ne tavoline me duart qe i dridheshin, teksa zbrazte shishen e fundit qe i kishte mbetur ne raft. Celularin qe nuk e perdorte asnjehere teper, tani po e mbante prane shishes se zbrazet dhe po priste nje mesazh. Prilli kishte ardhur i merzitshem, me qiell te vranet sikur te kishte zbritur muaji i pare i dimrit dhe jo muaji i dyte i pranveres. Trokiste lehte gishtat me tavolinen, per te thyer ate heshtje aq te bezdisshme. Shpresonte qe Beatriksi te vinte, pavaresisht se nuk i kishte kthyer pergjigje mesazhit te tij te fundit. Ajo ishte e vetmja qe e kuptonte. Te tjeret s'do e benin kurre. Patriku ishte larguar. Me te emen nuk ia mbante te perballej. Angela pastaj, nuk do e kuptonte dot asnjehere, keshtu mendonte.

Dera qe trokiti, e beri te hidhej perpjete si nje femije i lumtur. U ngrit menjehere dhe e hapi. Beatriksi hyri brenda, e mbeshtjelle me xhaketen xhins qe ai ia pelqente kaq shume. Buzeqeshi dhe i hapi vend. Ajo e veshtroi nje cope here me mospelqim, sepse siç dukej i ndjeu aromen e alkoolit, por nuk i tha asgje. Mbylli me kujdes deren dhe e udhehoqi deri tek kuzhina pa folur. Tani qe kishte dike prane, po e bente te ndihej me mire. U ul ne nje prej karrigeve boshe, prane saj. Syte e Beatriksit ndaluan tek shishja e zbrazet e alkoolit.

-Dhe ti qe me the se nuk do e beje me, -nenqeshi duke tundur koken. Ai ndjeu nje peshtjellim ne stomak. Ia kishte premtuar vertet, sepse alkooli kishte qene edhe arsyeja perse u ndane. Kur nuk i ktheu pergjigje, ajo shtoi. -Cfare doje te me thoje?

-Motra ime... ka nje te dashur, -tha. Beatriksi mblodhi vetullat si ne nje pikepyetje te madhe. 

-Edhe? Alajna eshte e madhe, sigurisht qe duhet te kete nje te dashur.

-Jo, nuk eshte siç po mendon ti, -tundi koken ne shenje mohimi. Shpresonte qe ajo ta kuptonte pa e thene ai, por Beatriksit nuk dukej se po i shkonte mendja aq larg. -Eshte... femer. E dashura e saj, dua te them.

Per nje çast, nuk foli kush. Tani, u pendua qe e kishte thirrur Beatriksin. Shume thjesht, mund te mos e kishte folur me askend kete: do e kapercente ashtu siç i kishte kapercyer te gjitha. Pastaj, Alajna ishte e madhe, ajo e dinte vete çfare bente. Por ishte nje fakt, qe po i dukej i mbushur me ankth aty brenda. Dhe kuptoi se ne fakt, ai nuk kishte frike nga zgjedhja e se motres, kishte frike nga reagimi i te atit kur ta merrte vesh.

-Nuk po shoh ndonje gje te rendesishme ketu, -ngriti shpatullat ajo. Fiks reagimi qe Xhonatani kishte imagjinuar. -Alajna eshte e madhe, pastaj jemi ne vitin 2019. Gjithçka eshte e mundur. Po e ben te duket shume tragjike.

-Nuk eshte rreth meje, Triks. -psheretiu lehte. E dinte qe nje pjese, ne fakt ishte rreth tij dhe ai vete nuk e pelqente çfare kishte zgjedhur Alajna, por pjesa me e madhe ishte frike. Shume frike. -Eshte rreth Alajnes. Nese e merr vesh babi, nuk...

-Zot i madh, Xhonatan, vertet! -thirri ajo, duke rrotulluar syte e bezdisur. -Nuk arrij ta besoj se akoma ke frike nga yt ate, edhe tani qe je rritur. Dua te them, shiko, e para eshte jeta e Alajnes dhe e di vete ajo nese do te tregoje apo jo. Dhe e dyta, babai juaj eshte... eshte jashte çdo rrezeje te jetes suaj. Prandaj, e gjitha kjo, -tregoi me dore nga shishja e zbrazet, -eshte budallallek. 

Ai nuk u pergjigj, por anoi koken ne shpatullen e djathte. E qetesonte kaq shume fakti se po fliste me Beatriksin. E qetesonin edhe fjalet e saj. Ajo dinte kaq mire ta logjikonte situaten dhe atij iu duk vetja budalla qe e kishte thirrur vetem per aq gje. Por donte ta shikonte me shume sesa thjesht, te fliste me te. Donte ta kishte aty, prane vetes. Dhe e dinte qe ishte nje gabim i madh kjo qe po bente, por ai e donte akoma. Dhe nuk mund te ecte pa ate prane. Sepse ne jeten e tij, kishte ecur gjithmone me perbindeshat. Dhe Beatriksi i dukej i vetmi person, qe ia zhdukte perbindeshat.

-Pse nuk ma dhe armen? -e pyeti me ze te ulet ajo. Ai e kishte pritur pyetjen e saj, por nuk e kishte menduar pergjigjen. E kishte shmangur.

-Nuk... nuk ta jap dot, -mblodhi supet. Cfare t'i thoshte, fundja? Qe e kishte e ema? Do te dukej si budalla ne syte e saj. -Kam nje problem dhe nuk ta jap dot. Kur t'i jap fund, do te ta dorezoj, kaq.

Erresire e pergjakshme. ✔Where stories live. Discover now