Mars 2019
Sa dite ishin bere qe qendronte ashtu, shtrire brinjas me syte ngulur ne nje pike te pacaktuar te murit? Apo ishin jave? Mos kishte muaj qe qendronte ashtu? Po sikur te ishte mbushur nje vit dhe ai te mos e kishte vene re? Hijet e se shkuares i luanin ethshem ne mendje dhe kercenin ne nje tingull te frikshem. Fytyra e babait e sulmonte sa here qe mbyllte syte. Jashte, dielli shkelqente pas perdeve te medha ngjyre gri qe kishin mbuluar qiellin: pranvera e kishte avulluar zymtesine e disa diteve me pare. Tani, veshet e tij mund te kapnin zhurma nga jashte, grupe femijesh qe vraponin me kenaqesi per ne shkolle te sigurt se edhe pak nga muaji i pare i pranveres i ndante. Por ato zhurma e mbysnin. E afroi me prane batanijen prane vetes, duke e mbuluar edhe hunden.
-Deshiron te dalim, Xhon'? -degjoi zerin e Angeles. I ishte afruar dhe shqoi silueten e saj perballe vetes. Mbylli syte pa dashur ta shikonte. -Eshte dite e bukur.
-Jam i lodhur, -mermeriti. Donte te qendronte vetem. Dhe ate driten e diellit donte kaq shume ta mbyste ne diçka, ne nje strehe te erret. Perdet e mbyllura nuk po i benin me pune, as grilat e ulura. Drita hynte nga te mundej.
-Jam e sigurt se nje shetitje do te te bente mire, -kembenguli serish ajo. Hija e saj i mbuloi per pak driten e rrezeve qe i ndjente aq shpuese. -Mund te shkojme edhe ne kinema. Dilte nje film i ri.
-Nuk kam deshire.
Degjoi psheretimen e saj te thelle dhe pastaj, e ndjeu qe u largua. U ndje me mire. Hapi syte dhe pa deren qe u mbyll. Ndryshoi me ngadale pozicion, qe t'i kthente shpinen drites se bezdisshme te diellit. Koka i dhimbte, kishte kaq shume nevoje per nje qetesues. Edhe muskujt i ndjente te terhequr dhe shpatullen e djathte mezi e levizte. Ne komone e anes tjeter, pikasi kornizen e vogel me foton qe ishte vendosur ne te. E kundroi prej aty ku ishte. Buzeqeshja ne fytyren e vet' iu duk aq e çuditshme, tek qendronte prane Angeles. Dinte te buzeqeshte ai?
U degjua serish trokitja ne dere. Mbylli syte. Nuk donte ta bezdisnin. Kaq e veshtire ishte ta kuptonte ajo? Nuk e mbante mend Angelen kaq kembengulese. Ai perkundrazi, prandaj e kishte pelqyer. Kurse tani qe kishte nevoje per qetesi absolute, ajo nuk po e linte nje çast te qete. Donte te flinte, por nuk mundej. Kete here, aroma e parfumit qe mbushi dhomen nuk ishte si ajo e Angeles. Kishte diçka tjeter ajo arome. I kujtonte dike tjeter. Ne stomak, ndjeu t'i perzihej diçka. Donte te kthehej, por nuk e beri. Qendroi aty, duke shtrenguar fort grushtin nen batanije.
Pastaj, dikush u shtri prane tij dhe ai ndjeu ftohtesine e trupit kinse te panjohur prane vetes dhe krahu qe e mbeshtolli fort, e beri te kuptonte edhe njehere se sa bukur ishte te ndieje dashurine njerezore. Ai mund t'ia refuzonte Angeles, por jo asaj. Por serish, nuk levizi. U perpoq te mendonte diçka tjeter, te fokusohej tek ato qe do te mendonte çdo person qe do te ishte ne vendin e tij: sa mesazhe do i kishin ardhur ne celular gjate asaj kohe, sa telefonata do i kishin humbur. Por nuk mund t'i mendonte keto gjera kaq femijenore. Kujt i interesonte per telefonatat e humbura dhe mesazhet e palexuara!
-Jam une, vella. -Zeri i saj e beri te donte te kthehej dhe ta shtrengonte fort. Por nuk levizi dot. Trupin e ndjente si te ngrire. -Nuk do e perqafosh motren tende?
-Eshte Alajna, Xhon'. Surprize! -thirri edhe Angela.
Serish nuk u kthye. Mbase sepse nuk donte t'u linte arsye te mendonin se ardhja e se motres e kishte kenaqur, ose thjesht nuk donte t'i linte ato dy femra te fitonin kunder tij. U mbush thelle me fryme dhe ndjeu ne flegrat e hundes aromen e parfumit te saj. Parfumi "Chloé ". Ajo lyhej gjithmone me te. Kur kishte qene me i vogel, teksa ajo e mbante ne krahe, i ngjitej ajo arome parfumi dhe djemte ne shkolle e tallnin se ai perdorte parfumet e mamase dhe e quanin 'vajze'. Tani, po ndjente mall per talljet e djemve te klases dhe nese do te kishte mundesi te kthehej edhe njehere pas, do ua kerciste grushtin pa i pyetur dy here.
YOU ARE READING
Erresire e pergjakshme. ✔
Mystery / ThrillerXhonatan Neumanni kishte pasur nje jete te veshtire. I perkushtuar plotesisht ndaj mbrojtjes se nenes nga dhuna e te atit, ai eshte i verbet ndaj çdo gjeje tjeter madje edhe ndaj personave qe e rrethojne. Kur dikush e vret me snajper nje nate te fto...