Janar 2022
Ulur ne zyren e tij, Rafaeli me kot po perpiqej te perqendrohej tek dokumentet qe i kishte dhene Stefania nga Komiteti i Financave, por nuk po gjente asgje ku te perqendrohej. Shifrat e kishin ngaterruar gjithmone, por asgje nuk dukej e dyshimte aty. Sipas Stefanise, punonjesit e vleresonin Xhonatanin si nje person qe shikonte punen e tij, nuk perzihej shume dhe ishte me i heshtur. Disa syresh, pershembull recepsionistja, ishte shprehur se Neumanni kishte nje humor te çuditshem, por mbase ky ishte mendimi i tij per te, prandaj Stefania nuk mendonte se ishte diçka qe mund te merrej si paralajmerim. Shefi, ndryshe nga punonjesit, kishte hedhur fjalen se perpara tri vjetesh, ai i kishte kerkuar pak me teper leje seç mbante mend ta kishte bere prej kohesh. Por edhe ai e kishte shfajesuar idene e tij se mbase, Xhonatani kishte probleme familjare.
Me Lauren e Haroldin nuk paten folur shume, por dukej se ata nuk kishin pare asgje te dyshimte tek te dhenat per Patrikun e Alanjen. Heinriku e kishte pyetur disa here se kur do te niseshin, por kur i pati thene se do e njoftonte vete, edhe ai ishte kyçur ne zyren e tij. Tani, ishte shume i pasigurt se çfare duhej te bente dhe thjesht, po i shfletonte dokumentet pa ndonje qellim ta kuptonte se çfare saktesisht po kerkonte. I lodhur, i la menjane dhe u mbeshtet ne karrige. Mendja i thoshte te telefononte Beatriksin, por nuk e levizi doren dhe goja pertonte t'i thoshte fjale ndjese. Do te flisnin me mire kur te ishin balle per balle.
E pati njoftuar Haroldin edhe per Hansin, por ai kishte kerkuar ta linin menjane per pak. Rafaeli e dinte se puna do i caktohej atij sapo te perfundonte me familjen. Por i dukej sikur ishin vertet shume pas, hetimi po vazhdonte me ritme te ngadalta, por e dinte se ky ishte vetem fillimi: familja e Xhonatanit nuk ishte nje familje e rregullt, dukej se fshihte shume sekrete dhe alibia e Polit po ia veshtiresonte goxha punen. Fjalet e tij te fundit akoma po i rrotulloheshin ne mendje dhe po vriste mendjen sa seriozisht e kishte pasur. Nenqeshja e tij ne fund fare, e kishte bere te mbushej plot me dyshime.
Nuk mund te qendronte kot. Ia vlente te provonte e te shkonte edhe njehere ne shtepine e Xhonatanit, mbase tani qe ishte kohe dreke, do i gjente te gjithe aty. U ngrit, shtyti pas karrigen dhe duke mbyllur dosjen me dokumente, doli prej zyres. Mia i hodhi nje veshtrim shkarazi kur ai i kaloi prane, por nuk i tha asgje. Kaptoi korridorin me hapa te shpejte dhe pastaj, trokiti ne deren e zyres se Heinrikut. Zeri i tij iu pergjigj menjehere te hynte. Hapi deren e hyri brenda. Dukej se ai nuk po e vriste edhe aq mendjen çfare te bente gjate asaj kohe, sepse ishte duke shkruajtur ne celular disa mesazhe me kembet e hedhura mbi karrigen prane tij. Kur kolegu hyri brenda, u ngrit menjehere, ne siklet qe e kishte gjetur ne ate menyre.
-Dukesh... i menduar, -Heinriku qeshi lehte per t'i shpetuar ndonje qortimi te mundur.
-Vishu, -i hodhi xhupin qe e gjeti te varur ne varesen e murit, pa i dhene asnje veshtrim te serte, por as edhe nje te ngrohte. -Mund te shkojme edhe njehere tek Neumann-et.
-Tani? Por...
Rafaeli doli, duke e bere te qarte se nuk donte kundershtime. Tjetri shfryu, por u bind dhe duke rrasur celularin ne xhep, i shkoi pas me vrap. Rafaelit iu be qejfi kur e pa ne gatishmeri dhe ne te njejtin pozicion pune. S'e kishte kuptuar ndonjehere perse ndihej me i afert me Heinrikun dhe madje, as nuk mund ta kuptonte perse zgjodhi ate per hetimet e veta, por ai kishte diçka qe e bente te ndihej me i sigurt. Dhe me te, nuk ndjente asnje lloj frike. Asgje qe do e terhiqte pas. Pa e kuptuar as vete si dhe kur, Rafaeli tani e shikonte oficerin qe kishte prane jo vetem si kolegun e punes, por edhe si shokun e ngushte pas Andreas.
Kete here, makinen e mori me qellim per te perdorur trikun e vogel qe u kishte mesuar Stefania. Sirenat fershellyen mu ne oborr, por ai s'e vrau shume mendjen per kete. Donte te shmangte trafikun e renduar dhe te arrinte nje çast e me pare ne destinacionin e tij. Pershkroi me shpejtesi rrugen e drejte, pastaj kur u hyri kthesave, nisi te ngadalesonte. Heinriku nuk po i bente asnje bisede, por dukej pak i shperqendruar i çorientuar nga urdhri i menjershem qe kishte marre. Tani donte me patjeter te merrte shenjat e gishterinjve te familjes, te pyeste me teper per Hansin dhe te perqendrohej me shume. Ndjente nje vrull te papritur qe mund t'i jepte fund ketij hetimi nese tregohej me i shpejte.
YOU ARE READING
Erresire e pergjakshme. ✔
Mystery / ThrillerXhonatan Neumanni kishte pasur nje jete te veshtire. I perkushtuar plotesisht ndaj mbrojtjes se nenes nga dhuna e te atit, ai eshte i verbet ndaj çdo gjeje tjeter madje edhe ndaj personave qe e rrethojne. Kur dikush e vret me snajper nje nate te fto...