1.Lukas

256 19 12
                                    

Ishte ora 8 e 20 e mengjesit dhe isha bere vone, isha bere vone ne diten e pare te shkolles, a ka gje me te keqe? Po behesha gati aq shpejt sa nuk i kam iden se si jam veshur, thjesht mora rrobat qe i kisha lene mbi karrige dhe i vesha shpejt e shpejt. Floket i kisha nje rremuj, e pash veten ne pasqyre vetem sa pe tu siguruar se nuk dukesha i frikshem qe ne diten e pare te shkolles, sepse ndoshta do te kishte nxenes te rinj kete vit. Mora makinen time, qe ne fillim ka qene e mamase time, dhe shkova ne shkolle. Fatmiresisht nuk kishte trafik, keshtu qe mberrita shpejt ne shkolle, parkova makinen dhe vrapova per tek dera kryesore, klasa ime ishte ne katin e trete, i ngjita shkallet dy e nga dy. Aq shpejt po vrapoja sa gati u perplasa me deren e klases. Trokita ne dere dhe hapa deren sa te fusja pak koken.
-Mund te futem profesor?-thash duke hapur me shume deren dhe me dukej gjysma e trupit, kuptova se ishte ora e gjuhes shqipe
-Meqe eshte dita e pare e shkolles, po te le, harroje se futesh here tjeter, po ulu tani- tha profesori duke mbyllur rregjistrin
-Faleminderit profesor- thash duke kruar pak qafen nga sikleti, dhe po kerkoja Andin me sy, ai ngriti pak doren sa ta shihja, dhe shkova drejt tij
-Erdhe me ne fund, le nam qe diten e pare te shkolles- tha Andi me ze te ulet
-Ehaa une shyqyr qe erdha, ti me thua qe lash nam, plus me te klases time jam-thash duke nxjerr librin.
-O qorr- pershpertiti Andi ashper duke drejtuar doren drejt nje vajze, te cilen nuk e njihja, me sa duket ishte e re ne shkollen tone
-Kush eshte kjo ore?-pyeta thash duke mbulur fytyren me dore
-Angela, eshte vajza e re-tha A ndi duke me goditur lehte pas koke
-Po h more edhe ti si  ben- thash dhe qesha lehte-po sa vjece eshte kjo?-pyeta me nje ton qe me bente te dukej sikur nuk e interesonte per te, por ne fakt jo, nuk e di, por, ndjeva dicka kur syte tane u takuan, si nje shkendije
-Eshte 17, dhe ka lindur ne Itali, por kishte ardhur per shkak te disa problemeve familjare, keshtu u prezantua -gjate gjithe kohes qe Andi po fliste, po shikoja Angelen, pa frik mund te thoja se ishte vajza me e bukur qe kisha pare- A po me degjon ore?-tha Andi duke levizur doren para fytyres time.
-Po more po-dhe ai filloi te fliste per dicka, po e shihja drejt e ne sy, por spo e kuptoja se cfare fliste, isha aq i hutuar, ose me sakte aq i perhumbur duke menduar per ate.
-...dhe keshtu ndodhi domethene, me pak fjale Euphoria eshte fucked up, por eshte super-Andi paska qene duke folur per Euphorian gjate gjithe kohes.
-Po po, ashtu eshte, do ta shoh edhe une- Nuk kisha degjuar se cfare kishte folur Andi, thjesht fjalin e fundit, po ta dinte do te me mbyste me 100 fjale, por fatmireshit i kisha pare te dy sezonet dhe e dija se cfare kishte folur keto 15 minuta, dicka beri zhurme, ishte zilja, do te thote se ora e pare mbaroi dhe ishte 5-minuteshi. Une dhe Andi shkuam tek vajzat, grupi u bashkua perseri. 
Grupi yne perbehej nga pese veta, dy djem dhe tre vajza, une, Andi, Klea, Marsila dhe Emi, ne gjithmone rrim te peste bashke, dalim se bashku, keshtu ka qene qe ne vitin e pare te gjimnazit, tashme jemi ne vitin e fundit, pas gati 8 muajsh do te kemi maturen, dhe te gjithe mezi po e presim, por akoma nuk kemi vendosur. Une per shembull kam menduar te kem te njejtin profesion si mamaja dhe babai ime, pra te jem avokat, por mendoj se kam kohe te mendohem deri ne Maj.
Andi, gjithmone ka pasur deshiren qe te behet aktore, ka marre pjese ne cdo aktivitet te shkolles, te cilat kane te beje me aktrimin, ka shkuar ne shume audicione, por pothuajse te gjithe e kane refuzuar, mendoj se kane gabuar sepse Andi e ka me shume pasion aktrimin.
Klea akoma se ka ndare mendjen, ndoshta do te nis dicka qe ka te bej me juridik ose ekonomik.
Marsila eshte ne te njejten varke, por me shume do te nis dicka qe ka te beje me artet.
Ndersa Emi, do te behet psikologe, si mamaja e saj, kete ka dashur gjitmone, qe kur ishim ne kopesht, une dhe Emi njihemi qe te vegjel fare, gati bebe, sepse mamate tona jane shoqe te ngushta, gjithmone ka qene si motra ime e vogel, dhe gjithmone do te jete e tille.

-O Lukas erdhe me ne fund- tha Klea duke ecur drejt meje dhe me perqafoi, kjo ishte gjuha e dashurise se Kleas, kontakti fizik, gje qe nuk ishte shume per mua, por ajo ishte Klea dhe gjithmone falte dashuri
-Po ja pra erdha-qesha lehte duke kruajtur pjesen e pasme te qafes- po he nje here, si ia kaluat kete vere, me sakt muajin e gushtit, se deri ne korrik bashke ishim-vetem gjate muajit te Gushtit nuk dolem me, sepse te gjithe ishin me pushime me familjaret e tyre.
-Shume mire, si me pushime- tha Marsila duke futur librat ne cante- Po ty si te shkoi?-pyeti ajo me nje buzëqeshje
-Ehh si cdo vit qe nga klasa e 8, ne pune-thash duke qeshur lehte, pavarsisht se isha ne pune, takohesha pothuajse cdo dite me miqte e mi, epo sepse ata vinin pothuajse cdo dite ne bar kafen ne te cilen punoja.
-Po kete e di une se kemi ardhur pothuajse cdo dite atje-tha Mikela dhe Emi e pa me bisht te syrit, nuk e di por gjithmon kam ndier se Marsila ka dicka me shume per mua, duke marre parasysh edhe reagimet e Emit kur Marsila sillej me teper se e sjellshme me mua, jo se Emi ka ndjenja per mua, aspak, sepse ajo ndien per dike tjeter.- thash mos ke bere ndonje gje tjeter, pushime per shembull?
-Ka bere pushime dhe eshte kenaqur shume- tha Emi dhe erdhi afer meje dhe po bente nje buzeqeshje ironike, i shkelqenin syte nga urrejtja per te
-Me behet qejfi- tha Masila me nje ton me ndryshe, me te ftohte.
-Vajza, eee, si thoni qe t'i themi Angeles te rri me ne ne pushim sot-thash jo vetem per te nderruar teme, sepse flaket e urrejtjes ndiheshin ne ajer, por edhe sepse doja ta njihja me shume Angelen
-Nuk eshte ide e keqe-tha Emi e cila ndyshoi mimiken e fytyres, dukej me e qete, sikur flaket u shuan, por te pakten pranuan qe Angela te rrinte me ne ne pushim
-Do te shkoj une t'i flas-tha Klea me shume vetebesim dhe shkoi tek banka e Angeles, qe ishte banka e pare ngjitur me dritaren, vetebesimi qe kishte Klea ishte per tu pasur zili, ishte nje nder gjerat qe e bente te vecante ate,por gjithesi, pak nga pak po punoje me vetebesimin tim, sepse puna si kamarier me ka ndihmuar goxha, edhe pse shume njerez e nenvlersojne, un isha ne banken e fundit, dhe 2 rreshta larg Angeles dhe Kleas, keshtu qe nuk i degjoja, por nga reagimi i Angeles edhe Kleas dukej se do te rrinte me ne sot, zilja ra, pra pese-minuteshi mbaroi.

Toxic LoveWhere stories live. Discover now