37.Lukas

26 5 0
                                    

Mbremja e matures erdhi shume shpejt, tani po behesha gati dhe do te merrja Isabelen nga parukeria, dhe do te niseshim per tek shkolla ime. Gjysma e klases e dinte se nje vajze,qe nuk ishte nga shkolla jone, do te ishte shoqeruejsa ime. Ndersa fakti se gjysma tjeter nuk e dine, eshte problemi i tyre. Ajo cka me intereson sonte, este qe te kaloj nje kohe te mire me shoket dhe shoqet e mia, dhe sidomos me Isablen, dua te jete nje nate e paharrueshme per te, per mire normalisht.

Po dilja per tek makina kur mora nje mesazh nga Isabela se ajo ishte gati dhe po me priste tek parukeria. Me duket se edhe fustanin e kishte marre ta vishte atje qe te mos vonoheshim asnje minute. Epo nuk e di cilin fustan zgjodhi , te parin apo te tretin. Sepse Nadia tha qe une nuk duhej te shihja se cfare fustani zgjidhte shoqeruesja ime, se duhet te surprizohesha. A thua po martoheshim...ne fakt...sdo te ishte ide e keqe, GJITHSESI.

I shkrova Isabeles se po e prisja jashte, eshtu qe dola nga makina qe t'i hapja deren kur te vinte.
Nxorra telefonin dhe hyra ne Instagram te shihja se cpo benin ato te klases. Te gjitha vajzat kishin postuar fotot se si ishin lyer e rregulluar, djemte se cfare makinash kishin marre, dhe qe shisnin mend, duke bere a thua ishte i tyri. Por qe ne fakt mund ta kishin marre me qera, ose nga ndonje kusheri i prinderve. Vete nuk kisha postuar asgje, ndoshta postoja dicka me vone.

-Lukas-kisha humbur ne medime deri sa degjova zerin e Isabeles, dhe ktheva koen. Po shihja nje bukuri qe shndritte. Ajo dukej e mahnitshme.
-Pra, si dukem-tha duke u rrotullar-thjesht u hutova duke e pare sa e bukur ishte
-E mrekullueshme-thash duke e pare ne sy
-Faleminderit, dhe ti dukesh bukur, te shkojne kostumet serioze-tha duke me rregulluar papjonin. Uhhh u be shume vape ketu.
-Le te ikim, te mos behemi vone-thash duke i hapur deren

-Mund te me pershkruash pakashum me ca tipash do te kem te bej, te pakten te dij se per cfare te flas the mos te flas-tha Isabela duke pare ne telefon-Mund ta dezesh pak kondicionerin te lutem
-Athere-ndeza kondicionerin e makines-si ffilim, grupi im shoqeror, Andi, shoku im me i mire, vellai im me pak fjal, para ca muaj patem nje zenke, dhe mbetem disa jave pa folur, por jemi pajtuar tashme.
-Cfare zenke?-pyeti duke pare nga une
-Eshte histori per here tjeter, gjithsesi-Nuk kisha ndermend te bisedoja me te per arsyen pse u zura me Andin-Kemi dhe te dashuren e Andit, Ema, shoqja ime e femijeris, mamat tona njihen dhe ne kemi nje marrdhenie si moter dhe vella. Nje here qe Ema u merzit prej Andit, desh ia thyeva hunden, gjithsesi.
-Pse per cfare e merziti?-pyeti duke qeshur
-Epo Ema eshte tip paroniak, dhe nje dite e kishin lene te dilnin bashke, Andi i kishte thene se do ta merrte me makine. Dhe ishte vonuar, tipike e tij, ajo e kishte telefonuar mbi 20 here, me mori mua dhe me tha te shkoja tek shtepia e tij, ngaqe eshte afer pallatit tone. 
-A kishte qene ne shtepi ai?
-Kishte qene duke fjetur gjume, edhe ariu qe ben gjumin letargjik e ka gjumin me te lehte se Andi
-Mos me thuaj qe fillove te bertisje tek drea e shtepise se tij?
-Tek dera e shtepis jo, por tek e dhomes-thash duke qeshur
-Po ndonje tjeter pjestar i "grupit" tuaj-tha duke bere me gishta thonjezat
-Edhe tre te tjerta-nuk doja t'i thoja dy dhe e treta te dilte surpriz, dhe sidomos sepse eshte ish-i im. Nuk dua ta drreqos.
-Me duket se emrin e njeres ma ke thene, ate qe ishte...epo ti e di, ish-i yt-tani qe e mendoj, i kam folur 2-3 here Isabeles me Angelen, kur u njohem ne fillim, dhe gjthcka po shkonte "mire" me Angelen.
-Po...eshte ajo, por kemi edhe Marsilen dhe Klean. Dicka, nese sheh Emin dhe Marsilen duke i dhen njera tjetres dirty looks, eshte se Marsila ka ndjenja per Andin, vetem pelqim, se besoj te kete gje me shume. Ne fillim ishin shume shoqe, por  Dhe qe kur mesuan se te dyja kan ndjenja per Andin, vetem rrine e bejne ironi me njera-tjetren.
-Joo, sdo e beja kurre, te prishesha me shoqen per nje djale-tha Isabela e merzitur
-Degjo, Emi u mundua shume ta mbante si shoqe, por ishte Marsila ajo qe thoshte vazhdimisht se tashme ishin ne nje gare,por me aq sa kam vene re, me duket se ajo ka njohur dike tjeter tashme
-E nga e kupton ti kete-tha ajo duke qeshur
-Epo ne fillim te lidhjes se Emit me Andin ajo nuk eshte shoqerohej shume me ne, dhe rrinte si e inatosur, aty filluan te prishej akoma dhe me shume "shoqeria" e tyre, sepse i flisnin njera-tjetres vetem sepse ishin te detyruara. Ndersa tani, edhe pse akoma i rrin njera-tjetres me turinj, nuk duket se rrine prej Andit.
-Sa me kujdes qe i ruan njerezit-tha duke ngritur vetullen
-Jam detajist, dhe normalisht qe ve re cdo gje rreth meje-epo e beja per te tjeret, kuptoja cndodhte ne jeten e tyre, por jeta ime me iku nga duart. 
-Te them te drejten ke nje shoqeri te cuditshme, por mendoj se jane keta njerez te cuditshem qe te bejne te ndihesh mire, dhe te jesh vetvetja-tha duke pare nga dritarja
-Po, jane akoma dhe me budallenj, por jane budallenjt e mi te preferuar-po i afroheshim shkolles-Dhe ja ku jemi afer shkolles sime te dashur, qe mos ia pafsha me bojen-murmurita
-Sa njerez pasken ardhur, dhe sa makina-tha Isabela duke marre casnten e saj te vogel.Dhe ndersa ajo po merrte gjerat qe i duheshin dola me te shpejt qe t'i hapja deren. Nuk doja te tregohesha gomar dhe ta lija ta hapte vete deren.
-Faleminderit-tha duke dale dhe me kapi doren-Lukas...Faleminderit...faleminderit per te gjitha-tha duke buzeqeshur
-Isabela-e terhoqa me afer me kujdes dhe e perqafova. Qe kur u bera kaq i guximshem une?- Faleminderit qe erdhe

-Lukas-bertiti Klea-erdhe me ne...Kush eshte kjo bukuroshe-tha duke iu afruar Isabeles
-Jam Isabela, shoqeruesja e Lukasit-tha ajo duke buzeqeshur-Kenaqesi qe nihemi
-Klea-e perqafoi, sic ben me te gjith-Eja te njohesh te tjeret-tha duke e terhequr nga krahu, dhe shkova pas tyre
-Pra kjo eshte Isabela, shoqeruesja e Lukasit-tha Klea duke ua prezantuar Belen shokeve te mi. Aty ishte i gjith grupi yne, Andi, i cili erdhi te me takonte, Emi, Marsila dhe...Angela.

Pasi biseduam te gjithe me njeri-tjetrin, mesuesja ne therriti te mblidheshim sepse do te dilnim cifte-cifte. Iu afrova Isabeles duke e kapur per dore.
-Je gati-thash duke u vendosur ne rresht. Ishim vendosur si te ishim ne rresht per te hyre ne shkolle
-Po, por edhe nervoze, sepse nuk njoh asnje, pervec teje-me shtrengoi doren ne fjaline e fundit
-Gjithcka do te shkoje mire
-E di

Filluam te dilnim cifte cifte, dhe te gjith po brohorisnim per njeri-tjetrin. Kjo do te jete dita ime e fundit ne kete shkolle. Jo se do te me marr malli per mesuesit apo mesimet. Por do te me marre malli per kujtimet dhe shoket e mi.

Hello lovely people
Si ju kam?? Si po i kaloni pushimet
Pa merak pjesa e matures nuk do te perfundoje ketu, edhe pjesa tjeter per maturen do te jete. 
Kam qene busy duke lexuar libra😂. Kush ka nevoj per rekomandime eshte i lire qe te pyes, ose edhe mund te tregoni per ndonje liber. Gjithsesi.

Shpresoj t'ju ket pelqyer pjesa<33

Please vote⭐ and comment💬if you hve any thoughts about this part❤️
Thanks for reading🥹🫶🏽


Toxic LoveWhere stories live. Discover now