Ashtu vrullshem mbylla deren e dhomes . U mbeshteta pas saj, ngadale leshova veten duke rene ne gjunje e pakuptuar lotet me lagen faqet. Nje psheretime lehtesimi pushtoi dhomen. Lehtesim!?
***
Nje rreze e zbehte dielli kishte depertuar ne perden e trrashe qe mbulonte dritaren e vetme te dhomes, duke ndricuar fotografine mbi tavoline. Fotografine e cila dukej e mbuluar nga pluhuri i nje dekade te ter. Shkova drejt saj, edhe pse isha e derrmuar doja pafundesisht te mbytesha ne te. Me kujtohet ajo dite e bukur dhe e ngrohte dhjetori. Po degjoja te qeshurat tona gjithandej. Fillova te qeshja edhe pse e vetmja gje qe doja te beja ne ato momente ishte te qaja . Kisha nje peshe te rend mbi supe e nuk e dija se sa gjate do te mund ta mbaja. Nuk me kishte mbetur fuqi, nuk me kishte mbetur shprese, nuk me kishte mbetur asgje. Kisha vetem shpirtin tim te lodhur e te thyer nga nje loje e hidhur e fatit. Përse mua? Përse ty? Çdo gje duket e pamundur tani. Zemra filloi te me rrihte shpejt e ajri me dukej aq i rende sa ishte e pamundur per te mbushur mushkerite e mia.
Ajo reze e zbehte dielli mbi fotografi solli nje stuhi kujtimesh , ndjenjash. Une mund te ndjeja perseri! Ne ate moment kuptova se sa shume kisha humbur, kuptova se kisha humbur cdo gje qe mund te me bente te lumtur serish.
YOU ARE READING
HELIOS (Shqip)
RomanceKur njoha ate e dija se kisha njohur njeriun per te cilin do te kisha gjithmone nevoje...Ai me ndryshoi jeten sikur te ishte misioni i vetem qe kishte.