Faleminderit te githeve ju qe e keni votuar dhe e keni lexuar historine time deri tani. Keto kohe do te postoj shume pjese te reja shume shpesh. Lots of love 💖💖💖 Hapa syte e rende nga oret e munguara te gjumit e asaj jave qe shkoi. Zhurma qe benin punetoret me zgjoi edhe sot. Po beheshim gati per nje menyre te re jetese, kjo ishte e gjitha. Mamaja ime po rregullonte nje shtepi te re per te jetuar. Fjalet e saj per te mbledhur gjerat e mia e te shkoja me te nuk me ishin ndare gjate gjithe ksaj kohe. Megjithate une nuk kisha ndermend te levizja ne ate kohe. Ceremonia e diplomave zhvillohej ne mbremje. E mbarova gjimnazin, ato 3 vite me kishin ndryshuar shume. Asgje nuk dija se cdo te beja me pas, asnje ide, asnje deshire. Syte ia kisha ngulur tavanit qe kishte marre nje nuance ngjyre, pothuajse si ajo e arit nga rrezet e para te diellit te asaj te premteje. Njoftimi i mesazhit me shkeputi nga mendimet.
"Miremengjes Mers! Te dy prinderit e tu do te vin ne ceremoni sonte? Te perqafoj! - Kristel"
Pasi lexova gjithe ç'kishte shkruar Kristeli per te treten here, mbylla telefonin. U rrotullova ne te majte nga dritarja ngjitur me krevatin tim. Te dy prinderit e mi? Ata mbase as qe e kane idene me te vogel te asaj qe pritet te ndodhe sonte. Eshte detyra ime ti njoftoj ç'eshte e verteta, por ishte detyra e tyre te interesoheshin gjithe kete kohe . As nuk me kane pyetur per asgje, e une me mire vendos te mos i shqetesoj per gjera te kota, mamja ime po mobilon shtepine e re dhe babi nuk mund ta humbas ndeshjen e sotme, a ja vlen ta humbas per ceremonin e diplomimit te vajzes se tij?Pallati i fundit qe ishte ndertuar e kishte bllokuar te gjithe pamjen qe me ofronte nje pjese nga kodrat e liqenit, shtepia ime gjendej mes pallatesh , e rrethuar nga te gjitha anet, ashtu ndihesha edhe une ne ate kohe, e mbytur, e mbyllur, e bllokuar, dukej sikur cdo minute qe kalonte me merrte me vete gjithmone e me shume oksigjen.
"-Une do jem duke te bere foto kur ti te rrezohesh para te gjitheve ne ceremoni..
-ahahah Helios? Ti? Jo nuk e besoj!
- Pastaj do te bejme foto te dy dhe une do te te jap dhuraten time per festen tende te diplomimit.
-Dhurate?
- Po! Dhuraten qe kam filluar ta pergatis qe ne momentin kur syte e tu me ben te kuptoja se jeta ime nuk ka kuptim pa ty..."
Ishin ato fjale qe me mbushen syte me lot ne momentin kur i degjova per here te pare dhe ishin po ato fjale qe me ben te shpertheja ne lot tani, te qaja me zemerim ndaj tij qe nuk arriti te mbante fjalen , te qaja me denese nga malli qe me kishte pushtuar zemren, shpirtin, gjithe qenien time. Sepse une e doja kaq shume ...Mora celularin per ti telefonuar Heliosit dhe e mbylla pasi degjova deri ne mbarim zilen e fundit. Ai nuk mund te jete larguar, per kete isha e sigurt. Mendova te shkoja pas ceremonise tek studioja e tij, fundja une nuk do te qendroja ne feste. Floket e mi me onde deri ne fund te shpines ma benin gjithmone e me te veshtire stilimin e tyre, e megjithate nuk kisha ndermend ti prisja aspak, e keshtu i lash te leshuar siç i mbaja gjithmone. Vesha fustanin ngjyre panë qe kisha blere dy vite me pare sepse ishte i vetmi fustan qe me shkonte mire me gjithe kilet e humbura keto kohe...
Nuk e kisha vene re qe isha dobesuar aq shume deri ne momentin kur te gjithe fustanet me rrinin si te ishin 3 numra me te medhenj. Ndryshe nga cbeja zakonisht, kete here i kushtova shume kohe dhe vemendje tualetit, duhet te mbuloja rrathet e zi dhe tmerresisht te dukshem qe me ishin shfaqur keto kohe e nuk me ndaheshin asnje dite dhe dukej se dita dites beheshin me te dukshem e sikur ishin vedosur aty pergjithmone... e benin aq shume kontrast me ngjyren e zbehte te lekures time.
Si perfundim vesha kepucet e mia te sheshta si gjithmone sepse edhe gjatesia ime ma lejonte kete , nuk kam qene asnjehere tipi i vajzes qe pelqente te vishte kepuce te larta dhe jo, nuk i kam veshur ndonjehere kepucet me taka te mamit kur kam qene e vogel.
***
Dola nga dhoma ime dhe pashe qe shoma ime dukej sikur ndodhej ne mesin e nje shkretetire, nuk kishte asnje dhe thuajse asgje ne shtepi, mbylla deren dhe u futa ne makinen e zeze perpara shtepise ku me priste Kristeli.
***
-Perse nuk mu pergjigje ne telefon Mers?- kristeli me hodhi ate shikimin e saj zhbirues.
-Hem, nuk e kam pare...
E nuk vazhdoi te me pyeste me, mbase nuk kisha arritur ta fshihja mire gjendjen time pas maskes qe kisha krijuar. Gjate gjithe rruges u perpoqa ti ndaloja lotet te me vishnin syte , e mbajta veshtrimin te fiksuar pas dritares me xham te zi. Mberritem dhe u drejtuam per tek vendet tona, pasi u pershendetem me te gjithe nxenesit dhe mesuesit. Ceremonia u hap , si fillim ndoqem nje video me momentet me te bukura te 3 viteve qe kishim kaluar bashke. Kristeli me shtynte sa here dilnin foto ne te cilat ishim te dyja. Drejtori mbaroi fjalimin dhe te gjithe ne ishim te rreshtuar ne skene duke pritur te degjonim emrat tane. I hodha nje veshtrim salles ne vendet e prinderve, pashe te gjithe rreshtat njeri pas tjetrit nga i pari tek i fundit por nuk dallova asnje fytyre te njohur. Salla ishte qetesi teksa ne merrnim diplomat , dera ne hyrje te saj beri nje zhurme pasi u hap vjedhurazi.
-Helios!? - zemra filloi te me rrihte forte, por arrita ta normalizoja dhe ta qetesoja veten. Ceremonia mbaroi dhe ndoqa kristelin per te shkuar tek festa, ky nuk ishte plani im por nuk doja kurresesi te ndeshesha me te. Zbrita shkallet per ne prapaskene.
- Mers? -vazhdova te ecja pas Kristelit
-Mers? Mersi? - ah zeri i tij, sa me kishte marre malli, zeri i tij qe ka nje efekt magjik tek une. Ndalova pasi ndjeva doren e tij ne krahun tim.
- Mers, ndalo te lutem!
-pse?
- Te lutem me degjo deri ne fund
dhe pstaj mund te flasim.
-po?- ia ktheva ftohte
- Ate nate, asgje qe ndodhi naten e festes tek studioja ime nuk duhet te kishte ndodhur, nuk e di cfare nuk shkoi nuk doja kurre te beja edhe ty pjese te gjith ksaj..ti tani e di qe une jam thjesht nje njeri i varur nga drroga
-po telefonatat e mia?
- Me kupto Mers, nuk mundesha te te flisja , nuk mundja as te te dilja perpara...
- Keshtu do te fshiheshe pergjithmone? Do vazhdoj te fshiheshe gjihmone?
- Jo, nuk do fshihesha gjithmone, jam ketu tani , ashtu sic te kisha premtuar te kam sjelle edhe dhuraten time.
-Me mire te ulemi diku e te flasim gjate Helios
- jo, me e mira eshte qe ne te mos takohemi me
- Nuk me do me? - lotet me lagen faqet e kembet nuk po me mbanjn me, dukej sikur kisha nje gur mbi shpine qe po ma merrte frymen.
- Une te dua shume Mers, me shume nga cmund ta imagjinosh, per kete arsye dua qe te me qendrosh larg ..nuk mumd te rrish me nje drogaxhi si une...
- Po une? Une jam ketu, jam ketu me ty , jam ketu dhe do te ndihmoj Helios do ta klojme bashke gjithe kete..
- Ti kujton se une nuk jam perpjekur deri tani? Ti kujton se do ta lija veten ne kete gjendje?
- Do ta kalojme bashke, une e di qe do ta kalojme
- Eshte e kote Mers, eshte e kote
- Jo nuk eshte e kote, une di se cduhet te bej per ta kaluar kete, do ta shohesh, ti nuk je vetem- si i thash ato fjale e perqafova me sa fuqi kisha dhe nuk kisha ndermend ta leshoja ndonjehere. As vete nuk po i besoja ato fjale qe thash por do beja gjithshka per te, gjithshka.
- Çfae do beja une pa ty Mersi?
- Te premtoj qe do ta kalojme .
U pershendeta me Kristelin nga larg dhe u largova nga shkolla bashke me te.
- Do vish tek une sonte Mers?
- Po sigurisht qe do te vij...
YOU ARE READING
HELIOS (Shqip)
RomanceKur njoha ate e dija se kisha njohur njeriun per te cilin do te kisha gjithmone nevoje...Ai me ndryshoi jeten sikur te ishte misioni i vetem qe kishte.