Shume gjera mund te ndodhin per nje vit ashtu sikur se kishte ndodhur edhe me mua. Me Heliosin kisha nje marredhenie shume te qet dhe te bukur, harmonike ne cdo kohe dhe te ngrohte. Takoheshim thuajse cdo dite. Pas shkolle shkoja tek studioja e tij, e prisja te mbaronte se pikturuari dhe nderkohe bisedonim ose merresha me detyrat e shkolles. Herë e prisja te vinte nga shkolla duke porositur pica dhe duke pare "Gotham" . Pasditeve me shi qendronim ulur prane njeri tjetrit duke degjuar shiun ose thjesht duke shijuar heshtjen rreth nesh. Dhomen tashme e kisha te mbushur me piktura te miat, portrete qe mi kishte dhuruar thuajse cdo dite dhe shume fotografi tonat, qe nga pikniket e veres se shkuar, koncertet e rrokut, surpriza per ditelindje, kolazhe me foto te cuditshme e fytyra te çmendura. Shume pasdite kohet e fundit i kalonim bashke me grupin tone shoqeror qe ne fakte ishin te gjithe miqte e shkolles se Heliosit por qe tanime ishin bere edhe nje pjese e rendesishme e jetes time. Ishim nje grup i vogel prej 5 vetash por ishim shume te lidhur me njeri-tjetrin. Takoheshim ne studion e tij, dukeqene se kohet e fundit po pregatitesha per provimet e matures isha pak e stresuar. Pasditet qe kaloja bashke me grupin ne studion e Heliosit ishin kthyer si rutine. Mesoja per provimet dhe te gjith ata kerkonin menyra argetuese per te me ndihmuar te mesoja dhe per ta ç'dramatizuar situaten. Te gjith kishim nje qellim keto kohe, qe une te dilja mire ne provime. Kjo ishte nje periudhe shume e rendesishme ne jeten time, nga keto provime pothuajse varej e ardhmja ime. Isha e stresuar por Heliosi bashke me grupin tone me benin te ndihesha shume e sigurt dhe me mbeshtetje te paimagjinueshme. Edhe ditet e mia ishin kthyer ne nje rutine te merzitshme. Kur dilja nga studioja dhe ndahesha me grupin dhe Heliosin, shkoja ne shtepi, edhe pse shume e lodhur shkoja ne dhome dhe mundohesha te perqendrohesha e te mesoja edhe pse grindjet midis tyre nuk mund te mi mbante larg muri i dhomes. Keshtu kisha gjetur nje zgjidhje per veten time. Mesoja edhe kur nuk kisha pse, vetem qe te mbaja veten e zene gjate kohes qe isha ne shtepi e te mos degjoja zenkat dhe zerat e tyre te ngjiruar qe bertisnin drejt njeri-tjetrit pa pushim. Nuk mund ta lija veten ti perjetoja , te lendohesha ashtu sic kishte ndodhur kur isha me e vogel. Ne lidhje me ata, asgje nuk kishte ndryshuar. Qendrimi ne ate shtepi ishte bere pothuajse i pamundur, por te pakten tani nuk me kerkonin t'ju pergjigjesha telefonatave te shpeshta te tyre. Mbase ngaqe nuk me telefononin me, edhe kur vonohesha...
Ndoshta mendonin se mund te kem me shume liri e jam me e pergjegjshme qe nga ditelindja ime e 18. Mendoja keshtu por thelle kisha nje ndjesi qe nuk ishte kjo arsyeja, jo thjesht ndjesi, mbase isha e sigurt se problemt e tyre nuk ju linin me kohe te shqetesoheshin edhe per mua.
***
Per nje jave do te jepja provimet. Ishte e shtune dhe sapo u zgjova mora celularin per te pare oren. Kisha thirrje te humbura nga Heliosi dhe nje mesazh nga Niku, shoku i ngushte i Heliosit.
" ne oren 7 pasdite eja tek studioja"
Mu duk pak e cuditshme, mesa mbaja mend nuk e kishim lene te takoheshim atje.Shpresoj tju kete pelqyer. Lots of love ❤❤
YOU ARE READING
HELIOS (Shqip)
RomanceKur njoha ate e dija se kisha njohur njeriun per te cilin do te kisha gjithmone nevoje...Ai me ndryshoi jeten sikur te ishte misioni i vetem qe kishte.