11

185 20 5
                                    

Si mbaroi se foluri nuk po u besoja syve. Mora çelesin nga duart e tij qe dridheshin perballe meje pa u menduar gjate dhe u afrova duke e perqafuar me sa fuqi kisha. Mund te ndjeja rrahjet e shpejta te zemers se tij dhe frymemarjen e pakontrrolluar qe ma beri trupin me mornica, preka floket e tij dhe shkujdesur e afrova me shume pas vetes. Mund te ndjeja aromen e tij te lehte dhe trrupin e tij si te ishte i imi. Isha kaq e lumtur dhe e sigurt ne ato momente sa po mundohesha te shijoja, te jetoja, te ndjeja plotesisht ato grimca ngrohtesie me friken se cdo sekond qe kalone ishte nje hap me teper drejt fundit. Doja te humbisja ne ato minuta te magjishme dhe mos kthehesha kurre pas. Ngrita koken instiktivisht dhe ndjeva butesine e buzeve te tij tek takuan te miat. Largova duart me shpejtesi te çmendur, dhe u drejtova per tek dera.
-Prit, mos ik Mers!- me kapi doren per te me ndalur.-mos ik pa then asnje fjale.
Ktheva koken me lotet qe me lagen faqet. Nuk po kuptoja asgje. Trupi im, tashme i rrebeluar nuk me bindej me. Duart i ndjeja te ftohta dhe gjunjet po me drridheshin pa pasur mundesi ti kontrrolloja.
- Çfare ka qe nuk shkon Mers?- ai u afrua drejt meje, me shihte ne sy sikur po kerkonte pergjigjen e misterit shume shekullor. Me fshiu lotet duke buzeqeshur dhe butesisht kaloi doren mbi floket e mi.
-Faleminderit shume Helios, faleminderit per çdo gje- fillova te qeshja dhe e perqafova perseri.
Nisem te qeshnim te dy.
***
Shkolla po behej gjithmone e me e veshtire dhe ngarkesa shtohej vazhdimishit, ishte normale kjo per ne qe e kishim kete, vitin e fundit te gjimnazit. Çdo kush kishte dyshime dhe pasiguri per zgjedhjet qe do te bente , por une? Jeta ime kishte ndryshuar plotesisht. Po jetoja vitin me te bukur qe kisha kaluar ndonjehere. Djaloshi simpatik dhe i talentuar qe kisha njohur nje vit me pare me kishte shnderruar ne nje person tjeter qe as vet nuk e besoja, por ishte e vertete. Une , vajza e ndrojtur qe nuk kishte asnje mik perveç kufjeve dhe muzikes se fuqishme rrok qe e degjonte me volumin ne maksimum edhe ne shkolle nuk egzistonte me. Nuk egzistonte me as ajo vajza qe e shihte bote si vendi me i erret , dhe kishte ndertuar nje te sajen.
Kisha fituar shume miq, shume eksperienca dhe kujtime, shume buzeqeshje te çmuara por gjeja me e rendesishme ishte ai. Shoku me i mire qe do te shihte per ore re tera me mua te gjitha episodet qe une do te doja, vellai me trim qe do te kishte krijuar nje mbreteri te ter perpar meje, shoqja e ngushte qe do te ndante me mua cdo sekret per te cilin ishte betuar dhe do te bente foto gjithe diten duke keruar driten me te mire, motra me e kujdesshme qe nuk do te flinte asnje nate pa me pyetur ne kisha ngren apo jo...
Une kisha fituar ate , njeriun qe do te me falte dashuri pafund, ne cdo kohe , ne cdo vend, pa dyshim dhe mbi te gjitha te sinqerte. Une kisha fituar ate...Heliosin qe e doja me gjith shpirt...

Hii :)) e di qe ka kaluar shume kohe pa bere update , kete jave do te postoj pjesen e mbetur. Ju lutem me jepni mendi.in tuaj per historine dhe kpitullin. Lots of love ❤❤

HELIOS (Shqip)Where stories live. Discover now