-Tek parku ne jug te qytetit.
-vend interesant, shkoj shume shpesh aty.
Zhurma shurdhuese e ferkimit te rrotave te trenit me shinat e ndryshkura nderpreu biseden qe sapo kishim nisur. Hodha syte nga dritarja dhe pashe qe kisha mberritur ne stacion. Mora canten dhe nxitova te zbrisja pa e pershendetur ate djalin simpatik. Sapo zbrita ne stacionin e boshatisur mora fryme thelle dhe ndjeva freskine e parkut qe aty. Isha perhumbur teresisht ne bukurine e atij vendi sikur te ishte hera e pare qe e shihja saqe nuk e kisha vene re aspak qe ai po me ndiqte gjate gjithe kohes. Ndalova per nje moment kur e degjova te me therriste.
-He Mers do t'me shoqerosh ne nje shetitje?
Nuk ktheva pergjigje por vazhdova te ecja duke i lene te kuptonte qe nuk perbente problem. Ai u afrua dhe filluam te ecnim ne heshtje ngadale.
Parku ate dite ishte bosh. Mbizoteronte nje qetesi gati-gati e frikshme. Toka ishte e lagesht dhe dielli i sapo dale mbas shiut te fuqishem kishte formuar copeza ylberi qe as nuk mund ti shkelja. Duke ecur ai filloi te fliste. Me tregoi cdo gje per ate vend. Kisha kaq shume kohe qe vija dhe nuk kisha vene re asgje nga ato qe po me trregonte. Filloi te fliste per lulet qe çelnin gjithmone e me te bukura. Per pemet gjigande qe kane formuar nje labirinth te gjelbert, per zogjte qe krijonin kolonen me te bukur zanore me cicerimat e tyre, per qiellin qe ndryshonte ngjyren gjate perendimit te diellit , per terrin e nates qe ndricohej nga drita e mijra yjeve qe mbulojne cdo cep te qiellit, per shkelqimin verbues te diellit ne mengjes, per fluturat krahearta qe soditnin cdo lule. Po degjoja me vemendje cdo gje qe thoshte. Fliste kaq bukur per cdo gje. Dukej se i pelqente natyra, me mire te them ishte krejtesisht i dashuruar pas saj. Shetitja qe bem ishte e gjate dhe me ne fund u ulem buze liqenit.
- Sot eshte shume i qete, shume i kthjellet- tha duke veshtruar liqenin.
Vertet ashtu ishte. Mjelmat notonin ngadale njera pas tjetres.
-Me trrego per veten Mers.
-Mendoj se ti duhet te me thuash emrin me pare.
-Helios- mu drejtua duke me pare ne sy.
-Atehere Helios ,une jam 17.
-kaq!? - tha duke qeshur
-Ne fakt nuk ka shume per te treguar.
-o vertet? Ndersa une mendoj se do te me duhet te zbuloj vet . Une jam 20, studioj ne universitetin e arteve per pikture.
-interesante
Mori bllokun e madh qe mbante ne duat kur hyri ne tren dhe filloi te me trregonte punimet e tij. Kishte skica te paperfunduara. Kishte portrete njerezish, njerez te ndryshem ne vende te ndryshme, vizatime te detajuara dhe perdorim pothuajse te të gjitha ngjyrave. Me pelqyen te gjitha. Sa me shume me trregonte per veten aq me shume kisha deshire te kaloja kohe me te, ishte i talentuar dhe kishte nje fantazi te papare.
-Paska kaluar ora per trenin e fundit!? Fillova te flas ne panik-si do te kthehem tani?Hello! Nese historia ju pelqen apo jo deri tani ju lutem jepni mendimin tuaj. Faleminderitttt
DU LIEST GERADE
HELIOS (Shqip)
RomantikKur njoha ate e dija se kisha njohur njeriun per te cilin do te kisha gjithmone nevoje...Ai me ndryshoi jeten sikur te ishte misioni i vetem qe kishte.