-5-

321 39 5
                                    

Nuk mendova gjate dhe mora letren, e futa ne cante dhe xhaketen e mbajta ne duar . Kushdo qe e ka lene , e ka lene per mua. U nisa per ne shtepi duke menduar cdo person te mundshem qe mund te kishte lene letren. Arrita ne shtepi e nuk pashe asgje perreth. Ngjita shkallet me nje shpejtesi marramendese per ne dhomen time. Pasi bera nje dush te ngrohte dhe vesha rrobat me te rehatshme qe gjeta u shtriva ne krevatin tim te parregulluar qe nga mengjesi. Me zune zyte xhaketen e zeze mbi dysheme afer krevatit, e mora ne duar dhe nisa te mendoj serish. Mund te kete qene kushdo...nje person i panjohur qe ka pare nje vajze ulur ne nje stol te vjeter teksa flinte ne te ftohte. Cdo njeri do ta bente kete gje, mbase jo. Por nuk kishte me rendesi tani. Isha e sigurt qe nuk do ta njihja ndonjehere. Por te mendoja per te kisha deshire. E perfytyrova ne menyra te ndryshme. Xhaketen e shtrengova forte ne duar dhe e mbajta afer vetes. Nuk munda as vet ta shpjegoja se cfare ndjesie me jepte ajo xhakete. Pa kuptuar ishte kthyer ne nje objekt te rendesishem per mua. Mbase nga xhesti qe lidhej me te . Po kjo duket e vetmja alternative e kuptimte. Ishte e bute dhe gjithmone e ngrohte, ishte e vecante. Vendosa te largoja cdo mendim lidhur me xhaketen ne koken time. Por i sigurova nje vend mjaft te mire ne dollapin tim. Ndonjehere humbisja duke e pare . Kaluan plot dy jave. Ditet e mia dukeshim gjithmone e me te gjata. Me te veshtira dhe boshe. Cdo gje ngadale kishte humbur kuptimin e vet mbase une kisha humbur kuptimin e gjerave. Ajo dite me kishte ndryshuar shume. Mbase une nuk funksionoja me si dikur. Cdo gje eshte gri. E turbullt dhe pa sens. E ftohte si vet temperaturat qe kishin gjunjezuar qytetin. Isha kthyer ne nje rrobot, isha skllavi i rutines time te merzitshme. Oret e mbetura te dites pas shkolle i kaloja ulur ne lulishten e madhe duke veshtruar barin e perulur me pikat e veses qe dukej se i rendonin kaq shume. Duke veshtruar pemet e kerrusura nga ererat e pameshirshme qe ia merrnin shpirtin pa pyetur fare per to. E une . Une aty ulur vetem. Vetem me mendimet e mia here te paqta e here jo. Kjo gjendje po me brente ngadale aq ngadale sa nuk mund ta kuptoje. E ne fund e kupton qe je zhytur ne nje humnere te thelle e te zeze qe po ta merr frymen, e rruge dalje nuk ka. Mbase ka dhe une nuk mundem ta gjej mbase jam tejet e mbytur sa eshte e kote edhe te perpiqem, kush e di se si eshte. Une jo.
****
24 Dhjetor
Nje shi i rrembyeshem trrokiste forte ne dritaren e dhomes time . Xhami i djersitur i dritares nuk te lejonte te shihje asgje. Vec zhurmes se pikave te shiut kur takonin parvazin e dritares nuk degjohej asgje tjeter. Dukej si melodi...
Me pertese fillova te vishem. Kembet e mia te zbathura benin zhurme ne parketin e rreshqitshem te dhomes. Hapa dollapin dhe dora me takoi padashur njeren nga vareset e shumta. Xhaketa e zeze ra mbi kembet e mia. Buzeqesha lehte dhe e mora pa i kushtuar rendesi. E vesha. Mora canten e shpines e u nisa per ne shkolle nderkohe qe shiu aq i rrembyeshem kishte pushuar duke lene pas rruget e lagura dhe piklat e ujit qe vazhdonin te binin nga deget e pemeve.

Pasi mbaroi mesimi vendosa te shkoja ne parkun e madh qe ndodhej 2 ore larg nga shkolla ime. Do te shkoj me tren. Me pelqen shume te udhetoj me tren e te shoh pemet qe vrapojne ne drejtim te kundert. Shkova ne stacionin e trenit, mora bileten dhe zura vendin tim te preferuar prane dritares. Vura kufjet dhe treni u nis. Ne ndalesen e pare nje grup te rinjsh u fut ne tren. Nje prej tyre u ul ne vendin e lire perballe meje. Ishte nje djale i gjate, zeshkan me floket e drejte qe gati -gati i mbulonin syte e tij te medhenj me bisht. Kishte nje buzeqeshje te bukur qe ia ndrinte fytyren. Ne duar mbante nje bllok te madh. Treni u nis perseri dhe une hoqa kufjet e vura ne xhepin e xhaketes. U mundova te shmangia shikim e tij disa here.

-xhaketa ime e preferuar- tha ai duke qeshur
-çfare? - ia ktheva duke e pare ne sy
- ajo qe ke veshur ishte xhaketa ime e preferuar.
Pa u menduar gjate i thash:
-pra ti je...
-po une jam-tha duke me penguar te vazhdoja-dhe ti je vajza e stolit...
E perfundoi fjaline duke qeshur
-vajza e kujt!??
-Vajza e stolit-perserit prap duke qeshur
-Mersi. Emri im eshte Mersi.
-Epo ku po shkon sot Mers?

HELIOS (Shqip)Where stories live. Discover now