16

179 21 1
                                    

E djele, shi.
-Ne jemi menduar shume per ta marre kete vendim dhe mendoj se je mjaftueshem e rritur per ta mirekuptuar kete qe po ndodh Mersi.
-po?
-Gjithe keto vite jam munduar te jem nje mama e mire per ty dhe ne te kerkojme te falur per cdo moment qe je merzitur nga veprimet tona por e vetmja gje qe kam dashur ishte qe ti te rriteshe ne nje familje ku te mos mungonte dshuria ne asnje moment Mers, me beso qe jemi munduar vetem per ty. Ka ardhur koha qe çdo gje te marrë drejtimin e vet , nje drejtim te ri dhe me te mire per te gjithe ne, prandaj ne vendosem qe divorci eshte vendimi me i drejte per ne tashme... por ...asgje nuk do te ndryshoje, ne do jemi prane teje te dy si githmone..
-si gjithmone!? - lotet me mbuluan syte e i lashe te binin...- Por ju nuk keni qene prane meje...e dini sa nete kam kaluar zgjuar duke degjuar te bertiturat tuaja? Jo! Sepse nuk keni qene aty
- Me vjen shume keq zemer , vertet jam munduar shu...
-Jo, mjaft me!- u ngrita shpejte dhe ngjita shkallet me shpejtesi marramendese per ne dhomen time. U mbeshteta pas deres e rashe ne gjunje. Sa here e kam deshiruar divorcin e tyre! Thuajse cdo nate...cdo nate per te pasur pak qetesi. Por jo, nuk e dua. Dua vetem nje familje te lumtur.... e me keto mendime e lash veten te mbytesha mes lotesh.
***
Floket me kishin rene ne fytyre e duart i kisha akull te ftohta. Duket se kisha fjetur per 1 ose 2 ore aty poshte. U ngrita me duart tek gjunjet e u ula ne krevatin qe nuk e kisha rregulluar prej ditesh. Ashtu isha dhe une...nje rremuje gjigante. Mbeshteta koken ne jastek teksa e shtrrengoja me duar, e shtrengoja aq forte sa mendoja se do te me zhdukte, e syte i drejtova tek muri gri i sapolyer i pallatit perballe dritares time e..nuk po mendoja asgje. Zgjata doren per te marre telefonin ne cepin e komedines. Formova numrin e tij dhe nuk mendova me gjate. I telefonova. Pas dy zileve te para telefonata u mbyll, ah gabimisht ndodh shpesh, i telefonova perseri por ndodhi e njejta gje. Pra Helios me mbylli telefonin. Ah sa e deshperuar isha per tia degjuar zerin sa e deshiroja pergjijen e tij... Por jo, jo! Une kam shume nevoje per ty! Me degjon? Kam shume nevoje per ty- fillova te bertisja sikur po me degjonte

HELIOS (Shqip)Where stories live. Discover now