Hija e gjetheve te plepit qe gjendej afer dritares, kishte rene mbi fytyren time, era i tundte duke bere qe hijet e tyre te leviznin duke lejuar aty ketu rrezet e diellit te me preknin fytyren. Fillova te ndjeja kyçet qe po me dhimbnin dhe veshtiresi ne fryme-marrje. U perpoqa te ngrihesh me ngadale por koken e ndjeja gjithnje e me te rende. Hapa syte dhe nuk pashe gje tjeter veçse tymin e bardhe qe me kishte veshur syte. U ngrita me trupin qe me dhimbte nga nata qe kisha kaluar ne dysheme. Pashe heliosin mbeshtetur ne tavoline, nikun shtrire afer majles dhe aronin duke fjetur mbi divan. Te gjithe dukeshin ne gjum te thelle dhe me fytyra te lodhura. Gotat ishin gjithandej neper shtepi, shishe te thyera poshte tavolines, ushqime te pambaruara mbi pikturat e heliosit, cantat tona ishin ne ballkon. U ula per pak ne tavoline dhe i hodha nje sy rremujes gjigande perreth meje. Si perfundoi ç'do gje aty? U mundova te kuptoja cfare ndodhi...koken e kisha te turbullut nga alkoli i tepert qe kisha pire. Mora nje gote uje te ftohte dhe dola ne ballkon. Era me perkedheli fytyren dhe ajri i paster me rifreskoi pak kujtesen. Po veshtroja ate lagjen e vjeter qe me shtiu frike te pafundme kur erdha per here te pare. Por tani ishte shtepia ime e dyte. Mbreme Helios me trregoi me shume per veten e tij, ndoshta ne menyre te pavetedijshme por rendesi tashme kishte e verteta. E habitur? ...hemm nuk e di. E zhgenjyer? As kete nuk e di. E vetmja gje qe doja te beja ishte te largohesha sa me pare. U futa brenda dhe mora canten e pallton. U nisa sa me pare drejt deres, ndalova per nje moment, u ktheva pas dhe i dhash nje puthje duke shpresuar se do te qendronte aty deri ne momentin qe do te zgjohej, dola me hapa te shpejte duke mbyllur deren ngadale qe te mos i zgjoja. U largova me shpejtesi marramendese, sikur doja te largohesha nga cdo gje qe kishte ndodhur.
***
Nuk dija ku te shkoja. Ne shtepi? Jo, nuk doja te perballesha me ata ne kete gjendje. Duke menduar per ta pashe telefonin per ndonje telefonate te humbur por jo, me shume siguri mendojne se jam ne dhome duke fjetur ose duke mesuar. Keshtu kembet me cuan tek bregu i detit. Mengjes qershori , dielli i ngrohte shkelqente siperfaqen e ujit. Rera ishte e paster dhe e pashkelur sepse plazhi akoma nuk ishte populluar. U afrova aq afer sa dallget e buta me lagen çizmet. E drejtova fytyren drejt diellit dhe mora fryme thelle. Isha shume e paqarte per cdo gje . Une e dija se ç'kishte ndodhur. Grupi qe shoqerohesha prej shume kohesh, miqte e mi, kishin nje te vertete me te cilen nuk isha perballuar me pare, ishin perdorues te lendeve narkotike. Edhe kur e mendoja me tingellonte cuditshem. Cdo gje qe kemi mesuar per lendet narkotike eshte qe te mos perdorenn. Faqe te tera per efektet negative dhe varesine. Ne momentin qe e mendoja veten aq larg tyre isha me prane se kurre. Por ai qe kishte vertet rendesi per mua ishte helios. Si nuk e kisha kuptuar me pare? Kishim kaluar plot 1 vit e gjysem bashke dhe nuk kisha kuptuar asgje, sepse ai nuk me kishte lene arsye per te dyshuar diçka te tille. Nuk dija me se ç'ndjeja. Kisha ecur ne te gjithe bregun pa e kuptuar fare. U ula per pak duke veshtruar ujin qe sot ishte i kristalte, e lotet me lagen faqet...por ai eshte Heliosi , Heliosi qe e dua aq shume...Lots of lovee 💗💟
YOU ARE READING
HELIOS (Shqip)
RomanceKur njoha ate e dija se kisha njohur njeriun per te cilin do te kisha gjithmone nevoje...Ai me ndryshoi jeten sikur te ishte misioni i vetem qe kishte.