Jo, jo jo jo jo nuk mund te ma besh kete. Si guxon valle?! Dashner s'mund ta vrasesh personazhin me fantastik te novelave te tua ne kete menyre! Kjo eshte vetvrasje e reputacionit tend si shkrimtar! Mos guxo Tomas-....ne rregull, me bere qe te te urrej perjetrsisht...
"You whatch me bleed until I can't breath, falling into my knees.
And now that I'm without your kisses, I'll be needing sti-"Alarmi bucet me volum shume te larte duke me kthyer ne realitet pas oresh fokusi ne fjalet e romanit tim.
Si zakonisht, kam qendruar gjate gjithe nates zgjuar, e perhumbur neper libra pasi isha mjaft e vendosur te perfundoja serite James Dashner-it.
Duke renkuar palos cepin e faqes se librit qe kisha ne duar dhe e vendosa ne komodinen prane shtratit tim. E hidheruar eca drejt tualetit. Ne cdo hap qe hidhja dhimbja gllaberonte cdo qelize ne trupin tim duke e bere cdo veprim timin dhjete here me te veshtire dhe rraskapites.
Sot ishte dita. Sot duhet te kthehesha ne vendin e njohur ndryshe si burimi i dijes e kultures ku nxenesit paraqesin vlerat e tyre si qytetar te denje te ketij qyteti.
Ah sikur.
Per mua fjala shkolle ka dy kuptime: 1. Stresi i cili vjen si pasoje e presionit te leksioneve dhe provimeve
2: Korridore dhe salla te mbushura me persona prezencen e te cileve e urrej.Pasi pashe qe ora shkoi 7:00 fillova te vishesha me nxitim.
Nje bluze e thjeshte, e zeze me menge te shkurtra, nje pale xhinse te gjata me disa te cara te vogla neper to dhe conversa te zeza. Pa e vrare shume mendjen per pamjen time dhe rrethat e zinj te theksuar poshte syve te vendosa byzylukun tim te vyer ne doren e djathte, vathet e vegjel dhe duke marre canten sterr te zeze zbrita shkallet e shtepise sime dy-kateshe me nxitim.
Hipa ne makinen time te cmuar dhe fillova te nisem drejt shkolles, e cila ndodhet shume kilometra larg lagjes time, lagjes sime te vogel plot vila e pasanik mendjemedhenj. Prej dy vitesh une jetoj vetem ne ate shtepi gjigande pasi vellai im I madh qendron ne kolegj ,cuditerisht dhe gjate pushimeve verore, dhe pasi prinderit e mi nuk jane me.
Shume shpesh kam dashur ta shes ate shtepi me kujtime te trishta por asnje nga kusherinjte e mi te cilet jetojne larg meje nuk me ka lejuar pasi jane te bindur se ajo shtepi eshte nje gje me shume vlere te cilen nuk duhet ta shes apo jap kurre. Keto mendime me duken idiotesi dhe gjithmone rrotulloj syte kur i kujtoj.
Pas nje kohe te gjate arrita ne nje nga vendet e mia me te urryera i mbushur me njerez mendjelehte dhe paragjykues. Ky do te jete nje vit shum I gjate.
Pasi parkova makinen ne pjesen e prapme te shkolles eca drejt hyrjes se saj. Eshte nje shkolle e vogel e cila frekuentohet nga 373 student keshtu qe te gjithe e njihnin njeri-tjetrin dhe thashathemet fluturonin me shpejtesine e drites. Dukej shume antike dhe e vjeter edhe pse eshte rikonstruktuar 3 vjet me pare, por kushtet jane gjithsesi te mira.
Sapo hyj ne korridoret e saj mund t'i degjoj njerezit te peshperisin gjera nga me te cuditshmet pas shpines time dhe si gjithmone reagimi im eshte I njejte, I injoroj sepse gjithmone motoja im ka qene: "Leri te flasin, nuk dine asgje per ty."
Vitin qe shkoi thashathemi me I perhapur ishte qe une ne te vertete jetoja ne nje shpelle te vogel thelle ne nje pyll jashte qytetit. Sa e ulet duhet te jete inteligjenca e nje personi qe t'I besoj ketyre perrallave?Sapo arrij tek dollapi im, klikoj kodin dhe hap me thjeshtesi vetem per t'u perballur me nje surprize mjaft te bukur. Shume letra rane ne kembet e mia dhe ne toke duke me bere te psheretij dhe te ulem per t'i mbledhur.
Plot shenime te pavlera nga njerez te parendesishem per mua te gjitha transmetojne nje mesazh 'Miresevjen serish e shkare. Pse nuk largohesh tani me mire? Nuk e kupton qe s'te do njeri ketu. '
E lezetshme kjo, pyes veten sa gjate i eshte duhur per te shkruajtur dy fjali te thjeshta.
"Gjithmone e kam ditur qe nje dite do te bije ne gjunj per mua e dashur." Nje ze i mbushur me arrogance flet pas meje.
Sapo kthej koken te shikoj se kush eshte, nje psheretim i lehte lodhje le buzet e mia teksa shikoj fytyren burracake te nje nga personat qe urrej me shume ne kete shkolle. Dilan Hartlin, nje nga ata djemte per te cilet gjimnazi eshte mbreteria e tyre. Marrin cdo gje qe duan dhe cdo vajze do te ishte e privilegjuar te kishte te bente me ta ne cfaredolloj menyre.
Epo ne syte e mi ata jane thjesht disa idiot me jete patetike me te cilet nuk dua te kem te bej."Epo s'ma merr mendja te jem e vetmja qe do ne gjunj per ty." Iu pergjigja duke u ngritur ne kembe dhe futur letrat thelle ne dollap. Ai vazhdoi te me shikoj me nje nenqeshtje krenare ne fytyre nderkohe qe nxorri nje pakete duhani nga xhepi i xhaketes se tij te lekures bashke me cakmak.
"Shume e vertete. Me thuaj kush do vetem nje vajze gjate gjithe kohes?" Nxorri cigaren nga paketa dhe e ndezi pa problem, dhe pse ishte ne mes te korridorit te shkolles. Dukej mjaft i relaksuar dhe i kenaqur me veprimet qe bente.
" Cfare do tani Dilan? Ti e di qe nuk mund te qendroj dot prane teje, pasojat jane fatale. Eshte alergji e di, njolla, temperature, kolle e papare." Afrova krahun prane buzeve dhe fillova te kollitesha nderkohe qe ai vazhdonte te mbante ate nenqeshje ne fytyren e tij djallezore.
Do e shikojme cdo te besh kur te te jap ndonje shuplake te merituar.
"Me behet qejfi qe pyete princeshe." Tha me ate pamjen e tij te eger perbuzese nderkohe qe une rrotullova syte tek ai pseudonim talles qe me kishte vene vitin e kaluar. Pasi thithi cigaren dhe nje here tjeter me gjate, leshoi tymin e ndyre drejt fytyres sime duke me shkaktuar kollitje te verteta.
Oh zot e urrej pa mase kete femije.
"Pse nuk del thjesht ne teme dhe te na e shprehesh dashurine tende te pavdekshme per mua ne kete moment skizofrene?" Pyeti nderkohe qe une mbylla dollapin tim duke u siguruar qe cdo gje ishte ne rregull dhe kisha marre cdo liber per klasat qe po me prisnin.
"Sigurisht sepse jam kaq transparente dhe do ta shprehja dashurine time tek nje djale qe sapo me thirri skizofrene" U pergjigja duke ecur larg tij drejt klases se pare, matematike.
"Domethene ne qofte se une ndaloj te te therras skizofrene ti ke per t'u shprehur me mua?" Pyeti me arrogance ne tonin e tij nderkohe qe une i tregoj gishtim tim te preferuar kur vjen fjala tek ai person dhe thjesht vazhdoj te ec me tej.
Pse me ndodh mua gjithnje kjo?
Hello ♡
Shpresoj t'ju kete pelqyer kapitulli i pare i librit tim te pare shqip. 😊
Ju lutem votoni dhe komentoni ne qofte se doni te lexoni me shume 💞
Thank you!
-Iris
YOU ARE READING
Bad reputation [shqip]
Teen FictionHistoria e dy adoleshenteve te cilet i perkasin dy boteve te ndryshme. Nje djale rebel, impulsiv, i uritur per aventure dhe rrezik sfidohet te fitoje zemren e nje vajze me nje reputacion te shkaterruar. Nje sifde e zakonshme, e cila ishte e supozuar...