The bet.

896 79 26
                                    

Dita e pasardhese nuk ishte aspak e lehte. Si zakonisht e kalova gjithe naten me romanet e mia dhe kur mengjesi arriti isha e raskapitur per t'u ngritur nga shtrati. Pas shume perpjekjesh te kota arrita te bindja trupin tim te ngrihej nga shtrati dhe te bente nje dush sadopak relaksues.

Fatmiresisht kisha marre nje sy gjume dje ne dreka keshtu qe ndihesha pakez me mire se ne diten e pare te shkolles.
Pasi dushi mbaroj, thava trupin dhe floket me shpejtesi dhe fillova te vishja nje rrobat e palosura ne cepin e shtratit time.

Si gjithmone nje veshje e thjeshte. Bluze e zeze e cila qendron pakez gjere rreth belit dhe stomakut tim, pantallona xhinse te bardha mjaft te ngushta dhe atletet e mia te zeza te zakonshme.
Me pertese rregullova floket ne nje bishtalec te larte i cili arrinte supet e mia dhe pasi vendose byzylykun e perhershem, mora canten mbi tavolinen e vogel ne cep te dhomes dhe zbrita me nxitim shkallet e viles sime.

Nuk ndaloj prane frigoriferit per te marre dicka per te ngene sepse e di qe nuk ka asgje te shendetshme apo te shijshme aty brenda dhe te them te verteten, nuk e mbaj mend heren e fundit te kem gatuar ne shtepi. Zakonisht shkoj ne nje restorant ne fund te rruges ku banoj dhe porosis dicka ose thjesht telefonoj ndonje piceri apo fast-food me sherbim taksi.

Sigurohem qe dera eshte mbyllur dhe hipi ne makine me pertese. Rruga per ne shkolle eshte e qete dhe i vetmi ze eshte ai i rrotave duke kaluar mbi asfaltin e forte dhe guralecet e vegjel ne rruge.

Kur arrij ne parkingun ne pjesen e prapme te shkolles, ve re qe nuk ka asnje kembe studenti. Cuditerisht kam arritur me shpejt se zakonisht dhe thjesht vendos te shoh nga dritarja qe te le disa minuta te kalojne. Gjithashtu telefoni im nuk me jep asnje kenaqesi. Ai permban vetem miq dhe rrjete sociale, asnje nga te cilat une kam.

Degjoj disa zhurma te forta frenash motorrcikletash te cilat menjehere me teheqin vemendjen. Tre nga to. Nje ne fillim duke drejtuar pjesen tjeter te grupi. Sa keq qe te gjithe e dine qe ata te dy jane thjesht duke ndjekur hapat e drejtuesit te tyre 'te patrembshem'.

Dilani.

Te tre i parkojne motorcikletat disa metra larg meje por asnje nuk i hedh syte nga Merecedes-i im i zi.
Motorcikleta e pare blue i perket Xhustinit, nje djali paksa mbi peshe i cili kujdeset me shume sec duhet per pamjen e tij dhe nuk flet shume por kur duhet te japi ndonje opinion, nuk eshte ndonje mendim shume i zgjuar.

Ngjitur me te ne motorrin e kuq ndodhet Xhoi, kukulla e Dilanit. Zbaton cfaredolloj urdheri qe ai i jep dhe ne mendimin tim eshte nje idiot i vertete. Nuk eshte se kam pasur ndonje bisede reale me te por ai shoqerohet me Dilanin keshtu qe s'ma merr mendja te kete kaq tru, eshte si nje rregull i natyres.

Dhe Dilani. Mbi nje motorrciklete te zeze nga ato me te shtrenjtat e me te mirat. Shume e bukur per vete ate.

Dhe ja ku qendroj ulur, duke i veshtruar nga merzia. Asnje student nuk duket gjekundi qe do te thote se nuk ka ardhur ende koha te bej hyrjen time dramatike ne shkolle keshtu qe shikoj keta majmun duke tymosur vdekjen me deshiren e tyre...derisa gorrilla afrohet.

Aleksi, kapiteni i skuadres se futbollit. I gjate, trupmadh, shume kokeforte dhe nje nga te vetmit i cili me frikson ne kete shkolle.
Por me duket se Dilanit nuk i behet vone fare edhe pse ai eshte tre here sa pesha e tij. Mund ta imagjinoj se si Aleksi e le Dilanin pertoke vetem me nje goditje.

Ata fillojne te bisedojne dhe ne kete moment une i shkepus syte nga ta. Nuk mund te lexoj buze dhe as s'mund t'i degjoj.

Por cfaredo qe eshte, nuk me duket fare e mire.

× Dilan ×

Terheq nje cigare nga paketa qe ndodhet ne xhepin tim te xhaketes dhe e ndez me nxitim, i etur per te pasur shijen e embel te vdekjes ne goje.

Une, Xhoi dhe Xhustini po qendrojme jashte shkolles per te kaluar ca kohe dhe te most hyjme ne vendin i cili, dita dites po me shtyn drejt cmendise.
Gjithe ato detyra dhe teste, betohem qe e bejne cdo gje me qellim.
Domethene jo sikur une e harxhoj kohen duke bere ndonje nga keto po gjithsesi te mendosh per to thjesht me streson.

Hedh nje sy rrotull territorrit dhe ve re nje makine ne fund te rruges. Nuk duhet te shoh me vemendje qe ta dalloj se e kujt eshte, pastaj eshte vetem nje person qe mund te parkoj ne fundin me te larget te terriotit.

"Dilan." Nje ze i thelle me therret prapa kraheve duke me surprizuar. Ngadale kthehem dhe shikoj Aleksin duke qendruar dhe me pare me nje nenqeshje djallezore ne fytyre. Do te kerkoi dicka dhe nuk dua qe ta kem fytyren time re bukur te sakatuar perpara klases se pare.

"Djemte e mi dhe une po flisnim se sa shume ty te pelqejne lojerat e mira dhe bastet." Ai tha duke bere me gishta nga pese djem prapa tij te cilet me pershendeten me koke nderkohe qe une ia ktheva.

"Shume e vertete, me pelqejne lojerat. Cfare keni ne mendje?" Pyeta duke thithur cigaren per here te fundit para se ta flakja ne toke dhe ta shkelja me kembe.

Aleksi drejoti gishtin nga makina 'princeshes'.

"Cfare ka ajo?" Pyes nderkohe qe nje qeshje e lehte shpeton nga buzet e mia.

"Duhet ta besh ate vajze te bjere ne dashuri me ty, shume shume keq derisa te te thote." Aleksi that duke qeshur me te madhe nderkohe qe une e veshtrova ate si te ish i cmendur.

"Dhe perse duhet ta bej une kete?" Ajo me urren. Me ka urryer qe ne diten kur i dhashe ate pseudonim qesharak dhe shkaterrova reputacionin e saj ne kete shkolle...epo jo totalisht por me pelqen te mendoj keshtu. Hmm epo me duket se ditet e lavdise duhen te paguhen tani ne nje mision te pamundur.

"Nuk eshte shkence plako! Ti je djali i endrrave te cdo vajze apo jo?" tha Aleksi duke qeshur "Pse duhet te jete ajo ndryshe? Vetem ne qofte se ke frike..." Kete fjale jane me shtyjne ta pranoj kete sfide.

"Sa marr po fitova?" Pyes menjehere dhe Aleksi nenqesh.

"Si fillim? 500$" Ai qesh perseri dhe une e shikoj sikur eshte cmendur.

Pergatitu per lufte e dashur.

"Sigurisht." Thashe nderkohe qe ne shtrenguam duart.

Zemra jote eshte e imja princeshe.

Hi!

Shpresoj t'ju kete pelqyer ky kapitull. Ju lutem votoni dhe komentoni per me shume.

Faleminderit!

Please check out BeYourself1920 's new story <3

Bad reputation  [shqip]Where stories live. Discover now