The fight.

631 62 20
                                    

Pas asaj dite, nuk e di se cfare ndodhi.

Kur mberritem ne porten e lagjes sime, Xhoi po qendronte mbeshtetur ne makinen e tij me duart e kryqezuar ne kraharor duke pritur disi thelle ne mendime.
Por sapo na veshtroi teksa afroheshim, drejtoi shpinen dhe pa Dilanin me nje shprehje hutimi ne fytyre.

"I solle ato qe te kerkova?" pyeti nderkohe qe kaloi karten time drejt pajisjes. Xhoi tundi koken ne shenje pohimi dhe hipi ne makine.

"Mire," tha Dilani teksa une mora serish karten time nga duart e tij.

"Cfare po ndodh?" E pyeta sapo iu aftuam shtepise

"Mos u shqeteso," parkoi perpara shtepise sime para se te shtonte "Do ta shohesh vete."

"Sigurisht," thashe duke zbritur nga motorri i tij, "Thjesht mos me hidh shtepine ne ere."

"Pa merak," tha dhe filloi te eci drejt Xhoit.

Veshtrova oren dhe psheretiva. "Me duhet te bej nje dush," i thashe vetes me ze te ulet duke ecur drejt deres kryesore.

"Mund te vij dhe une?" pyeti tere arrogance dhe kryenecesi. Rrotullova syte dhe mbylla deren duke i treguar gishtin tim te preferuar.

Pas dushit, vesha nje pale strece te zeza te rehatsheme dhe nje bluze te gjere ngjyre blu nga dhoma e vellait tim te madh.

Kur veshtrova nga dritarja, pashe Dilanin dhe Xhoin te ulur prane makines sime, plot djerse dhe me peshqira tere njolla te kuqe ne duar. Nuk isha ne gjendje ta kuptoja se cfare po benin prandaj vendosa te shkoja t'i kontrolloja.

Zbrita shkallet dhe nxitova drejt deres kryesore.

"Nuk e keni lenduar vogelushen time, apo jo?" pyeta duke ecur drejt tyre. Te dy ishin ne kembe tashme duke u mbeshtetur prane makines sime.

"Pse nuk vjen ta shohesh vete?" Xhoi thote nderkohe qe Dilani kryqezon duart perpara kraharorit me nje buzeqeshje dhe pamje triumfi ne fytyre.

Eca drejt anes tjeter te makines dhe e veshtrova e habitur. E gjithe boja ishte zhdukur. E gjitha. Teresisht.

"Gjithashtu," Dilani tha duke ecur pas meje dhe treguar me gisht drejt murit ku para pak minutash ishte shkruar me te madhe fjala vrases.

"Mendoj se beme nje pune te mire. Cfare mendon Roz?" Kthehem per te pare Dilanin dhe me duhet te veshtroj lart per ta pare ne sy.

"Mendoj se duket shkelqyeshem." Sinqerisht nuk mund te ndaloj se buzeqeshuri.

"Epo gezohem." tha duke buzeqedhur nderkohe qe bashke me Xhoin filluan te mblidhnin kutite, furcat me boje dhe peshqire e kuq per t'i futur ne bagazhin e makines se tij.

"Faleminderit." thashe sapo ata hyne ne makine.

"As mos e zere ne goje." Dilani tha duke nxjerre syzet e diellit para se makina te nisej.

Kane kaluar gati dy muaj qe nga ajo dite dhe cdo gje eshte kthyer ne normalitet. Asnje nga ne nuk ka folur per cfare ka ndodhur gjate atyre diteve, ne fakt nuk kemi folur me qe nga ajo dite.

Ndonjehere ndeshemi neper korridoret e shkolles dhe ne qofte se nuk ka shume njerez rreth nesh ai mund te me jap ndonje buzeqeshje te rralle.

Mbremja e Krishtlindjeve eshte sonte, tradite e shkolles sone. Eshte si nje mbremje mature, vetem se organizohet cdo vit, disa dite perpara Krishtlindjeve.

Betohem qe ne qofte se do te degjoj ndonje vajze tjeter duke u mburrur se me ke do te shkoj ne mbremje do te me duhet te godas ndonje person. Fort.

Bad reputation  [shqip]Where stories live. Discover now