Dilan
Ne momentin kur arrij perpara portes kujtohem sa i marre qe jam treguar. Eshte nje komunitet i izoluar dhe mua me duhet nje karte per te hyre.
Qendrova ulur ne motorr duke u menduar per disa sekonda dhe duke konsideruar te kthehesha prapa deri se kujtova dicka.
Menjehere nxorra karten nga xhepi dhe e kalova prane pajisjes duke buzeqeshur. Ajo nuk ma kerkoi kurre mbrapsht, keshtu qe une nuk ia dhashe.
Fillova te ecja drejt shtepise se saj duke e veshtruar gjate gjithe kohes. Eshte gjigande. Teper e madhe per te dhe prinderit e saj.
Makina e saj ishte parkuar prane hyrjes dhe sa me shume afrohesha, aq me shume qartesohej pamja perpara meje.
Boje e kuqe, te gervishture dhe shume vepra te tjera vandalizmi.Pasi e veshtrova per disa caste vura re disa pika boje mbi bar te cilat me conin drejt oborrit mbrapa shtepise. Parkova motorrin prane makines dhe i ndoqa gjithe kureshtje.
Arrita ta shoh duke qendruar e ulur ne shkallet e deres me syte e kuq flake, gjunjet mbledhur prane kraharorit, berryli i mbeshtetur ne gju, gishtat e ngaterruar neper floke duke veshtruar perpara me nje shprehje deshperimi ne fytyre. E kuptova arsyen sapo hodha syte drejt oborrit.
Kam pershtypjen se ky kopesht do te kishte qene shume i bukur para se te ishte katandisur ne kete gjendje.
Bimet ishin prere, shkulur, shtypur me nje fjale shkaterruar plotesisht. Gardhi i bardhe qe rrethonte ishte shkaterruar gjithashtu, por kishte plot gjurme duarsh te kuqe, te cilat dukeshin sikur ishin te lyera me gjak te vertere njeriu.
Pervec kesaj, nje pjese e murit mbarte dicka akoma me rrenqethese. Me te njejten boje ishte shkruar 'VRASESE' me shkronja kapitale.
Dreq, ndoshta ajo ka vrare dike vertete.
"Boll e veshtrove." ajo me tha e perqendruar akoma tek kopshti i shkaterruar.
"Cfare ke bere? Me te vertete ke vrare dike?" pyeta dhe ajo psheretin duke strukur koken midis gjunjeve
"Te duket sikur une mund te vras dike?" pyeti dhe dicka me shtyu ta besoja.
"Pra ky eshte problemi, ti nuk ke bere asgje dhe tani dikush ka vdekur?" Pyes dhe nuk marr asnje pergjigje. E di qe kam te drejte.
"Pse nuk i ke thene prinderve, dua te them, nuk e kane vene re se cfare po ndodh?"
"Mund ta kujdesem per veten." tha duke ngritur koken dhe futur nje tufe floku pas veshit. Nuk iu pergjigj pyetjes sime. Mund te jem keq me mesime por nuk jam budalla. Iu shmang pyejes sime, dhe nuk e di perse.
"Eja franceze, duhet te te nxjerrim nga kjo shtepi tani." ajo me shikon per nje moment dhe me pas cohet ne kembe duke me ndjekur drejt rruges per tek motorri im.
Di vendin e duhur per te ne keto momente.
××××
Nuk e kisha mendjen e kthellet kur hipa ne motorrciklete. Gjithacka qe dija ishte se duhet te largohesha sa me shume nga ajo shtepi.
Tani po mendoja se cfare mund te jete duke pershkruar mendjen e tij ne keto momente por nuk ia kam shume besen ketij njeriu keshtu qe me shume mundesi asgje e mire dhe e sjellshme.Dilani fillon te japi gaz duke me kapur pa mendje keshtu qe ishte instiktive te mbeshtetesha perpara e te shtrengoja duar fort rreth belit te tij, nje britme e lehte duke u shpetuar buzeve te mia.
Ai thjesht qeshi lehte duke ecur jashte portave te lagjes sime.Ky do te jete nje udhetim i gjate.
Hello everyone ×××
Me falni per kapitullin e shkurter dhe update-in e vone por do te mundohem te shkruaj me shume ne ditet ne vijim.
Shpresoj t'ju kete pelqyer.
Ju lutem votoni dhe komentoni ♡♡♡
good-bye
YOU ARE READING
Bad reputation [shqip]
Teen FictionHistoria e dy adoleshenteve te cilet i perkasin dy boteve te ndryshme. Nje djale rebel, impulsiv, i uritur per aventure dhe rrezik sfidohet te fitoje zemren e nje vajze me nje reputacion te shkaterruar. Nje sifde e zakonshme, e cila ishte e supozuar...