Ndryshe nga java e pare torturuese e shkolles, java e dyte ishte disi me ndryshe. Nuk ishte me e pamundur te merrja nje sy gjume gjate nates dhe isha shume me e relaksuar dhe e fokusuar ne shkolle.
Pervec kesaj, gjithcka mbeti njelloj. Thashathemet akoma fluturojne pas shpines sime dhe per disa arsye te cuditshme ata mendojne se une nuk ia kam ia kam idene se cfare po ndodh rreth meje. Sa e trishte.Gjithsesi ngjarja me e dhimbshme duhet te jete shkaterrimi i makines sime. Po eshte e vertete, e dhimbshme por e vertete. Te premten po vija nga shkolla dhe nje kamion erdhi me shpejtesi dhe u perplas me bebushen time nderkohe qe po parakalonte nje makine tjeter ne korsine e tij...dhe jua garantoj qe dhimbja eshte mjaft e madhe. Fatmireshisht une isha ne rregull, vetem nje kyc dore i ndryshur dhe nje e care e vogel ne vetull por pervec kesaj isha shume mire. Por makina ime...me mire te mos flasim per te. Thjesht po themi qe ndodhet ne servis dhe nuk i dihet kur mund te riparohet.
Keshtu qe sot duhet te eci rreth nje kilometer per te arritur stacionin e autobusit te shkolles dhe te hip aty. E kuptoni? Te hip ne nja autobus plot me nxenes shkolle, nuk ju duket aq keq? Te gjithe me urrjene dhe si pasoje une i urrej te gjithe.
Kur hipa ne autobus u perballa me shume fytyra te cuditura dhe perbuzese prandaj eca me nxitim dhe u ula ne nje nga karriget e lira ne fund. Gjate gjithe rruges shikoja nga dritarja per te shmangur personat qe me rrethonin dhe mbajta kufjet ne vesh, muzika e te cilave ishte ne maksimum.
Nuk ka pasur me letra ne dollapin tim qe nga ajo dite. Eshte i paster nga letrat kur e hap dhe kjo me ben te relaksohem disi. Me ne fund, pak qetesi.
"Miremengjes." Degjoj nje ze te me therras pas klases se katert, para drekes, duke me bere te permendem. E di kush eshte prandaj pres per cfare jam e sigurt qe do te vij me pas.
"Ckemi? Aty je?" Degjoj kercitje gishtash prane veshit. Po, e prisja.
Kthehem dhe shoh Dilanin duke qendruar me nje nenqeshje 'flirtuese' ne fytyre. Rrotulloj syte duke kryqezuar duart rreth gjoksit dhe duke i dhene fytyren me te mire 'ti me acaron' e cila duket qe nuk funksionoi pasi ai filloi te qeshe lehte.
"Je e inatosur sot e dashur, me shume se zakonisht hm? Je zgjuar ne anen e gabuar te shpelles? Apo ishte arkivoli? Asnjehere nuk e mbaj mend se kush eshte." Ai qesh me shakane e tij nderkohe qe une rrotulloj syte dhe i kthej serish kurrizin per te marre librat per klasat passardhese. Kur kthehem per t'u larguar ai eshte ende duke qendruar aty.
"Nuk jam e dashura apo princesha jote." I them nderkohe qe perpiqem te eci pertej tij por ai serish me pret rrugen dhe une thjesht psheretij. Ky do te jete nje vit VERTETE i gjate.
"S'mund ta mohosh pergjithmone. Nje dite ti do te shprehesh dashurine tende te pavdekshme per mua ." Thote duke me dhene nja pamje, e cila ai mendon se eshte joshese nderkohe qe une thjesht e shikoj e lodhur nga gjepurat e tij. Ndoshta mund te studioj online.
"Nuk e kuptoj cfare kerkon nga une? A nuk mund te me tallesh nga distanca si te gjithe te tjeret? Pse insiston ne vrasjen e nervave te mia?" Buzeqeshja e tij shuhet per nje moment dhe une ngre nje vetull me nje nenqeshje te vogel ne fytyre. Loja sapo filloi.
"Eja pra tani. Mos bej keshtu, ti e di qe ti me do mua." U afrua dhe peshperiti prane veshit tim. U mbeshteta prapa duke shtirur nje kollitje nderkohe qe ai me shikonte me neveri. "Je shume femije."
"Et vous etes un trou du cul," Iu pergjigja nderkohe qe ai ngriti nje vetull. Nuk kisha per qellim ta thoja frengjisht por mendoj se kjo i dha elegance.
"Mos me thirre gje idiot?" Buzet e tij formojne nje buzeqeshje te vogel nderkohe qe une e shikoj e shokuar me gojen pajez hapur. Sapo e thirra nje idiot. Ndjej qe faqet te me skuqen me nxitim nderkohe qe ai qesh lehte dhe afrohet duke pershperitur.
" Vous n'êtes pas le seul qui peut parler le francais chêri,"Kalova anash tij drejt salles se drekes pa pare mbrapa. E perserita me dhjetra here ne mendje se cfare me tha.
'Nuk je e vetmja qe di frengjisht ketu e dashur'
Oh zot e urrej ate person.
Shenim vetvetes: Kurre mos flit frengjisht perpara nje idioti.
~
Ulem ne dreke serish vetem duke pare pjesen tjeter te shkolles. Syte me ndalojne tek Dilani dhe grupi i tij i vogel i minioneve.
Vajza me te cilen po e shoqerohej javen e kaluar, ndryshe nga ditet e tjera, nuk ishte ulur prane tij sot.
Nderkohe qe kerkoj ne sallen e madhe per te, e shikoj ne nje nga tavolinat e tifozeve te futbollit duke mbuluar fytyren me duar dhe sigurisht duke qare nderkohe qe plot vajza te tjera po mundohen ta qetesojne.Ah dikush duhet ta kishte paralajmeruar se cfare ndodh kur bie ne 'dashuri' me Dilanin: dhimbje, deshperim dhe ndjesia e te qenit e perdorur. Deja vu.
Shikoj perseri Dilanin dhe shoket e tij, te cilet po bisedojne per nje ceshtje, ne dukje, shume te rendesishme. Per cfare? As qe nuk ia kam idene. Cfaredolloj gjeje qe te jete, nuk me duket aspak e mire.
~
Kur zilja ne oren e fundit te mesimit me ne fund ra, dola nga klasa me pertese dhe fillova te ec drejt hyrjes se shkolles.
Shiu filloi te bjere diku nga ora e peste apo e gjashte dhe nuk po tregonte asnje shenje se do te ndalonte.
Sapo arrita daljen e shkolles vura re se autobusi me te cilin erdha po largohej."Jo jo jo, prit!" U mundova te afrohesha dhe te ndaloja shoferin por sapo dola ne shi ndalova dhe e pashe te largohej. "Dreq o pune." Peshperita duke pare autobuson te largohej. Tani eshte casti te me zere paniku. Nuk kam ndermend te ec per tre kilometra deri ne shtepi me kete shi.
Papritur shiu pushoi se me laguri dhe ndjej nje prezence prane meje.
"Mos valle gabohem apo frengjisht folesja jone e vogel ka mbetur vetem, ne mes te shiut pa pasur mundesi te shkoj ne shtepi?" Psheretiva lehte dhe u ktheva per t'u perballur me Dilanin, e cili po mbante nje cader te zeze mbi kokat tona."Thjesht qepe," I thashe me neveri duke ecur anash tij prane shkolles, ku shiu nuk mund te me lagte.
"Cfare ke ne plan tani?" Pyeti nderkohe qe une vazhdova te ec perpara.
"Do te qendrosh ketu derisa shiu te pushoi?" Rrotullova syte dhe degjova hapat e tij te me ndiqnin. "Ne qofte se pushon.""Po!" Iu pergjigja e acaruar, "i kenaqur?" U ktheva dhe e pashe ne sy nderkohe qe ai ende po buzeqeshte.
"Ne fakt kam nje propozim," tha duke u afruar me shume " si thua sikur te te coj une ne shtepi sot?" E pashe sikur te ishte cmendur me nje shprehje paqartesie ne fytyre.
"Dhe cfare do ne kembim?" E pyeta dhe ai qeshi lehte.
"Asgje." Tha dhe une rrotullova syte.
"Po sigurisht, sepse jam aq menjelehte sa t'i besoj rrengjeve te tua." Iu pergjigja duke u mbeshtetur tek muri i shkolles dhe duke kryqezuar krahet.
"Ne rregull, mos me beso," tha dhe u ul tek shkallet prane meje.
"Cfare po ben?" Pyeta duke e pare me kureshtje.
"Po pres qe ti te bindesh," Pashe shiu teksa binte me shpejtesi dhe i shkeputa syte nga figura e tij.
S'ka per te ndodhur kurre.
~
"Ne rregull!" pranova e acaruar pas tre oresh te tera debati. "Do te vij!"
Pashe nenqeshjen e fitores ne fytyren e tij dhe rrotullova syte serish. Ky djale nuk me ka lene ne qetesi per asnje sekond gjate ketyre oreve dhe vazhdonte te mundonte te me bindte me kokefortesine e tij.
Sa do te pendohem per kete qe do te bej.
YOU ARE READING
Bad reputation [shqip]
Teen FictionHistoria e dy adoleshenteve te cilet i perkasin dy boteve te ndryshme. Nje djale rebel, impulsiv, i uritur per aventure dhe rrezik sfidohet te fitoje zemren e nje vajze me nje reputacion te shkaterruar. Nje sifde e zakonshme, e cila ishte e supozuar...