Brenda 15 minutave arritem ne nje pjese te vogel te qytetit me me shume shtepi e me pak qendra tregtare. Shume shpejt ndaluam perpara nje banese te vogel.
Eshte ngjyre blu e zbehte me nje verande te ngushte dhe disa karrige prej druri rrotull nje tavoline te vogel.
"Ku jemi?" pyeta ndersa ai fiku motorrin dhe une zbrita ne toke. Dilani heq syzet e diellit dhe veshtron drejt meje.
"Accueil," thote dhe largohet, duke iu afruar deres kryesore.
Ne shtepi.
Nxitoj dhe e ndjek nga pas nderkohe qe ne hyjme ne shtepi.
Nuk e di se si une e imagjinoja shtepine e Dilanit por ne asnje menyre nuk ishte kjo qe po shikoja ne keto caste. Nje korridor i shkurter, ne fund te te cilit ndodheshin disa shkalle ndersa ne majte ndodhej nje dhome e cila me sa pashe ishte njefare zyre.
Dilani heq kepucet sapo hyjme ne shtepi dhe une bej te njejten gje, duke hequr konversat e mia me ngut.Ai kthen koken drejt meje dhe me ben shenje te ec perpara.
"Mère? Jam ne shtepi," ai thote.
"Dilan? Ti je i dashur?" zeri i embel i nje femre vjen nga nje dhome tjeter.
"Oui maman," ai pergjigjet nderkoje qe ne vazhdojme te ecim. Dhoma e ndenjes duket e kendshme dhe e rehatshme. Kercitje te lehta te drurit i cili po digjet vijne nga oxhaku dhe aty prane ndodhet nje televizor ne te cilin po shfaqrt nje program gatimi. Me qe ora eshte 9:30 ne mengjes, nuk ma merr mendja se ka ndonje program me interesant.
Dilani me vazhdon te ece drejt kuzhines, e cila ishte shume e thjeshte. Nje tavoline e vogel me dy karrige ne cepat e saj dhe nje kend gatimi ne cep.
Dhe me pas ve re nje grua me shpine nga na, duke perzier dicka ne nje pjate.
"C'po ben ne shtepi Dilan? A te kam thene te mos lesh me ore pa arsye me?" theksi i saj francez eshte lehtesisht i dallueshem.
"Maman," Dilani thote dhe me sa kam kuptuar, mamaja e tij ndalon se gatuari dhe kthehet per te ne veshtruar. Kur ajo me ve re mua mbetet disi e surprizuar nderkohe qe syte e saj levizin midis ne te dyve, duke pritur per ndonje shpjegim.
"Eshte nje shoqe nga shkolla," Dilani thote dhe buzet e mia formojne nje buzeqeshje te vogel.
Ai akoma nuk e di emrin tim, dhe me pas nje mendim pershkon mendjen time. Cfare bastardi tinezar qe eshte."Oh, bonjour! Jam Vanesa, dhe ti quhesh?" ajo me ofron doren e saj per te shkundur pasi e fshin ne perparesen e saj nderkohe qe une i dhash nje veshtrim te shkurter zemerimi Dilanit.
E beri me qellim.
Ai nenqesh duke ngritur nje vetull dhe duke me sfiduar. Fitoi kete here.
Kthej veshtrimin nga Vanesa duke buzeqeshur dhe shkundur duar.
"Rozaline, quhem Rozaline, por zakonisht me therrasin Roz," them dhe ajo buzeqesh drejt meje.
Kthej veshtrimin drejt Dilanit dhe mentalisht rrotulloj syte kur ve re pamjen e fitores ne fytyren e tij. Sikur sapo ka fituar llotarine.
Sigurisht, sigurisht, tani di emrin tim.
"Rozaline," me pelqen sa elegant tingellon emri im me theksin e saj francez. " Sa emer i bukur." Vanesa thote dhe vendos doren mbi shpatullen time duke me veshtruar.
"Merci m'dame. votre nom est magnifique ansi." pergjigjem duke komplimentuar emrin e saj gjithashtu nderkohe qe ajo buzeqesh.
"Epo Rozali, se nuk shkon ne dhomen e Dilanit. Do ta dergoj per disa minuta me dicka per te ngrene e pire." Mamaja e Dilanit thote dhe une pohoj me koke. "Dera e pare ne te majte ne katin e dyte,"
"Merci." them duke e falenderuar.
"De rien," ajo thote me nje buzeqeshje te ngrohte dhe une filloi te ngjis shkallet duke shkuar drejt dhomes se tij.
Vetem.
× Dilan ×
Rozaline. Emri i saj eshte Rozaline. Me te vertet nje emer i bukur.
Sapo dera e dhomes sime mbyllet mamaja kthehet drejt frigoriferit dhe fillon te pergatise nje meze te lehte per mua dhe Rozaline.
"Sa kohe keni qe njiheni, amoureux?" ajo pyet duke nxjerre disa embelsira te bera ne shtepi.
"Qe nga fillimi i vitit shkollor maman," them duke marre dy gota qelqi nga bufeja dhe duke i mbushur me qumesht. "Kishte disa probleme me disa persona dhe mendova se do te ishte mire ne qofte se largohej per pak kohe." them dhe ajo pohon me koke.
"Vetem bej kujdes Dilan."
"E di maman," buzeqesh drejt saj duke e puthur ne faqe nderkohe marre tabakane me ushqime e pije dhe filloj te eci drejt katit e dyte.
Me beso maman, e di. Te biesh ne dashuri thjesht te lendon.
Hello everyone!
Shpresoj t'ju kete pelqyer dhe ky kapitull. Me falni per ndonje lapsus apo gabim gramatikore.
Ju lutem votoni ☆ dhe komentoni.
♡♡♡
-irisi
YOU ARE READING
Bad reputation [shqip]
Teen FictionHistoria e dy adoleshenteve te cilet i perkasin dy boteve te ndryshme. Nje djale rebel, impulsiv, i uritur per aventure dhe rrezik sfidohet te fitoje zemren e nje vajze me nje reputacion te shkaterruar. Nje sifde e zakonshme, e cila ishte e supozuar...